Atlasi i të folmeve del në dritë pas 20 vitesh

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Këto ditë ka përfunduar dalja nga shtypi në Napoli e dy vëllimeve të Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe. ADGJSH, vepër e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, është botuar nga Departamenti i Studimeve të Europës Lindore të Universitetit të Napolit“L’Orientale”.

Për të promovuar e festuar këtë ngjarje Universiteti i Napolit organizon më 30-31 tetor në Napoli e në Greçi, ku jeton një komunitet arbëresh i rëndësishëm, një Kuvend Ndërkombëtar, ku do të marrin pjesë hartuesit e Atlasit si dhe dialektologë, glotologë, filologë e studiuesnga Italia, Tirana, Prishtina, Parisi e Munihu. ثshtë një rast i mirë për të vënë në dukje rëndësinë e kësaj vepre për studimet gjuhësore shqiptare dhe për t’u takuar me komunitetin arbëresh të Greçit, që ka kontribuar jo pak financiarisht për këtë botim.

Për hartimin e Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe ka punuar një grup autorësh i përbërë nga dialektologët Jorgji Gjinari (drejtues), Bahri Beci, Gjovalin Shkurtaj dhe Xheladin Gosturani. Pjesërisht kanë bashkëpunuar Anastas Dodi e Minella Totoni.

Por vetëkuptohet që puna për realizimin e një atlasi të tillë kërkon një mund dhe një angazhim të jashtëzakonshëm të shumë forcave e burimeve njerëzore, për të cilët autorët kanë shprehur falenderimet e tyre edhe në parathënien që paraprin Atlasin.

Ideja për hartimin e një projekti kërkimor për një Atlas Dialektologjik të Gjuhës Shqipe i takonMateo Bartolit (1929), më pas u rimor nga Karlo Taljavini (1940) për t’u çuar përpara nga Eqrem اabej, i cili përpunoi edhe një pyetësor të gjerë leksikor përtë duke u bazuar në modelet e atlaseve të Xhiljeronit dhe Bartolit. Ky pyetësor u botua më 1943 me titullin “Atlas Gjuhësor Shqiptar”.

Të dhënat për dialektet e shqipes deri në fillim të viteve ’50 janë marrë kryesisht nga botime të studiuesve të huaj. Hulumtimet dialektologjike nga studiues shqiptarë morën një zhvillim e karakter të organizuar vetëm pas viteve ’50, duke u shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Ato u kryen në pjesën më të madhe nga specialistë dialektologë e nga bashkëpunëtorë me formim filologjik dhe rezultatet e tyre u pasqyruan në të përkohshmet “Buletin për shkencat shoqërore” të Institutit të Shkencave, pastaj të Universitetit, në “Studime Filologjike” dhe më pas në serinë “Dialektologjia Shqiptare”, nën drejtimin e Mahir Domit. Njohuritë dhe përvoja që u grumbulluan krijuan mundësinë për hedhjen e një hapi cilësor në studimet shqiptare, pra për hartimin e Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe.

Duhet theksuar se Atlasi është vetëm gjuhësor, është i përgjithshëm e jo krahinor, dhe jep një pasqyrim të plotë të dialekteve e të folmeve të shqipes, të tipareve e veçorive të tyre. Metoda e përdorur është ajo e hartografimit. E njëjta dukuri gjuhësore është pasqyruar në një hartë të caktuar, në të gjithë hapësirën shqipfolëse, duke na dhënë mundësinë të dallojmë tiparet dialektore në një rrafsh krahasues. Atlasi përmban 10 harta jo gjuhësore dhe 405 harta gjuhësore që trajtojnë e pasqyrojnë në dy vëllime dallimet dialektore fonetike, gramatikore e leksikore të gjuhës shqipe.

Nuk mungojnë të pasqyruar në atlas edhe pyetësori i përdorur, si edhe lista e subjekteve të anketuar me të dhënat për ta.

Atlasi përfshin të folmet e territorit të Shqipërisë (85 pika anketimi), të folmet shqipe të Kosovës, të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Peshterit afër Novi Pazarit, të Jabllanicës, Preshevës (66 pika), të folmet e اamërisë në Greqi (5 pika) dhe të folmet e diasporës arbëreshe në Dalmaci, Itali e Greqi (19 pika).

Anketat janë zhvilluar në një periudhë 6 vjeçare (1980-1985) duke synuar paraqitjen e një gjendjeje gjuhësore të njëkohshme në të gjitha pikat e anketuara.

Materiali dialektor u mblodh kryesisht me metodën e bisedës së lirë me subjekte të përzgjedhur sipas kritereve që kërkon një anketim i tillë. Krahas anketimit në terren janë shfrytëzuar gjerësisht edhe të dhënat e studimeve dialektore brenda e jashtë Shqipërisë. I gjithë ky material dialektor u përpunua dhe u sistemuasipas kriterit territorial e tematik dhe sot gjendet në Kartotekën e Fonotekën e Dialektologjisë, pranë Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë në Tiranë.

Puna për hartimin e Atlasit përfundoi në vitin 1990. Megjithë vlerat e jashtëzakonshme që ai ka,vështirësitë e atëhershme financiare që kalonte Shqipëria e bënë të pamundur për disa vite botimin e tij. Më pas u arrit që në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, asokohe në varësi të Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Studimeve të Napolit “L’Orientale” të shihnin dritën e botimit të dy vëllimet e tij.

Një meritë të veçantë për impenjimin jo vetëm financiar por edhe në mund e energji, i takon Departamentit të Studimeve të Europës Lindore të këtij Universiteti dhe drejtorit të tij, Italo Kostante Fortinos si edhe qendrave të tjera që mundësuan financiarisht botimin e tij, Qendra e Kërkime Kombëtare (Romë), Rregjioni i Kampanias dhe Bashkia e Greçit (AV).

Bashkëpunëtore shkencore pranë katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Napolit

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top