Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Love

βeℓℓe â๓e
Lëvizjet e yjeve ndikojnë realisht fatin dhe personalitetin tonë?
Pro dhe kundër horoskopit

Shiko fotografinë 1730075

Astrologjia është një disiplinë shumë e lashtë kozmologjike, që bazuar në konceptin se lëvizjet e trupave qiellorë dhe pozicionet e tyre karshi Tokës ndikojnë në mënyrën tonë të të vepruarit, studion fatin e qenieve njerëzore duke vëzhguar yjet.
Pa dyshim që është diçka mahnitëse; të mendosh p.sh, se Saturni mund të ndikojë ditën tonë apo se kemi lindur në një orë të ditës në të cilën yjet kanë ‘dekretuar’ se personaliteti ynë është më shumë ose më pak i qëndrueshëm, më shumë ose më pak autoritar, është një mendim romantik.

Por ia vlen të besosh realisht në këtë fakt?
Ka nga ata që janë vërtetë të fiksuar për ta parë horoskopin e ditës në TV ose për ta lexuar në gazetë. Por edhe në këtë rast duhet pasur kujdes me atë që dëgjoni ose lexoni; duhet të informoheni më parë se kush e thotë apo kush e shkruan horoskopin tuja, nëse është vërtetë një profesionist i astrologjisë apo një amator.

Një gabim tjetër lidhur me horoskopin ka të bëjë me faktin se disa mendojnë që horoskopi parashikon të ardhmen. Në realitet qëllimi i tij është të parashikojë se si do të jetë humori juaj gjatë ditës, dhe si rezultat vendimet që do të merrni.

Ka nga ata që duke lexuar horoskopin influencohen, edhe negativisht gjatë gjithë ditës. Kjo është diçka e gabuar. Më mirë do të ishte që në fund të ditës të bënit një lloj bilanci nëse ajo që parashikonte horoskopi për ju në mëngjes është e vërtetë.
Burimi: infoshqip
 
Titulli: Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Mahh si kam besuar ndonjehere astrologjise, e aq me pak te ardhmes qe ajo pretendon se parashikon.
Nese astrologjia eshte e vertet, si ka mundesi qe te binjaket te lindur ne te njejten ore,dite,muaj,vit....jane dy persona te ndryshem,me karaktere te ndryshem me nje te ardhme te ndryshme.
 
Titulli: Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Patjeter !!!!
 
Pe: Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Une e shoh si gallate nje njerezimit,sic e tha dhe Ida per punen e binjakeve...Aq me teper tek horoskopi,si mundet shume njerez ne mbare boten te kene te njejtin parashikim horoskopi....
 
Titulli: Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Ne të gjithë e dimë se ajo është shumë e padrejtë të gënjeshtër ose shtrembërojnë të vërtetën.Gënjeshtër të ndikojnë menjëherë besimit që dikush tjetër është në tonë, por pyetje: nëse është e justifikueshme për të goditur në situata ku është e qartë se të vërtetën e një tjetër fatkeqësi?ai që vepron mbi dukuri shtrihet. Pas legendi, Hermes libër, dhe Mercury, ai ka lindur vetëm, vodhi nga mëshq Apollonit që këtë zbuluar, Pasi që është mbi të gjitha ai e ka bërë mohuar. Në varësi të pozicionit të planetit Merkur në kohën e lindjes, mund të jetë shenja e zodiakut për të përcaktuar se kush dhe sa gënjeshtra të prirë. Baba, këtu është se si shenja e zodiakut sillet kur ato qëndrojnë dhe të vërtetën vjen.
 
Titulli: Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Astrologjia eshte genjeshter ajo s'don diskutim , po si eshte e mundur qe shume njerez ''intelektual'' te besojn ne të, eshte per tu habitur .
 
Pe: Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Se trupat qiellorë kanë ndikim tek gjithëçka që e rrethon
atë, s'ka dyshim, mirëpo ajo është e njëjtë tek të gjithë.
Marrim shembull vetëm Hënën sa e vogël është dhe ka ndikim,
e leje të marrim trupat që janë mijëra herë se Dielli ynë.

Pra, sa i përket asaj se ato ndikojnë në fatin e njeriut,
mund lirisht të themi se është një parllavër,
por nuk mund të mohojmë se ato nuk ndikojnë sidomos
në funksionimin e psikikës sonë.
 
Pe: Astrologjia eshte vetem nje genjeshter?

Astrologjia eshte nje pseudoshkence, ose me mire nje shkence patollogjike, dhe deri ketu jemi te sinqerte qe astrologjia nuk eshte nje shkence ekzakte.

Astrologjia merret me levizjen e planeteve dhe me vendosjen e yjeve, dhe me influencen qe kane keto te fundit me jeten ne toke.

Njeriu eshte nje trup i vogel qiellor qe ka te gjithe perbersit qe i ka cdo planet apo yll, energji, magnetizem, hekur, karbon etj dhe cdo gje eshte nje zingjir i pandare dhe i ndervarur dhe i pafundme etj

prandaj,

qe astrologjia nuk eshte nje shkence ekzakte eshte e vertete, por ama, ne influencohemi ne menyre direkte nga dielli dhe nga planetet.

Astrologjia, me vjen keq qe lexoj disa shkencetare qe flasin keq per astrologjine duke harruar se astronomia doli nga astrologjia, dhe njerzit e lashte dinin me shume per yjet se sa njerzit e sotshem, nga e moren informacionin?

Ka shume mistere ne astrologji eshte e vertet qe eshte nje shkence jo ekzakte por eshte edhe me e vertet qe ajo mbart mijra vjet histori njerzimi qe ka dhene kontribut ne shkence ne kulture ne ekonomi ne zhvillim etj.

Nje nder misteret e njerzimit eshte edhe astrologjia, prandaj, mos e merrni kaq thjeshte, se ne kemi harruar te reflektojme ne boten ku jetojme, dhe ti japim peshen e duhur gjerave.

p.s. une nuk e shikoj kurre oroskopin
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top