Publikuar: 15:51 / 19.03.2014
Për dy ditë do të ndodhë goditja e një asteroidi në Tokë, shkruajnë blogerët në tërë botën. Gjithë këtë debat e “nxeh” më shumë CNN, si dhe Agjencia Reuters, të cilat më 2003 kanë paralajmëruar se më 2014 ekziston rreziku që Toka të goditet nga një asteroid.
Nëse i besohet CNN-it, nëse ndodh goditja me asteroidin e quajtur "2003 QQ47", kjo do të ketë efekt sikur Tokën ta goditnin 20 bomba që janë hedhur në Hiroshimë.
Ekspertët që e kanë dhënë këtë informatë, thonë se ky asteroid përbëhet nga copa shkëmbi gjatë krijimit të sistemit diellor, të krijuar para 4.5 miliardë vitesh.
Ky asteroid momentalisht është larg Tokës, ndërsa gjendet mes Marsit dhe Jupiterit. Por, ndikimi i gravitetit si i planetit të madh Jupiter, mund t’ia ndryshojë orbitën e ta drejtojë tek Toka.
Megjithatë, shumica e ekspertëve thonë se gjasat e goditjes janë: 1:250000. /Telegrafi/