Astronautët kompletojnë 4 operacione për riparimin e detektorit anti-lëndë të stacionit hapësinor

Hera

Έτερος εγώ
Astronautët kompletojnë 4 operacione për riparimin e detektorit anti-lëndë të stacionit hapësinor


Shiko fotografinë 1895048


Pas katër vite përgatitjesh, 20 vegla të reja të sjella nga toka dhe përpjekje e paprecedentë me 4 episode për riparimin, mjeti eksperimental me vlerë 2 miliardë dollarë i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor është përsëri në funksion.

Astronautja e NASA, Drew Morgan astronauti i agjencisë evropiane Luca Parmitano kaluan 6 orë, 16 minuta duke punuar jashtë stacionit për të përfunduar riparimet në Spektometrin Alfa-Magnetik, i cili është vegla inovative që prej 9 vjetësh është montuar në stacion si detektor rrezesh, në kërkim të lëndës së errët dhe anti-lëndës.
Instrumenti i nisur në 2011, kishte humbur dy nga pompat e rëndësishme të ftohjes, të cilat u rivendosën nga astronautët. NASA do të kryejë tashmë testimet për t’u siguruar që riparimet funksionojnë plotësisht.
Por kjo nuk ishte diçka e lehtë për të kryer. Parmitano e Morgan kryen katër dalje jashtë stacionit për të përfunduar detyrën, e cila kishte nisur në nëntor.
Ata përdorën mjete të posaçme për të riparuar një instrument që nuk ishte përdorur kurrë më parë në daljet hapësinore të stacionit. Misioni u transmetua direkt nga NASA Television, dhe u shoqërua me të papritura dramatike që në orët e para të punës.
Rrjedhja e parë ndodhi që kur astronautët dolën nga ambientet e brendshme të stacionit.
Pak pasi astronautet e NASA, Christina Koch e Jessica Meir mbyllën daljen nga ambientet e brendshme, ekuipazhi zbuloi një rrjedhje ajri gjatë uljes së presionit për daljen në hapësirë.
I bllokuar brenda kapsulës së daljes, Parmitano zbuloi shpejt problemin, që ishte shkaktuar nga rripi i një prej çantave, i kapur gjatë mbylljes.
Pas ndihmës së Meir and Koch nga brenda stacionit, kapsula e daljes u kompletua përsëri me presion ajri, dhe astronautët nisën maratonën e tyre jashtë stacionit, duke ringjallur Spektometrin Alfa-Magnetik.


Shiko fotografinë 1895049

Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top