“Arti i te jetuarit”, leksionet qe nuk ua mesojne profesoret..

Love

βeℓℓe â๓e
“Gjithmone priteni te paprituren” dhe “Jini te sinqerte ndaj vetes”, jane vetem disa nga te vertetat qe nuk na i kane mesuar ne shkolle. Pranimi i ketyre fakteve do te thote te pranoni qe gjithcka ne jete ndryshon.

Tashme i kemi zbuluar te gjitha, pervec se si te jetojme, ka konstatuar shkrimtari i njohur francez, Jean-Paul Sartre.
Per te pervetesuar artin e te jetuarit dhe thyer idete e gabuara e te demshme, psikologet zbulojne leksionet qe nuk na i kane mesuar ne shkolle.

arti-300x212.jpg


I pari eshte “gjithmone te jeni te sinqerte me veten dhe te tjeret”.

Sinqeriteti nuk eshte lehte te mbahet, sepse nenkupton shume rreziqe. Nenkupton edhe perballimin pa kompromis me veten, me karakterin, sjelljen, vlerat dhe te metat personale. Nese ate ndershmeri e perhapni tek njerezit rreth vetes, do te beheni personi i cili cmohet per shkak te integritetit te vet.

Ai qe perpiqet t’i mbaje keto parime, gjithmone mund te ece me koken lart.

Ndersa ajo ndjenje e vleres morale jep ndihme te madhe kur ne testim vjen mesimi i dyte –
“gjithmone priteni te paprituren”.

Jeta rralle rrjedhe pa probleme. Gjerat shkojne gabimisht, planet shkaterrohen, ndersa padrejtesia eshte fenomen tejet i shpeshte. Por ta pranoni kete leksion kyc do te thote qe te jeni te vetedijshem qe jeta “ndryshon vazhdimisht”, te duroni kur ju prekin veshtiresite dhe te dini te shijoni edhe ato momente te mrekullueshme qe po ashtu e perbejne jeten.

Leksioni i trete eshte “gjeni punen qe ju pelqen”.

Te gjithe deshirojne page te mire, por kjo nuk duhet te jete kriteri i vetem kur zgjidhni profesionin. Sepse te beni nje pune qe nuk ju pelqen eshte e njejte si te zgjoheni cdo mengjes prane partnerit qe nuk e doni.

Vete mesimi eshte me i rendesishem se cfaredo vleresimi

Gjate shkollimit nuk ju kane thene qe notat dhe shperblimet ne fakt nuk jane edhe aq te rendesishme, theksojne psikologet. Me i rendesishem eshte procesi i mesimit dhe menyra sipas se ciles i keni arritur.

Mos u frikesoni qe mund te dukeni budalla

Mos u frikesoni qe do te dukeni budalla, eshte edhe nje leksion i heshtur nga bankat shkollore. Askush nuk di gjithcka, dhe nese nuk pyesni, as qe do te mesoni. Gjithmone beni pyetje.

Shpenzoni aq sa fitoni

Largohuni nga borxhet dhe mos shpenzoni me shume sesa fitoni, eshte edhe nje leksion i rendesishem jetesor. Duhet mund qe te perballohet, por pas kesaj pason nje jete me me pak brenga.

Per cdo gje qe vlen ne jete duhet te perpiqeni

Bota nuk te detyrohet asgje ose nuk ke te drejte “te trasheguar” ne punen e endrrave, shtepine me lule dhe mashkullin apo femren me karakter, me sens humori dhe terheqes. Per te gjithe kete duheni te perpiqeni.

Dashuria nuk eshte pas qoshes, por vazhdoni ta kerkoni

Dashuria nuk eshte gjithmone pas qoshes. Ndonjehere duhen disa tentime per t’u gjetur me te vertete dikush qe na kupton, na kenaq, na ben per te qeshur dhe me te cilin mund te jemi absolutisht vetja.

Ruani miqte

Miqesia eshte bekim. Miqte e vertete eshte veshtire te gjenden. Kur i gjeni, kujdesuni per ato marredhenie. Miqte jane si pjese e familjes dhe mbeshtetes te vertete ne kohe te veshtira. Ata jane ata njerez qe nuk deshirojne asgje nga ju, por do t’ju japin gjithcka.
Burimi: Sekrete Bukurie
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top