DEVIL HAND
Anëtar Aktiv
Eshte folur shume per Atlantiden, kontinenti i supozuar i zhdukur para disa mijera vjeteve. Shume studiues dhe shkencetare te fushave te ndryshe i kane kushtuar jeten dhe pasionin e tyre kerkimit te ketij kontinenti qe per momentin mbetet imagjinar por pa rezultat. Ka shume teori qe kundershtojne njera tjetren dhe qe lidhen kryesisht jo me faktin se cfare perfaqesonte ne vetvehte Atlantida dhe cfare shkalle zhvillimi kishte, por me vendndodhjen.
Deshmia e pare qe mund te quhet serioze vjen nga Platoni ne njeren prej dialogeve te dy personazheve ne tragjedine Kritias dhe Timaios. Platonit (viti 350 para eres sone) i referohet ligjevenesit te famshem te Greqise se lashte Solonit i cili udhetonte shpesh, ne njerin prej udhetimeve te ketij te fundit ne Egjyp, gjate takimit me nje prift ai degjoi per historine e nje toke te begate me nje madhesi sa Libia dhe Azia te marra sebashku. Kjo toke shtrihej diku ne afersi te Shtyllave te Herkulit (ngushtica e Gjibraltarit) dhe rreth 9 mije vjet me pare (11500 vjet para eres sone) u zhduk brenda nje nate dhe dite. Kjo toke qe ishte e permasave te medha pershkruhej nga prifti si nje vend i madh ne perendim te detit Mesdhe i rrethuar nga oqeani Atlantik. Cdo gje ne kete toke qe po e quajme kontinet ishte shume e zhvilluar dhe e perparuar per kohen qe behet fjale. Atlantet pershkruhen si shume paqesore, punetore dhe te afte per tregeti dhe arte zejtarie. Kryeqendra e tyre (Oqeania) ishte dhe kryeqendra e tregetise me vendet e tjera, ishuj dhe kontinente ku mendohet qe atlantet ishin shume te fuqishem ne mardheniet me vendasit. Cdo gje neper qytet e tyre pershkruhet si shume e vecante, pasuri te tera qe dukeshin ne ndertimet dhe ne veshjet e godinave me metale te cmuara dhe te statujave. Anijet e tyre ishin te persosura dhe te perparuara per kohen. Por cdo gje u zhduk brenda nje nate dhe dite.
ndonje ndryshim shume i madh gjeologjik ne ate kohe do kete ndikuar ne permbytjen dhe me pas zhdukjen e plote te Atlantides. Nga pershkrimet per ngjarjen, permbytjet, termetet dhe valet gjigande te oqeanit eshet arritur ne nje konkluzion qe te pakten deri tani eshte nga me te qendrueshmit qe Atlantida eshte zhdukur si pasoje e ndonje shperthimi vullkanin sepse vetem gjate shperthimit vullkanin ndodhin te gjitha ato qe u permenden me siper si faktore te fundosjes se kontinentit.
Persa i perket vendndodhjes se Atlantides ka shume teori por numrin me te madh te mbeshtetesve e ka teoria qe Atlantida mund te kete qene pjese e ishullit te sotem grek Santorini. nga studimet gjeologjike eshte arritur ne perfundim qe perafersisht ne kohen qe pretendohet se ka ndodhur permbytja e Atlantides, ishulli Santorini ne pjesen perendimore te tij ka patur nje zgjatim toke qe vazhdonte per milje te tera. Si rrezultat i shperthimit vullkanik u fundos nje pjese e mire dhe sot kane mbetur vetem dy ishuj te vegjel me origjine vullkanike nga llava e ftohur. Ky detaj perkon edhe me pershkrimin e Platonit.
Misteri i Atlantides eshte bere pikenisje per shume studime dhe eksplorime qe ne kohet e vjetra. Madje dhe shtysa fillestare per Kolombin per te zbuluar kontinentin amerikan, ka qene fillimisht legjenda per Atlantiden.
Teori te cfaredolloji e vendosin Atlantiden ne zona te ndryshme te globit, nga pjesa juglindore e Azise, pjesa perendimore e detit Mesdhe, ishujt Azorre, Ishulli Bimini (Bahamas) dhe ne vende te tjera. Por te gjitha kane si pike te perbashket pranine e oqeanit Atlantik. Me pas do shkruaj edhe dicka tjeter per teori te ndryshme qe lidhen me emertimin e Atlantides dhe shperndarjen gjeografike qe ka ne vende te ndryshme te globit.
Shume shkencetare kane pretenduar qe kane gjetur vendndodhjen e Atlantides por deri me sot askush nuk ka mundur ta provoje. Rasti i vetem qe mund te merret ne konsiderate eshte ai i zbulimit te nje zgjatimi nenujor ne ishullin e Biminit dhe qe ka terhequr shume vemendjen e studiuesve. Aty duken qarte gjurme ndertimesh nga dora e njeriut dhe e nje teknike qe nuk perqaset me ate qe njihet ne zonat perreth apo te ndonje kulture te lashte qe studiohet. Zbulimi i Atlantides ne Bimini eshte parashikuar edhe nga Edgar Cayce, nje Nostradamus i shekullit te 19-20 qe eshte shprehur se ne fund te viteve 60, Atlantida do dali nga uji ne Bimini. natyrisht ajo gje nuk ndodhi dhe as viti nuk perkoi me ate qe tha Cayce por sidoqofte gjurmet qe jane gjetur jane me interes per studim. Ndonese shkenca ka avancuar dhe shkencetaret arrijne ne perfundime duke u bazuar ne studime dhe llogjike shkencore, parashikimi dhe sidomos personi i Edgar Cayce shpesh lidhet me Atlantiden dhe zbulimin e saj.
Ky shkrim mund te konsiderohet si nje hyrje per misterin e Atlantides sepse materiale ka shume dhe do vazhdoj te shkruaj gjera te tjera.

Redaktimi i fundit: