Autizmi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sëmundja e autizmit Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik.


Njerëzit me autizm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.
‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmiun. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.
اka është autizmi?

Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftesite e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizm shpesh mund të kenë paftësi të tjera, por çdonjeri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Për më shumë informata lexoni fletushkën "Sindromi I Aspergerit"
Realiteti për personin me autizm është e pështjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjë gjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pas çdo gjëje.’
Cilat janë karakteristikat e autizmit?

Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.
  • Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
  • Komunikim shoqëror (vështirësi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
  • Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonal të lojërave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).
Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.
اka e shkakton autizmin?

Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Poashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës.
Diagnoza

Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shans që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur.
A mund të ju ndihmohet njerëzve me autizëm?

Arsimim i posaçëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jetën e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arrit potencial të plotë më vonë në moshë.
multikulti.org.uk
 
Sëmundja e autizmit Autistet , jane zakonisht:
1 njeres te terhequr nga jeta ,
2 njerez qe e kane te veshtire te kuprojne ndjejat e te jereve .
3 imitues te keqinj ,
etc. (eshet semundje hormonale dhe perqindja me e madhe e te prekurve jane meshkuj)
por njekohesihst autismi mund te thuhet eshte semundje e gjenive .
Autistet me te njohur jane :njeriu computer ( Ray man te gjithe e njohin nga filmi )
Camera e gjalle : nje anglez qe me nje shikim (psh ) nga helikopteri te romes ishte ne gjendje qe brenta 3 ditesh te vizatonte te gjithe romen ne detaje shume te imta .
njeriu muzike nje dajle 9 vjec qe brenda nates mesoi pianon dhe ka luajtur ne skenat me te medha te botes etc .
problemi i ketyre persona ehste 3 pikat e para . nuk mund te komunikojne , normal sepse pjesa e trurit qe na funksionَn ne te tjereve "njerezeve normale" atyre nuk u funksionon ose pjeserisht u funksionon .
 
Autizmi, rreth 15 për qind e fëmijëve me probleme


Minsitri i Shëndetësisë, Vasili, u kërkoi mjekëve pediatër të bëjnë monitorim për zhvillimin normal të fëmijëve

Autizmi po bëhet gjtihnjë e më problematik në vendin tonë. Jo pak por 15 -20 % e fëmijëve në Shqiperi lindin me autizëm, çka e bën alarmante përhapjen e kësaj sëmundjeje te fëmijët e vegjël. Kjo u bë e ditur dje në Konferencën II Ndërkombëtare për Autizmin, me temë "Nga shkaqet, te trajtimet". Minsitri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, siguroi se ndaj kësaj kategorie do të tregohet kujdes i veçantë.

Autizmi është një paaftësi zhvilluese e përjetshme, e cila ndikon në mënyrën se si fëmija sillet dhe komunikon me të tjeret. Në këtë konferencë u diskutua se çfarë duhet bërë për të shpetuar jo vetëm fëmijët por edhe prindërit e tyre.

Ministri Vasili theksoi se duke qënë se autizmi është shndërruar në një çështje madhore për shëndetin publik, jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në vendet në zhvillim, ne duhet të veprojmë shpejt, veçanërisht me ndërhyrjen e hershme, pavarësisht se shkaqet dhe mjekimi i vërtetë akoma nuk janë gjetur.

"Për këtë, një rol i madh u takon mjekëve pediatër për monitorimin e zhvillimit normal të fëmijëve dhe ndërhyrjen e shpejtë. Me shumë rëndësi në këtë drejtim, është rritja e vetëdijes për autizmin dhe nevoja e shërbimeve bazë për fëmijët dhe familjet me autizëm dhe çrregullimet e tjera të zhvillimit", - pohon Vasili.

Ndërkohë, ai kërkoi nga Shërbimi i Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, si dhe Fondacioni për Fëmijët Shqiptarë "Domenick Sgaclione", strategjinë e ndërtimit të sistemit të kujdesit për fëmijë dhe adoleshentë, që në mënyrë integrale të vizualizojnë si duhet të duket ky sistem pas 5 apo 10 vitesh, përfshirë këtu edhe shërbimet për fëmijët autikë, duke siguruar përkrahjen maksimale të Ministrisë së Shëndetësisë.










Shekulli
 
Autizmi te vajzat

Vajzat me autizëm të lehtë shumë më pak vërehen sesa djemtë me të njëjtin problem, ka treguar një studim i ri.
Studimi është realizuar nga shkencëtarët britanikë pranë shoqatës mbretërore për çrregullimet psikiatrike të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Fëmijët të cilën kanë marrë pjesë në studim kanë pasur formën e lehtë të autizmit me vështirësi të shoqërimit, komunikimit dhe sjelljes, por në mungesë të shenjave klasike të sëmundjes.

Rezultatet kanë treguar se vajzat kanë qenë të prira të mos shfaqin simptoma, në fakt kanë mundur t’i fshehin shenjat dhe simptomat, në krahasim me meshkujt te të cilët është vërejtur më shumë sëmundja.

Autizmi është një çrregullim trunor që karakterizohet me veprim të çrregullt social, në komunikim dhe me sjellje të kufizuar dhe të përsëritshme, që fillon para se fëmija t’i mbush tre vjet.
 
Pse autizmi është më i shpeshtë te djemtë?
Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë identifikuar gjenin, i cili mund të shpjegojë pse sëmundja e autizmit është 4 herë më e shpeshtë te djemtë.
Revista shkencore “Molecular Psychiatry”‌ ka publikuar se gjeni i kromozomit 17, i quajtur CACNA1G, është përgjegjës për qarkullimin e kalciumit nëpër qeliza, prandaj ka rol kyç në funksionimin e qelizave të trurit, të cilat nuk mund të aktivizohen pa kalcium.
Jo-stabiliteti për shkak të pranisë së kalciumit, mund të rezultojë me stimulimin e tepërt të lidhjeve midis qelizave të sistemit nervor, duke shkaktuar kështu çrregullime, siç është autizmi, por mund të shkaktojë edhe epilepsi.
Kërkuesit shkencorë thonë se të dhënat e tyre janë mbledhur nga anëtarët e 2.000 familjeve, me të paktën një fëmijë autistik dhe ato tregojnë se varianti kryesor i gjenit CACNA1G, për shkaqe të panjohura, është shumë më i shpeshtë te djemtë, sesa te vajzat. Deri tani, me paraqitjen e autizmit janë lidhur shumë gjene që rregullojnë lidhshmërinë midis qelizave nervore, si dhe komunikimin midis tyre.
 
Autizmi

Autizmi (greq. αυτός, avtos - vetë) është një çrregullim i rëndë i funksioneve trunore dhe për rrjedhojë e sjelljes njerëzore, që veçohet me një dëmtim të komunikimit, ndërveprimit dhe përfytyrimit shoqëror. Njerëzit që vuajnë nga autizmi shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra të sjelljes përsëritëse, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme.
Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të SëmundjeveOrganizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese.

Llojet e autizmit

Eksistojnë dy lloje te autizmit ,sindroma e Apsbergut dhe sindroma e Kanerit. Sindroma e Apsbergut veçohet me një formë më të lehtë te simptomave te autizmit,ku edhe shanset e shërimit jane më të mëdha. Ndersa sindroma e Kanerit veçohët me simptomatik shumë te rëndë të autismit dhe ku mundësia e shërimit është minimale.
ثshtë me rëndësi shumë të madhe diagnostifikimi i hershëm i autismit dhe i diferencimit me qëllim të ndermarrjes së maseve përkatëse medicionale dhe edukative. Po ashtu për vetë prindërit te cilët kanë fëmijë autist është me rendësi njohja me simptomet e autizmit dhe llojet e diferencuara të autismit.
Do te fillojmë me sindromen e Kanerit(emri i studiusit amerikan qe beri analizën e parë te simptomatikës te këti lloji te autismit) i cili është i njohur edhe si autismi i hershëm femijor. Kjo për shkak të paraqitjes shumë të hershme në fëmijeri zakonisht prej moshës afër 2 vjeqare(në disa raste mundën të paraqiten edhe më herët por vështërsia e diagnostifikimit është shumë e madhe).
Te ky lloj i Autizmit është e veçantë se femija në dukje i "shëndosh" fillon të stagnojë në aspektin e sjelljeve,të komunikimit(verbal apo te folurit), te perqendrimit, te lojës dhe interesimeve te pazakonshme te fëmijes,të ushqimit, me fjalë të tjera fëmija nuk sillet në mënyrë të zakonshme. Shumica e prindërve këto sjellje të femijes nuk dinë t'i vlersojnë si diçka që duhet për ta konsultuar mjekun e fëmijut,por e sqarojnë se fëmia është i"vonshëm" apo është fëmijë i "vështirë".
Vetëm kur sjelljet e fëmiut fillojnë dramatikisht te keqësohen atëherë dërgohet fëmiu tek mjeku.
ثshtë me rëndsi të madhe që gjatë bisedës me mjekun prindërit të tregojnë me hollësira të gjitha problemet që i vërejne tek femiu me qëllim të informimit sa më të hollësishem dhe në një mënyrë që mjeku të ketë bazë për një diagnoz të drejtë.
Si një nga simptomet e para të autismit është shmangija e kontaktit me sy, ku fëmija i largohet cdo llojë kontakti me sy, si me femijët e tjerë po ashtu edhe me prindërit, shpeshhere kjo shpjegohet në mënyrë të gabuar se "femija ka turp",ku fëmija në vend qe ti përgjigjet kontaktit me sy shikon anash apo në shumicën e rasteve lartë mbi kokën e personit kontaktues.
Stagnimi në të folur apo në disa raste edhe as fillimi i te folurit është një prej shenjave të para te A.,mirpo duhet të kemi kujdes gjatë vlersimit të të folurit si një prej simptomeve të A. është se kjo duhet te hyje vetëm ne kontekst të A.kur sjelljet e përgjithshme janë të cregulluara,sepse është normale që fëmijët kanë fillime të ndryshne në të folur. Ndodhë që fëmija edhe mbasi ka filluar të folë ka filluar ti "harrojë" fjalët sa që të mbërrijë deri në atë gjendje që nuk mundet të folë asnjë fjalë,që fatëkeqësisht në këtë gjendje mbesin tërë jetën, pra nuk janë më ne gjendje të flasin .
Me kalimin e kohes vërehen ndryshime të mëdha në sjelljet e fëmiut duke filluar se fëmia është shumë i tendosur ,qanë "pa arsye",në dallim me fëmijët tjere ai nuk është në gjendje të luajë me lodra apo posaqërisht të luaj me fëmijet e moshës së vete,ku gjithnjë e kërkon pranin e prindërit me qellim që ti realizojë dëshirat e veta.
Po ashtu fëmiu nuk është në gjendje(në befasi të prindërve) të kryej veprime të pavarura si p.sh.topin hedhur nuk është në gjendje ta kthejë prapë,ose të vendosë një figurë në vendin e duhur në tabelen përkatëse.
Mirpo keqësimet nuk mbarojnë me kaq,femiu ka probleme të mëdha të gjumit,që do të thotë nuk flenë herët në mbramje por shumë vonë dhe atë shumë me vështërsi ku prindërit vihen në sprova të mëdha fizike dhe psiqike,poashtu femiu nuk flenë tërë natën pa u zgjuar por me ndërprerje ku edhe qdo herë duhen perpjekje maximale të prindërve për ta vënë në gjumë përsëri.
Tek disa fëmije paraqiten simptomet e autoagresionit(vetëlëndimit)ku me kalimin e kohës këtu fillojnë në mënyrë dramatike të keqësohen edhe për shkak se duke u rritur fëmiu forca është më e madhe dhe pasojat e vëtë lëndimit janë më të mëdha.
Po ashtu problemi i mosmundësis që në mënyrë të pavarur të përdorë duart e veta shkaktojnë probleme të mëdha gjatë ushqimit ku shpesherë prindërit duhet ta ushqejnë vetë fëmijun apo të jen pran fëmiut gjatë ushqimit që të ndihmojnë.
Në disa raste paraqiten edhe te ashtuqujtëra stereotipe ku fëmiu bën lëvizje të dorës në mënyre rrethore apo lëvizjen e përhershme të gishtërinjëve në mënyrë të tendosur,kjo paraqet sidomos problem gjatë koncentrimit dhe në kryerjen e veprimeve të zakonshme.
Pra si një perfundim nga gjithë kjo me lart,sindromi i Kanerit,paraqet formën e rëndë të autismit ,ku mundësit për një shërim janë shumë të vogla,por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndërmarrim asgjë sa i përket shërimit dhe ndihmës në aspektin medicional dhe edukativ ku ekzistojnë mundësi të mëdha të lehtësimit dhe përmisimit të gjendjës .
Rolë me rëndësi është diagnosa e hershme e autismit më se largu në moshën 3 vjeqare ku edhe terapitë do të kenë më shumë sukses sesa kur ato fillojnë më vonë ku edhe efekti i terapis është më i vogël,por sa i perket terapive do të shkruaj në faqen Trajtimi.
Duhet pasur të qarte prindërit se ky llojë i autismit kërkon maximumin per ti ndihmuar,për ta edukar,për të jetuar në familje dhe poashtu është një sprovë e madhe për tërë familjen,por duhet pasur kujdes që jetën nuk ta kufizojme me vetëm me këtë problem sepse femiu(i rrituri)me këtë sëmundje kërkon babë,nënë ,motër,vëlla të fuqishëm te cilet gjithëherë do ti vijnë në ndihmë.
Në fund do të përmbledhi me fjalë të shkurta tiparet e sindromit te Kanerit :1 Te folurit -pak apo asgjë.2 Aftësia të kryej veprime te pavarura(pake apo shume e kufizuar),3Izolimi ne vetëvete, ku nuk ekziston apo shumë e kufizuar dëshira për të komunikuar me personat e tjerë (prej edhe vjen emri Autizem-i mbyllyr në vetëvete).Sa i përket shkallës së intelegjensës te fëmijve me autizëm duhet cekur se kjo është e ndryshme, ku ka raste që kanë intelegjens të lartë me talente dhe interesime jo të zakonshme(si p.sh interesimi për numra,për planet e udhëtimit) mirpo fatëkeqsisht femijët me A. Kanerit kanë intelegjens pak më të ulët se normalja.
Sa i përket formës më të lehtë te autismit,sindromi i Apsbergut,duhet të veqohet se kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i perket shërimit te vet sëmundjes.Fillon poashtu mbas moshës 2 vjeqare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A.,pra duke u perqendruar në vetëm një veprim,duke levizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër),me probleme në të folur ku ka raste qe deri në moshen 3 vjeqare nuk flasin.Gjitashtu paraqiten forma më të lehta të vetëlëndimit si dhe një tendencë që në rast të mosrealizimit të dëshires te paraqiten shpërthime të mllefit në mënyrë ekstreme.
Mirpo çka e bën të ndryshojë kët llojë të A. nga forma e rëndë e A., është se fëmiu ka kompentenca më të mëdha në aspektin social dhe komunikativ,çka do të thotë se fëmiu nuk është shumë i kufizuar gjatë krijimit të kontaktit në familie dhe jashtë saj.
Po ashtu të folurit vetëm në fillim mund të ketë probleme(fillimi i vonshëm),pastaj të folurit është normal.Një fëmijë me këtë sindrom dallohet më tepër me problemet çë i ka gjatë kontaktit me fëmijët tjerë, ku shumë veshtirë e ka të lidhë shoqëri apo thjesht të luaj me moshatarët e vet,sepse vije shpejtë deri te konflikti,e poashtu fëmiu shprehë dëshirën të luaj vetëm.Poashtu kur luan ka një specifikë që fëmiu dëshiron që lodrat ti rradhisë në rregulla shumë të qarta dhe gjithnjë në rradhitje të njëjtë.Intelegjensa që e posedojnë është në nivel të normales,por një pjesë e madhe posedon intelegjens të lartë çka edhe ju ndihmon në jetën e përditshme që të kenë një status të veçantë në shoqëri duke i konsideruar se ata janë "disi të tjerë" por si mjaftë të aftë(aftësia e madhe për matematikë dhe për shkencën në përgjithësi).

Shkaqet

Që në fillim duhet pasur të qartë, se mjeksia deri në ditët e sotme nuk e dinë shkaktarin e autismit, përkundër perpjekjeve të mëdha që po bëhen posaqerisht ne SHBA. Pandaj kur flasim për shkaqet e autismit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza te cilat nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë një bazë shkencore.
Në pergjithsi dallojmë këto teori për shkaqet e autismit: njëra konsideron se shkaku i A. është në bazë gjenetike, tjetra si shkaktar konsideron ndryshimet e trurit në fazën e hershme, është e pranishme mendimi poashtu se ndryshimet biokimike qe ndodhin në trurin e fëmiut mund të jenë shkaktare te A.,tjetra teori konsideron problemet në përceptimin e botës së jashtme janë fajtore.Veshtersia e gjetjes te faktorit ta A. qëndron në kompleksitetin e vetë sëmundjes,për arsye se A. e përfshin një pjesë të madhe të aktivitetit njerzor duke filluar komunikimin(të folurit),raportet sociale-ndërnjerzore,mundësia për aktivitete të pavarura janë të kufizuara. Sa i perket faktorit gjenetik si shkaktarë i autizmit duhet cekur se menjëhere mendohet në atë se prindërit janë ata te cilët janë "fajtorë" për gjendjen e fëmiut duke pohuar se fëmiu i ka trashiguar gjenet prej prindërve,ky mendim është plotësisht i pasaktë,sepse në të vërtet kur flasim për gjenet si shkak te A.ka të bëj se materiali trashigues(gjenet) janë të demtuara dhe si te tilla shkaktojne sëmundje si p.sh tek Down sindrom(mongoloizmi) ku kromozomi 21 është i trefisht .Përkunder përpjekjeve të shumta që po bëhen për gjetjen e kromozomit "fajtor" duke hulumtuar materialin gjenetik tek binjakët të prekur nga autizmi apo duke hulumtuar materialin gjenetik të fëmijve të prekur nga autizmi që janë te një familie(mundësia që autizmi të paraqitet përsëri ne një familie që ka një fëmijë autist është më e madhe se sa ato që nuk kanë) parashikohen së paku 10 vite për arritur deri te një rezultat per rolin e gjeneve për A. .Po ashtu në kohet e fundit në SHBA është duke u permendur me të madhe se shkaktari i autizmit është vakcina që jipet kundër (në gjuhën angleze)mumps,rubella,varicella që jipet si kombinim,mirpo deri më tash nuk ka prova të qëndrueshme që vërtetojnë këtë pohim. Një prej teorive më bindëse është ajo e cila e sqaron A. si pasoje e moskomunikimit të çelizave të trurit(neuroneve) ,ku secila çelizë(neuron) përbëhet nga dendritet(bëjn pranimin e informatave) dhe nga aksoni(bën bartjen e informatave në çelizën tjetër).Kjo shihet më së miri duke vështruar fëmijët me A. ku vërehët se ata shumë çka e kuptojnë(pra pranimi i informatave bëhet) mirpo problemet paraqiten gjatë realizimit deri në fund (informata e pranuar nuk do të bartet më tutje deri në realizimin pëfundimtarë).Duke pasur parasysh se ekzistojnë afër 100 miliarda çeliza nervore(neurone)është shumë i vështirë përcaktimi dhe identifikimi i çelizave që nuk janë në gjendje të kryejnë pranimin apo bartjen e informatave. Zbulimi i para disa viteve të neuroneve "pasqyrë"(mirror neuron apo spiegelneurone)do të ndikojnë në gjetjen e shkaktarit të A.,ku supozohet se këto neurone speciale kan aktivitet të pakët dhe të kufizuar tek personat me A. Neuronet "pasqyrë" luajnë rolë në kuptimin e veprimeve të personave të tjerë,në imitimë,në të folur,në ndjenja dhe në vet mendimin, të gjitha këto deficitet kryesore të personave me Autizëm.

Trajtimi
Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, p.sh. të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj. Sa i përket trajtimit të A.,ka shumë terapi që aplikohen duke u nisur prej metodave edukative dhe duke perfunduar me medikamente .
Se cila formë do të përdoret, varet së pari prej qëllimit që e parashtrojmë se në cilën simptomë duam të ndikojmë si p.sh tek problemet me te folur duhet ti bëhen terapitë tek logopedi,tek problemi me ndjenjën e vetë trupit dhe ambientit terapit i bënë ergoterapisti,tek problemi me autoagresione,problemet me gjumë shumë efikase jane treguar medikamentet që e zbusin gjendjen por jo edhe ta sherojnë per gjithnjë.Në vendet perendimore bëhen përpjekje që masat edukative dhe tretmani të bëhen në shkolla të veçanta për fëmijë autista,ndërsa tretmani me medikamente bëhet prej psikiatrave me shumë përvojë me çëllim të dozimit me kujdes dhe menjanimin e pasojeve të mundshme. Sa i përket masave edukative janë disa lloje të trajtimit prej të cilave më efikase është treguar metoda e "mbështetjes".Metoda e mbështetjes kryhet kur pedagogu apo edhe prindi vihen prapa fëmiut duke i mbështetur duart e fëmiut në fillim me me shumë forcë e që me kalimin e kohës dhe suksesin duke zvogluar forcen e mbështetjes në mënyrë që femiu të bëjë veprime të pavarura.Duke pasur parasysh gjendjën e vështirë të fëmiut lypet një punë me afatë të gjatë dhe me durim, së paku 5 vjeqare që të shihen rezultatet e para ku fëmiu është në gjendje të kryej disa veprime të vogla të pavarura. Në punën me fëmijë me autizëm është me rëndësi krijimi i rregullave të qarta të cilave duhet pëmbajtur në mënyrë rigoroze me qëllim që duke përsëritur çdo ditë fëmija do ta ketë më lehtë ta përvetsojë materialin mësimor.Kjo bëhet si p.sh. para fillimit të mësimit fëmiut i tregohet nëpërmjet tabeles se çka sot do të mësohet dhe pastaj çdo përfundim i punes do të tregohet në tabel dhe puna e ardhsme do të njoftohet fëmiu. Po ashtu edhe orari javor duhet të përpilohet në mënyrë që të ju afrohet materiale të ndryshme mësimore si gjuha amtare,matematika,dituri natyre,muzik ,sport dhe forma të tjera të mësimi ,të gjitha këto duke pasur në konsideratë aftësinë e kufizuar të mësimit.
Wikipedia
 
Autizmi dhe kujdesi për fëmijët e prekur nga çrregullimi i funksioneve të trurit

Autizmi është një çrregullim i funksioneve të trurit që zakonisht shfaqet në tre vitet e para të jetës. Autizmi prek më tepër djemtë se sa vajzat dhe nuk njeh kufij racorë, etnikë ose socialë. Por prindërit mund të luajnë një rol të madh për ti ndihmuar fëmijët me autizëm që ata të mos veçohen nga shokët e tjerë dhe madje të zhvillojnë talentet e tyre, siç ndodh me 6 vjeçarin Kodi Lee nga Kalifornia. Si shumë fëmijë të tjerë, vogëlushit Kobi Lee i pëlqen të luajë në parqe. Por ndryshe nga fëmijët e tjerë, ai ka nevojë për ndihmën e nënës që të lëvizë nëpër park, sepse është pjesërisht i verbër dhe vuan nga autizmi. Por ai ka diçka shumë të veçantë.
Në një festival muzikor të qytetit, Kodi këndon këngën e hapjes. Kënga është bërë tashmë pjesë e pandarë dhe e rëndësishme e këtij vogëlushi.
Që kur ishte një vjeç, thonë prindërit e Kodit, ai mësoi të mbante ritmin me duar dhe me këmbë. Ata i blenë një piano elektronike dhe Kodi filloi të përsëriste këngë pas kënge megjithëse i kishte dëgjuar vetëm një herë.

Por më e çuditëshmja ndodhi vitin e kaluar në Disneyland. Një grup muzikor vuri re se si Kodi mbante ritmin dhe e ftoi atë në skenë.
Ai këndoi atje këtë këngë dhe papritur u gjallërua si kurrë më parë.
Njerëzit filluan të brohorasin dhe ai e ndjeu veten të lumtur, thotë nëna e Kodit.
Kjo na gëzoi sepse ne e kuptuam se muzika do të ishte shpëtimi i tij, thotë i ati. Tani, Kodi këndon vazhdimisht dhe kudo.

Si gjithë fëmijët me autizëm, Kodi e ka të vështirë komunikimin, por me anë të muzikës ai ka krijuar gjuhën e tij të veçantë. Prindërit e tij tani kanë kuptuar diçka tjetër, thotë eksperti Michael Chen. Kjo lloj gjuhe e ka ndihmuar atë për gjithçka, të mësojë dhe të zerë shokë. Muzika e ndihmon atë të qetësohet shpirtërisht dhe të përqendrohet. Ndërsa prindërit po bëjnë gjithçka që ai ta zhvillojë një pasion të tillë.
Kur e shikon se sa i qetë dhe i lumtur është, për prindin nuk ka ëndërr më të bukur, thotë i ati i këtij fëmije të talentuar.
rd
 
Pe: Pas marrjes së vaksinës nuk mund të ecë...

Autizmi:

[video=youtube;lbXjW-cX9kQ]http://www.youtube.com/watch?v=lbXjW-cX9kQ[/video]
 
Titulli: Autizmi

Acidi folik ndihmon në parandalimin e autizmit

Përdorimi i acidit folik para, gjatë shtatzënisë dhe edhe pas lindjes, mund të ndihmojë në parandalimin e autizmit te fëmijët.

Acidi folik është i njohur si një vitaminë që parandalon defektet e lindjes të foshnjat. Megjithatë ka pasur shumë rezultate të përziera nëse ai mund të parandalojë autizmin.

Një kërkim norvegjez i realizuar kohë më parë kishte analizuar 85 mijë gra dhe fëmijët e tyre, të lindur nga viti 2002 deri në vitin 2008. Studiuesit i kanë pyetur gratë shtatzëna për suplementët që kanë përdorur para dhe gjatë shtatzënisë.

Rezultatet kanë treguar se 270 fëmijë të lindur nga këto nëna kishin qenë të diagnostikuar me sëmundje të spektrit të autizmit, përfshirë 114 me vetë autizëm, deri në kohën kur fëmijët ishin nga tre deri në 10 vjet të moshuar.

Kërkuesit kanë gjetur se vetëm një në 1000 foshnja të lindura nga gratë që kanë marrë acid folik herët gjatë shtatzënisë kishin pasur autizëm, krahasuar me dy në 1000 foshnja nga ato që nuk kanë marrë acid folik.

Ata po ashtu kanë gjetur se nuk ka një lidhje në mes të vajit të peshkut të marrë gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për autizëm. Kjo tregon se është acidi folik në veçanti që ndikon në rrezikun për të pasur fëmijë me autizëm.

Sipas autorëve të studimit, kjo është një arsye shtesë për të përdorë acid folik gjatë shtatzënisë, si shtesë e efektit të tij preventiv kundër defekteve të tubave neurale.

Studimi është publikuar vitin e kaluar (2013) në revistën Journal of the American Medical Association.


/Mjeku.Net/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top