اudia, lindi 2 fëmijë brenda 9 muajsh!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
nena11.jpg

Shumë i veçantë dhe i çuditshëm është rasti i një nëne 26-vjeçare, e cila lindi dy fëmijë brenda 9 muajsh. E veçanta me Claire Ormrod është se fëmijët e saj nuk ishin binjakë dhe lindën njëri pas tjetrit brenda 9-mujorit.
Kështu, ata do të jenë në të njëjtën klasë në shkollë, pasi janë me diferencë moshe disa muaj nga njëri-tjetri.
Por akoma më i çuditshëm është fakti që Claire mbeti shtatzënë dy herë, ndërkohë që merrte hape mbrojtëse.
Nëna e re solli në jetë vajzën e saj Alice më 6 dhjetor 2011. Vogëlushja peshonte gjysmë kg dhe ishte fëmija më i vogël që kishte lindur ndonjëherë në Wells.
Shtatë javë më vonë, ajo kishte mbetur përsëri shtatzënë, edhe pse merrte hape kundër shtatzënisë.
Më 7 shtator 2012 ajo lindi një djalë të shëndetshëm. Mjekët që ndoqën rastin e saj bëjnë me dije se kishin mbetur të çuditur nga kjo histori.
Claire dhe bashkëshorti i saj kanë edhe 3 fëmijë të tjerë: Molly 7 vjeç. Jack 5 vjeç dhe Charlie 2 vjeç..../Lajmeonline
 
Back
Top