Aty ku nuset rrëmbehen dhe martohen me armë në dorë (foto)

Tuana

Nada é por acaso!
Nuset-me-kallasha.jpg



Nëse shkoni në një martesë në Rumani mos u habisni nëse në një moment nusja zhduket para syve të të ftuarve, pasi rrëmbehet nga miqtë dhe të afërmit dhe tërhiqet ashtu e veshur me të bardha rrugëve të qytetit.

Ky është një rit i nuses, ku sipas traditës në Rumani ajo duket e vështirë për tu dhënë, të paktën deri në momentin e hedhjes së buqetës.

Në Bukuresht kjo traditë me origjinë nga zonat më të largëta të Ballkanit po bëhet gjithmonë e më e zakonshme.

E shtuna është dita e preferuar për “grabitje”. Nusja tërhiqet në një vend tepër të frekuentuar ku kërcehet nga gëzimi dhe shkrepen fotografi.

Dhëndri për të marrë nusen e tij duhet tu dhurojë miqve të saj disa shishe whiski, ose duhet të bëjë një deklaratë të zjarrtë dashurie në publik.

Të shtunën e kaluar rreth 20 nuse u mbajtën peng te Harku i Triumfit, ndërsa disa të tjera u çuan jashtë qytetit, ku nuset të veshura me të bardha pozuan edhe me armët e “grabitësit”./Ora/

17.jpg
222.jpg
34.jpg
51.jpg
7.jpg
8.jpg
9.jpg
 
Pe: Aty ku nuset rrëmbehen dhe martohen me armë në dorë (foto)

hajde hajde sa e shumllojshme qe eshte kjo bote me lloj lloj speciesh e mendjesh
 
Back
Top