As më shumë as më pak hekur

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0724133511903_m.jpg
Derisa femrat, fëmijët dhe pleqtë zakonisht janë në limitet e poshtme të nivelit të hekurit në gjak, nuk ndodh rrallë që meshkujt (sidomos sportistët) të kenë përqindje më të lartë se vlerat normale të hekurit në gjak.

Sikurse që mungesa e hekurit sjell deri te plogështia, marramendja, përgjumja dhe mungesa e përqendrimit, ashtu edhe teprica e hekurit nuk i shërben shëndetit të njeriut.

Në përqendrim më të lartë, hekuri mund të ketë efekt pro-oksidues, i cili konsiderohet si i dëmshëm për organizmin.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që hekuri është mirë të mbahet në vlera normale (preferohet më afër kufijve të poshtëm sesa të epërm), ashtu që të mos prishet baraspesha e brendshme e organizmit

Burimet kryesore të hekurit: ushqimet nga bota shtazore- mishi, mëlçia, peshku, gaforret, pastaj nga bota bimore spinaqi, farat, drithërat, çikore, majdanoz, bizele etj.

*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top