Aspirina parandalon kancerin në zorrën e trashë?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një studim i ri tregon se një dozë e përditshme aspirine mund të parandalojë kancerin e zorrës së trashë te njerëzit që kanë gjasa të preken gjenetikisht nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët nga Universiteti i Newcastle kanë përcjellë më shumë se 1.000 persona me sindromën Linç, sindromë e cila krijohet nga një ndryshim gjenetik që i bën njerëzit të pambrojtur ndaj një numër kanceresh, veçanërisht nga kanceri i zorrës së trashë.

Shkencëtarët u dhanë disa pacientëve aspirina dhe të tjerëve placebo (barna të rrejshme). Rezultatet treguan se në grupin e trajtuar me aspirinë, vetëm 6 persona u prekën nga kanceri në zorrën e trashë, në krahasim me 16 persona që u prekën nga ky kancer në grupin e trajtuar me placebo.

Autorët e studimit pohojnë se, edhe pse participantët në këtë eksperiment ndërprenë marrjen e aspirinës, efekti i barit vazhdoi të ishte mbrojtës ndaj kancerit.
*VoA*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top