Ata qe jane vazhdimisht ne levizje jetojne me gjate

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ushtrimet mund te zvogelojne gjasat per ndonje semundje kardiovaskulare tek njerezit e moshes rreth 50 dhe madje shton dhe vite jetes se tyre, zbulon nje studim i publikuar ne Archives of Internal Medicine.

Ushtrimet | Futbolli

Dhe sa me i larte niveli i ushtrimeve aq me te mira rezultatet per ata qe ushtrojne.

Deri tani kemi mjaft deshmi te forta qe lidhin aktivitetin fizik me zvogelim te rrezikut per semundje kardiovaskulare. Por para ketij studimi nuk ishte mjaft e qarte nese aktiviteti fizik vertete mund te shpjere qe njerezit te kene jete me te gjate apo te rezultoje ne kohe me te gjate pa semundje kardiovaskulare.

Pr,Dr. Oscar H. Franco nga Qendra Universitare e Mjekesise Erasmus ne Holand dhe koleget e tij kane perdorur te dhena nga Studimi Framingham i Zemres – i cili ka percjelle 5209 banore te Framinghamit rresht per 46 vjet – per te zbuluar efektet e niveleve te ndryshme te aktivitetit fizik ne jetegjatesi e gjithashtu edhe ne vitet e te jetuarit me dhe pa ndonje semundje kardiovaskulare tek njerezit e moshes 50 vjeçare e me shume.

Hulumtuesit kane kalkuluar efektet e aktivitetit te ulet, mesatar dhe te larte fizik, te pershtatur per moshen, gjinine, pirjen e duhanit dhe semundjet tjera bashke ekzistente si kanceri, artriti, diabeti, zmadhimi i dhomes se majte pompuese te zemres, edemes se nyjes se kembes dhe semundjet polmonare dhe ajo qe kane zbuluar eshte se jetegjatesia totale eshte shtuar ne menyre proporcionale me nivelet e larta te aktivitetit fizik.

Jete me te gjate dhe pa semundje

“Aktiviteti fizik mesatare dhe i larte shpie ne 1.3 dhe 3.7 vite me shume te jetegjatesise, dhe 1.1 dhe 3.2 vite te jetes me shume pa semundje kardiovaskulare, respektivisht, per meshkuj te moshes 50 vjeçare apo me te moshuar krahasuar me ata te cilet mbanin aktivitet fizik te ulet (pak),” kane shkruar ata.

“Per grate ndryshimi ishte 1.5 dhe 3.5 vite me shume ne jetegjatesi, dhe 1.3 dhe 3.3 vite te jetes me shume pa semundje kardiovaskulare,” shtojne autoret.

“Ky studim tregon se nivelet e larta te aktivitetit fizik jo vetem qe shtojne jetegjatesine ne pergjithesi por dhurojne nje jetegjatesi pa semundje kardiovaskulare ne moshen 50 vjeçare,” ata vazhdojne duke thene se, “Ky efekt eshte pare tek aktiviteti fizik mesatar dhe se efektet e aktivitetit fizik te larte jane dy here me te medha per nje jete me te gjate pa semundje kardiovaskulare.

Rezultatet e studimit akoma me shume forcojne rekomandimet per aktivitet fizik, te cilat jane te bazuar ne supozimin se edhe ushtrimet mesatare dhurojne te mira shendetesore dhe jete me te gjate.

Ata perfundojne duke thene se, “Roli qe aktiviteti fizik luan ne shendetin kardiovaskular duhet te theksohet me shume per te arritur implementim te nje lloji jete aktive anembane botes”. Siç po e shihni studimi tregon se nje jete aktive eshte nje menyre efektive e plakjes se shendetshme. Keshtu qe nese deshironi, e sigurisht qe deshironi, te plakeni me ngadale dhe me i shendetshem, atehere levizni dhe merruni me aktivitet fizik.

•sherohu.com•
 
Back
Top