Astma, e mbikëqyrur nga sateliti

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nga satelitët që “vëzhgojnë” planetin tonë duke qenë 800 km mbi tokë, mund të arrijnë informacione për jetën e përditshme, madje edhe këshilla “mjekësore”.

Duket e pamundur, e megjithatë një program i realizuar nga Envisat (satelitit i hedhur në orbitë në 2002-shin nga ESA – Agjencia satelitore evropiane) do të dërgojë një mesazh njoftues kur niveli i ndotjes në ajër kalon në pika kritike. Mënyra e njoftimit mund të jetë zanor, përmes një telefoni fiks, me një mesazh në celular ose përmes e-mailit në kompjuter, njoftime që mund të dërgohen një natë para ditës së parashikuar me nivel të lartë ndotjeje ose në mëngjes të ditës përkatëse.

Niveli i ndotjes përcaktohet në tri mënyra: e pranueshme, e ndotur, tepër e ndotur, këshilla do të jetë që të kufizohen lëvizjet fizike jashtë shtëpisë, mundësisht duke marrë me vete edhe ilaçet përkatëse ose do të këshillohet të mos dilet fare jashtë.

Programi që analizon të dhënat e mbledhura nga sateliti, si dhe nga pika të tjera të qytetit ka pasur sukses mes londinezëve, qytetarë të një metropoli sot qendër e botës, por me një ndotje shumë të lartë, pavarësisht masave të marra.

Programi “të shpëtosh nga ndotja” është i vlefshëm falas për 2/3-at e banorëve londinezë dhe është një aplikim, ndoshta më kurajozi i programit evropian GMES (monitorimi global për mjedisin dhe sigurinë), që parashikon përdorimin e disa satelitëve për vëzhgimin e Tokës për një përmirësim të ambientit, cilësisë së jetës, sigurisë së qytetarëve evropianë dhe menaxhimit të urgjencave, nga përmbytjet tek zjarret. Partnerë kryesorë të këtij projekte që ka nisur në 2001-shin janë Bashkimi Evropian dhe Agjencia Hapësinore Evropiane.


Shekulli Online
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top