Ata që flasin keq për të tjerët janë të palumtur, mëso t’i dallosh
Njerëzit e pakënaqur dallohen menjëherë, janë ato që mbushin jetët e tyre me negativitet dhe në mënyrë të pashmangshme e kryejnë atë duke konsumuar gjithë energjinë që kemi në dispozicion. Qëndrimi larg atyre që palumturinë e kanë mantër, na ndihmon të ruajmë ekuilibrin dhe qetësinë. Ja se cilave sinjale duhet t’i kushtojmë vëmendje, që të njohim njerëz të palumtur.
THASHETHEME
Disa dyshime, një siguri: ata që duan të flasin keq për të tjerët, janë të pakënaqur. Zakonisht këta janë individë që luftojnë për të krijuar marrëdhënie njerëzore ose më keq, shkatërrojnë ato duke kritikuar gjithmonë gjithçka dhe gjithkënd.
NEGATIVITETI
Njerëzit e palumtur tentojnë t’i përkushtojnë të gjithë energjitë e tyre për të folur keq, duke gjykuar dhe përçmuar të tjerët: përfshirë miqtë dhe të njohurit. Rënia në kontakt me këtë qëndrim mund të jetë e dëmshme për qetësinë tonë.
PESIMIZMI
Ata që jetojnë në pakënaqësi janë në mënyrë të pashmangshme pesimistë të bindur. Këta njerëz jetojnë në vetëdijen e gabuar se nëse jeta u ka dhënë surpriza të pakëndshme, do ta bëjë këtë me të tjerët. Një qëndrim që mund të dëmtojë pozitivitetin që sjellim në jetën tonë të përditshme.
SHTYPJA
Njerëzit e pakënaqur shpesh janë intolerantë ndaj atyre që, në vend të kësaj, përjetojnë lumturinë e plotë. Ky qëndrim i bën këta individë të shtypur: ata eliminojnë mendimet dhe dëshirat që duken të papranueshme nga ndërgjegja e tyre, duke marrë qëndrime shkatërrimtare për veten dhe për ata rreth tyre.
GjYKIMI
Njerëzit e palumtur shpenzojnë kohën duke u përpjekur të shkatërrojnë përpjekjet e të tjerëve. Ata nuk e kufizojnë veten në një shpërthim të përkohshëm, por e përhapin negativitetin e tyre në të gjitha aspektet e jetës së tyre dhe të të tjerëve, duke gjykuar vazhdimisht. / MeB