Autobuzë me vende gjumi

cent

...Lontano
autobuzi.jpg


Britania e Madhe është e njohur për autobuzët e saj dykatësh, por një tjetër lloj autobuzësh unikë do të qarkullojë së shpejti në rrugët britanike.

Një lloj autobuzi me vende shtrirë, në të cilat mund të kalosh një udhëtim komod duke fjetur gjumë, do të futet së shpejti në qarkullim nga një linjë udhëtimesh, në lidhjet midis Londrës dhe qyteteve kryesore skoceze.

Një udhëtim që zgjat 8-10 orë, ai nga kryeqyteti britanik për në Skoci është shpesh herë një ekperiencë e parehatshme për pasagjerët dhe kompania “Megabus” vendosi të zgjedhë këtë mënyrë origjinale për ta bërë rrugën sa më lehtësisht të përballueshme.

autobuzi1.jpg


Autobuzët, me 42 vende të shtrira, do të jenë të parët në botë në llojin e tyre dhe do t’i mundësojnë pasagjerëve që me mbërritjen në destinacionin e tyre, të jenë të freskët pas një gjumi të bollshëm./Tch
 
Titulli: Autobuzë me vende gjumi

Aa sa mire ka lezet,,:))
 
Pe: Autobuzë me vende gjumi

Kishte ardh koha .-.
Mu m'zen gjumi dhe pas 5 min ne autobus... dhe kur bonim udhtime me shkollen, kthehesha nga rruga me dhimbje qafe.. e bllokuar komplet
 
Titulli: Autobuzë me vende gjumi

Ku te nxe me fjet aty poshte.
 
Titulli: Autobuzë me vende gjumi

Te ne mos ti sjellin. Kshu me karrige jane edhe kur ja nisin te puthurat pllaq-plluq e pllaq e plluq :murit: Kam pershtypje se munde ti mireperdorin :sdi:udhetaret ;)
 
Titulli: Autobuzë me vende gjumi

mezi i presim , ku ka me mire se te udhetosh ne bizhama :)

ps Legally_sweet do krevatin dopio ti :P
 
Back
Top