Australi, qielli merr flakë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një gjurmë flake u shfaq në qiejt e Austrlisë Perëndimore për 20 minuta gjatë së hënës, pasi një objekt i dyshuar si meteor i përplas në det.

Banorët e shtangur i bënë fotografi të shumta fenomenit, të raportuar gjerësisht në mediat australiane.

Gjurma e një meteori, zakonisht nuk qëndron në qiell më shumë se disa sekonda, prandaj fenomeni bëhet edhe më i vështirë për t’u shpjeguar.

Shikimi i një trupi qiellor që përplaset në planetin tonë është një prej ngjarjeve më të rralla që një njeri mund të shikojë gjatë jetës së tij.

zjarrneqiell1.jpg


Në kontakt me atmosferën e Tokës, objektet qiellore të tërhequra nga graviteti i planetit thërmohen dhe lënë një gjurmë të gjatë flake pas tyre.

اdo vit, qindra meteorë të vegjël i drejtohen Tokës, shumica e të cilëve vetëm për t’u djegur në atmosferë.

Sipas shkencëtarëve, ishte një meteor me përmasa prej dhjetë kilometrash ai që shfarrosi qytetërimin e dinosaurve 65 milionë vjet më parë.


tch​
 
Titulli: Australi, qielli merr flakë

Skishte ndonj foto tjeter qe dukej me mire.. :D
 
Re: Australi, qielli merr flakë

Sa bukuuuur :))) ...
 
Pe: Australi, qielli merr flakë

Pamje e bukur dhe fotoja shume e bukur...
 
Pe: Australi, qielli merr flakë

Shenja qe djelli po ecen drejt fundit te jetes se tij
 
Back
Top