Modeli tërësisht i ri A1 nga Audi do të paraqitet zyrtarisht në version serik në panairin e automjeteve të Frankfurtit, i cili mbahet në muajin shtator të këtij viti.
Ndryshe, vetëm para disa javësh ka arritur lajmi që Audi A1 e A8 nuk do të marrin pjesë në këtë panair, dhe se do të paraqiten vetëm gjatë vitit të ardhshëm.
Tani situata ka ndryshuar, kështu që A1 në versionin serik megjithatë do të sheh dritën në shtator. Kjo nuk do të jetë vetëm premiera, por njëkohësisht edhe fillimi i shitjes, pasi që prodhimi fillon qysh në muajin tetor.
*telegrafi*