'As shkrim as këndim', njihuni me nivelin e analfabetizmit në Shqipëri

-640-0-60486fca7fde5.jpg
Shqipëria numëron mbi 44 mijë analfabetë në të gjithë vendin që nuk dinë as shkrim dhe as këndim sipas të dhënave të publikuara nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) që i takojnë vitit 2018.


Nga totali i analfabetëve 7% ose mbi 3000 persona i përkasin moshës nga 15-24 vjeç. Të dhëna më të detajuara tregojnë se analfabetizmi është i përhapur më së shumti në komunitetin Rom dhe në personat më aftësi të kufizuara..

Matjet e UNESCO-s për analfabetizmin i referohen popullsisë në moshë punë me mbi 15 vjeç. Kjo e dhëne tregon se një pjesë e popullsisë në moshë punë nuk gëzon aftësinë më elementare. Popullsia e rritur analfabetë zë 2.3 për qind të popullsisë në moshë pune.


Arsimi në Shqipëri është i detyrueshëm deri në moshën 16-vjeçare, por përafërsisht vetëm 92% e nxënësve mbarojnë arsimin bazë dhe vazhdojnë studimet në nivelin e mesëm.

Edhe pse shkalla e regjistrimit të fëmijëve në moshë shkollore në vendin tonë është mbi 99%, ka prova se shumë fëmijë nuk regjistrohen në shkollë ose nuk arrijnë të përfundojnë arsimin bazë.

Një analizë më e detajuar e UNICEF referon se arsyet pse fëmijët lënë shkollën para përfundimit të klasës së 9-të janë të shumta. Presioni për të kontribuar në të ardhurat e familjes, presioni për t’u martuar dhe për të krijuar familje, presioni i familjes për të kontribuar në punët e shtëpisë dhe për t’u kujdesur për motrat dhe vëllezërit më të vegjël apo të afërmit, largësia nga shtëpia në shkollë, veçanërisht në nivelin e mesëm të ulët etj. Në disa raste ekstreme, braktisja e shkollës vjen prej fëmijëve të abuzuar, të trafikuar ose të shfrytëzuar. Arsye të tjera pse disa fëmijë nuk regjistrohen në shkollë janë: aftësia e kufizuar, migrimi dhe varfëria ekstreme.

Para viteve ’90, braktisja shkollore ka qenë një tregues që ka ardhur në ulje nga viti në vit. Kështu, nga 1.42 për qind që ka qenë në vitin shkollor 1983-1984, në vitin shkollor1987-1988 gati është përgjysmuar, duke zbritur në 0.76%. Shkolla braktisej kryesisht nga nxënës të klasave të larta të arsimit 8-vjeçar, kurse numri i nxënësve braktisës në klasat i-IV ishte i papërfillshëm.

Pas vitit 1990, braktisja e shkollës rezultoi në tregues më të lartë, të paparashikuar. Modelet negative të pasurimit të shpejtë ndikuan natyrshëm te nxënësit që nuk ishin të suksesshëm apo që kishin vështirësi në të nxënë. Këtij mentaliteti iu shtuan dhe indiferentizmi për sensibilizimin e komunitetit për rolin dhe domosdoshmërinë e shkollimit, si dhe neglizhencat për zbatimin e ligjit për arsimin e detyrueshëm.

-640-0-6048700a5e214.jpg

Monitor.al
 
Keta te shkretet per arsye te ndryshme jane analfabete por ke administraten shteterore qe jane me shkolle e nuk di te drejtshkruaje shqipen.
 
Nje te mire e kishte endhjeri, zhdukjen e analfabetizmit.

Dija eshte themeli i te gjitha virtyteve ka thene Sokrati por kujt ja tha. Shqipot edhe ata qe kane para e kane me kollaj ti shpenzojne ato per jete luksi sesa ti shpenzojne per shkollim te mire te femijeve.

Ne ket rast eshte detyra e shtetit te edukoje masen. Sistem i detyruar arsimor 12 vjecar, po kush ta beje keta qe jane me 8 klase fillore per veten!
 
Nje fjale e urte indiane thote: Kur mungon tigri hedhin valle majmunat...
Njer fjale e urte kineze thote: Kur mungon macja hedhin valle minjte...

...ne Shqiperi i bie: Kur mungon i dituri hedh valle i padituri?!...
 
Kur kam qenë në shkollë jashtë në bibliotekën e shkollës duke shfletu librat gjeta një si tip atlasi gjeopolitik, ekonomik etj të shteteve të Europës. Ishte i fillim viteve 80'te.
për Shqipërinë thoshte, përveç informacionit gjeopolitik të përgjithshëm popullsisë etj etj. Thosh që ishte një vend me goxha pasuri minerare, nafte etj.
Që nuk kishte pronë private. Dhe fliste për për kuriozitete ndër ta theksonte dy:

Askush nuk zëronte një automobil personal.
Dhe se nuk kishte asnjë analfabet....

(Sigurisht që mbase ndonjë moshë e tretë edhe mund të gjendej por absolutisht theksonte që brezat e lindur nga 45 e mbrapa fliste me siguri që nuk egzistonin)
 
Komuniteti rom ne te gjithe boten njihet si jo frekuentues te shkolles... vete kultura e tyre ne levizje nuk favorizon studimet ...
Nje fakt tjeter eshte edhe vendodhja e studentit, shume vende kane mbetur me shume pak banore e si te tille nuk kane shkollen afer e me siguri familjet nuk jan te mireqena ta shoqeroje prindi femijen me makine po perkundrasi femija kontribon ne ekonomine e familjes...
Me vjen shume keq kur lexoj, e koheve te fundit ne cdo fushe, per ecjen me hapa gjigand mbrapsht qe po ben albania
 
Kur kam qenë në shkollë jashtë në bibliotekën e shkollës duke shfletu librat gjeta një si tip atlasi gjeopolitik, ekonomik etj të shteteve të Europës. Ishte i fillim viteve 80'te.
për Shqipërinë thoshte, përveç informacionit gjeopolitik të përgjithshëm popullsisë etj etj. Thosh që ishte një vend me goxha pasuri minerare, nafte etj.
Që nuk kishte pronë private. Dhe fliste për për kuriozitete ndër ta theksonte dy:

Askush nuk zëronte një automobil personal.
Dhe se nuk kishte asnjë analfabet....

(Sigurisht që mbase ndonjë moshë e tretë edhe mund të gjendej por absolutisht theksonte që brezat e lindur nga 45 e mbrapa fliste me siguri që nuk egzistonin)
Perpos te keqijave qe kish ai sistem .. kjo ishte gjeja me pozitive qe solli ne drite.
Madje ne vitet 80 behej fjale qe dhe shkolla e mesme te behej e detyrueshme.

Sa per temen, natyrisht varferia ekonomike sjell keto rezultate.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top