Austria – Balerina klasike e Evropës

ida angel

:)
V.I.P
Austria – Balerina klasike e Evropës

6213_109292062218_370770_n-300x197.jpg


Per cdo vit, madje diten e pare te vitit gjithmon duhet te kemi degjuar emrin “Austri”.Kjo sepse me 1 Janar luhet koncerti i madh i Vjenes, ku luhet muzike klasike dhe kercehet balet.

Austria (Gjermanisht: ضsterreich), zyrtarisht Republika e Austrise eshte nje vend i Europes Qendrore me 8.3 milion banore.Kufizohet ne veri me Gjermanine dhe Rep.Ceke, me Sllovakine dhe Hungarine nga lindja, Italine dhe Sllovenine nga jugu dhe Zvicren e Lihtenshtejnin nga perendimi.Ajo ja nje siperfaqe prej 83,872 km2.Kryeqyteti eshte Viena.Flitet Gjermanisht dhe ne lokalitete periferike te vendit edhe gjuhet italliane.Eshte pjese e Bashkimit Europian qe prej 1 janarit 1995.Monedha kombetare eshte monedha e perbashket europiane Euro (€).Domaini shteteror ne internet eshte .at ndersa prefiksi telefonik 0043

Austria eshte e mbushur me gjelberim.Alpet e saj madheshtore ofrojne bukuri perrallore si ne pranvere ashtu edhe ne dimer kur bie bore.Te gjithe austriaket gjate pushimeve te fundjaves pelqejne te shkojne ne te bejne ski ne mal, ose kur eshte ver piknik.

austria_pictures_door.jpg

Ne qytetet e medha ka ndertesa te vjetra e te reja, kryesisht te stilit Barok e Rokoko.Ndersa ne fshat karakteristike jane shtetpite prej druri.Kjo jo nga pamundsia per te ndertuar shtepi prej guri e tulle por si pasoje e subvencioneve te majme qe marrin keta banore rurale nga shteti, per te ruajtur keto shtepi si trashegimi kombetare.
Nje karakteristike e alpeve austriake eshte edhe prania e shume ujvarave qe thithin shume turiste nga mbare europa.

Ne Austri ka shume keshtjella.Kjo si pasoje e pozicionit gjeografik por edhe i rendesise se madhe te Austrise si nje vend me peshe ne arenen nderkombetare gjate mesjetes e deri ne shekullin e XX.Shume prej ketyre keshtjellave jane kthyer tanime ne muzeume e disa prej tyre ne hotele te mrekullueshme.
Tyrol,-Austria.jpg

Austria eshte vendi i gjenive te muzikes.Moxarti,Shtrausi jane austriake.Moxarti tani eshte bere nje nga mjetet me fitimprurese per industrine turistike te Austrise.Cokollata me e famshme austriake quhet “MOXART” Turistet nga e gjithe bota e blejne kete cokollate edhe ne formen e souvenireve per tia dhururar miqve te tyre.Ne aeroportin Salcburg qe eshte edhe vendlindja e Moxartit, gjendet nje kuti e madhe prej qelqi qe mban brenda nje statuje te Moxartit dhe mijra cokollata “Moxart”.

Embelsira tradicionale austriake eshte strudeli me molle.Strudelin e hane te ngrohte, madje te saponxjerre nga furra, jo si ne ne shqiperi qe e hame te ftohte te sapodale nga frigoriferi.Austriaket parapelqejne ta hane strudelin te shoqeruar nga dy kupa akulloreje me dy shije te ndryshme.

Lulet jane nje pjese e pandare e kultures austriake.Ato sherbejne si qilim zbukurimi per qytete austriake.Si ne dimer ashtu edhe ne vere atyre u kushtohet nje vemendje e vecante sepse u japin arome dhe hijeshi qyteteve.
kuriozitete-enigma
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top