Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shohin këtë fotografi..

Monique

With or Without u
Ka qenë duke parë një film në iPhone7, por e ka zënë gjumi. Melanie Tan Pelaez nga Australia është habitur kur është zgjuar, pasi ka parë një shenjë të kuqe në dorën e saj ku ka qëndruar celulari si dhe ku ka qenë kablloja.
Gruaja shtatzënë ka thënë se ka bërë gjumë të vështirë, sepse gjatë tërë kohë ka ndjerë dhimbje, mpirje, djegie si dhe zënie të frymës.

“Ky është përfundimi i fjetjes me telefon derisa është duke u mbushur. Kam dhimbje të lehta, por shenjat e djegies nuk po më hiqen”, ka shkruar 34-vjeçarja, e cila ka publikuar ngjarjen në Facebook.

Mjekët i kanë thënë asaj se ka marrë djegie sipërfaqësore, si pasojë e tejnxehjes, ndërsa nga ana tjetër zyrtarë të Apple kanë thënë që nuk ka mundësi të ndodhë sepse pajisja ndalet vet nëse nxehet shumë.

Megjithatë, telefoni është dërguar në bazën në Kaliforni për ekzaminim.
dj-1.jpg


Keshtu qe kujdes kur flini me telefona nen vete.
 
Titulli: Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shohin këtë fotografi..

Epo vajza mos e mbani shume aty mbrapa :yep: ke xhepi :hmm:se ju djeg :tulp:
 
Titulli: Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shohin këtë fotografi..

Per sherr te alarmit e mbaj telefonin nen jastek. Tash e shoh qe u dukerkaka me e ble nje sahat me zile.

Ndersa kesaj zonjes i paska ra bingo. Me siguri ne keto momente eshte duke u marr me prenotimin e hotelit ne Tajlande.
 
Titulli: Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shohin këtë fotografi..

Aq sa leviz une naten, me fjet me iPhone tek koka, pale ku perfundon iPhone deri ne mengjes (posht krevatit, brenda noi kutije kepucesh aty posht krevatit lol).
Une e lej mbi komodine.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top