Atalanta “leksion” Milanit, Interi nuk përfiton

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
227715b2a2530680e6aefba99113cb6co2-1100x620.jpgAtalanta i ka dhënë një leksion futbolli Milanit duke e mundur në shtëpinë e tij me rezultatin e pastër 0-3.

Kuqezinjtë nuk ja dolën të merrnin pikë në një ndeshje delikate për ta duke vënë në rrezik tashmë edhe kryesimin e tabelës.

Vendasit krijuan shumë lojë, por bergamaskët ishin më racionalë dhe më të saktë përpara portës. Cristian Romero shënoi i pari për miqtë në 26 të takimit.

Milani tentoi të reagojë, por Atalanta ishte vendosur shumë mirë në mbrojtje. Në të 53 miqtë fitojnë një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Iliçiç. Në të 77-ën Duvan Zapata çoi shifrat në 0-3.

Por pavarësisht kësaj humbje, Milan vijon të mbajë kryesimin e renditjes duke përfituar nga barazimi pa gola i Interit në fushën e Udinezes.

Rivalët e qytetit ishin superiorë gjatë gjithë lojës, por duhet thënë se fati nuk ishte me ta në këtë ndeshje. Conte tentoi të shtonte forcat në sulm, por gabimet përpara portës ishin të panumërueshme.

Pas javës së 19 të Serie A, Milan vijon të ruajë kryesimin 2 pikë larg Interit të vendit të dytë.

Milan 0-3 Atalanta
Udinese 0-0 inter

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top