Astronomët zbulojn vrimën e zeze supermasive dhe 6, galaktikat e saj!

Empire

Antarë i Respektuar
Astronomët zbuluan një vrimë të zezë gjigande me 6 galaktika të bllokuara në rrjetin e saj të gravitetit

Astronomët kanë zbuluar gjashtë galaktika të bllokuara në gravitetin e një vrime të zezë supermasive ' monstër' menjëherë pas Big Bang, sipas hulumtimit të botuar të Enjten që mund të ndihmojë në shpjegimin e zhvillimit të këtyre 'monstrave' enigmatike.


Shiko fotografinë 1758228
The location of the quasar (red circle) in the constellation of Sextans. (ESO/IAU Sky & Telescope)


Vrimat e zeza që u shfaqën në fillim të historisë së Universit mendohet se janë formuar nga shpërthimet e yjeve të parë, por astronomët janë çuditur se si u rritën u bënë gjigandë.

Vrima e zezë e zbuluar - e cila daton që kur Universi nuk ishte as një miliard vjet i vjetër - me masë në 1 miliard herë më shumë se masa e Diellit tonë u pikas nga Observatori Jugor Evropian (ESO).

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Shkencëtarët thanë se gjetja ndihmon në sigurimin e një shpjegimi se si mund të jenë zhvilluar vrimat e zeza supermasive, siç është ajo në qendër të galaktikëa sonë Rruga e Qumështit.

Kjo sepse astronomët besojnë se rrjeta gravitacionale që mban grumbullin e galaktikave kanë gaz mjaftueshëm për të "ushqyer" vrimën e zezë, duke e bërë të mundur rritjen e saj.

"Rrjeti kozmik gravitacional është si fijet e rrjetes merimangës", tha Marco Mignoli, një astronom në Institutin Kombëtar për Astrofizikën (INAF) në Bolonjë që drejtoi kërkimin, i cili u botua në revistën Astronomy & Astrophysics.

"Galaktikat qëndrojnë dhe rriten atje ku kryqëzohen fijet , dhe rrymat e gazit - të disponueshme për të furnizuar si galaktikat ashtu edhe vrimën e zezë supermasive qendrore.

Mignoli tha se deri më tani nuk kishte pasur "asnjë shpjegim të mirë" për ekzistencën e vrimave të zeza kaq të mëdha të hershme.

Studiuesit thanë se struktura e këtij rrjeti mund të jetë formuar me ndihmën e materies së errët - që mendohet se tërheqi sasi të mëdha gazi në Universin e hershëm.

"Gjetja jonë jep mbështetje për idenë se vrimat e zeza më të largëta dhe masive formohen dhe rriten brenda të materies së errët në struktura dhe në shkallë të gjerë, dhe se mungesa e zbulimeve të mëparshme të strukturave të tilla ka të ngjarë për shkak të kufizimeve të vëzhgimit," tha bashkë -autori Colin Norman i Universitetit Johns Hopkins.

I gjithë rrjeti është mbi 300 herë më i madh se galaktika jonë Rruga e Qumështit, sipas një deklarate nga ESO.

Por thuhet se galaktikat janë gjithashtu nga më të dobëtat që mund të zbulojnë teleskopët aktualë, duke shtuar se zbulimi ishte i mundur vetëm duke përdorur teleskopët më të mëdhenj optikë, përfshirë Teleskopin e Madh të ESO-s në Shkretëtirën Atacama të Kilit.

"Ne besojmë se sapo kemi parë majën e ajsbergut dhe se galaktikat e zbuluara deri tani rreth kësaj vrime të zezë supermasive janë vetëm ato më të ndriturat", tha bashkëautorja Barbara Balmaverde, një astronome në INAF në Torino, Itali.

Kërkimi është më i fundit për të provuar dhe zbuluar formimin misterioz të këtyre 'mostrave' kozmike, të cilat janë kanë një masë sa as drita nuk mund t'i shpëtojë tërheqjes së tyre gravitacionale.

Në shtator, dy grupe prej rreth 1,500 shkencëtarësh raportuan zbulimin e GW190521, të formuar nga përplasja e dy vrimave të zeza më të vogla.

Ajo që shkencëtarët vëzhguan ishin valët gravitacionale të prodhuara më shumë se shtatë miliardë vjet më parë kur ato u përplasën së bashku, duke çliruar një energji me vlerë sa tetë masa diellore dhe duke krijuar një nga ngjarjet më të fuqishme në Univers që nga Big Bengu.

Me masë 142 herë me e madhe se dielli GW190521 ishte vrima e parë e zezë e "masës së ndërmjetme" e vërejtur ndonjëherë.

Shkencëtarët thanë se gjetja sfidon teoritë aktuale mbi formimin e vrimave të zeza supermasive, duke sugjeruar se kjo mund të jetë përmes një bashkimi të përsëritur të këtyre trupave të mesëm


Astronomy & Astrophysics.
 
Sa mistike eshte universi jone.
Por tek po lexoja si eshte permbajtja e universit tone,atehere per mua ,qendron teza qe ne jemi thjeshte nje perberje yjesh.
 
Redaktimi i fundit:
Shkenca e ka vertetuar kete gje , kur nje yll shperthen lenda qe perhapet eshte nga metalet me te renda tek ato me te lehtat , si prsh , ari , hekuri etj , kjo tregon qe nga ato lende eshte krijuar serisht dielli jone edhe planetet , derisa ne jemi te krijuar nga molekula , atome , elektrone , protone etj ,i bje qe nje po jemi ber vertet nga disa element te nje ylli te meparshem :)
 
Back
Top