Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arti i flirtimit: 4 shenjat më flirtuese të horoskopit!





Shiko fotografinë 1912846


Flirtimi mund të konsiderohet art, dhe si i tillë, “artistët” më të mëdhenj të tij janë zakonisht këto shenja:

#1 – Binjakët
Shenja juaj drejtohet nga planeti Mërkur, i cili e ka marrë emrin nga perëndia romake e komunikimit të shpejtë. Ashtu si vetë Mërkuri, ju dini si të komunikoni me të tjerët dhe t’i bëni të tjerët t’ju dëgjojnë. Jeni të mirë në flirtim sepse dini saktësisht se çfarë të thoni për t’i bërë njerëzit të marrosen pas jush. Për më tepër “i bëni mirë detyrat e shtëpisë” dhe përgatiteni paraprakisht në lidhje me personin me të cilin do flisni. Kur është hera e fundit që jeni ngatërruar me fjalët tuaja? Apo kjo s’ka shanse të ndodhë…
Sidoqoftë, mos harroni t’i lini dhe ata të flasin dhe ju t’i dëgjoni për një moment. Në rregull?

#2 – Akrepi
Shenja juaj drejtohet nga Marsi, i cili e ka marrë emrin emrin nga perëndia e luftës dhe drejtësisë. Ju jeni një flirtues i mirë sepse s’merreni me biseda të thjeshta, të përditshme.
Jeni të drejtpërdrejtë dhe biseda me ju i nxit të tjerët të mendojnë, madje dhe “të vrasin mendjen”. Kjo i bën ata të ndihen të entuziasmuar për të folur me ju.
Ajo që është argëtuese për stilin tuaj të flirtimit është që i bëni njerëzit të ndihen të kuptuar dhe të dëgjuar. Ju nuk i pyesni nga vinë, apo çfarë pune bëjnë, por godisni drejt e në zemrën e tyre.

#3 – Luani
Shenja juaj drejtohet nga Dielli. Ju jeni shumë flirtues, sepse doni që gjithë sytë të jenë tëk ju. Stili juaj i flirtimit është unik, pasi nuk keni pse të përpiqeni të “gjuani”. Ata vijnë vetë tek ju.
Megjithatë, ndonjëherë e bëni shumë të dukshme se doni vëmendje. Kujdes!

#4 – Shigjetari
Shenja juaj drejtohet nga Jupiteri, planeti që sundon fatin. Loja juaj flirtuese është e fortë sepse mund të godisni këdo. Nuk keni frikë të merrni hapin e parë sepse e dini që nuk do zhgënjeheni. Njerëzit tërhiqen nga ju për shkak të pasionit që ju karakterizon kur flisni dhe kur bëni gjithçka tjetër.

Burimi: Style Caster
 
4 – Shigjetari
Shenja juaj drejtohet nga Jupiteri, planeti që sundon fatin. Loja juaj flirtuese është e fortë sepse mund të godisni këdo. Nuk keni frikë të merrni hapin e parë sepse e dini që nuk do zhgënjeheni. Njerëzit tërhiqen nga ju për shkak të pasionit që ju karakterizon kur flisni dhe kur bëni gjithçka tjetër.
Ashtu posi , first step girl lool
 
Shyqyr Zotit jam i ndershëm smerrem kshi lojnash ?
 
He, se kot ja ka futur... nuk bejme nga keto gjera ne luanet?
 
Nje luan qe flirton. hahahaha
Eshte gjithnje joshes. :P
 
nuk keni pse të përpiqeni të “gjuani”. Ata vijnë vetë tek ju.


???????????
aq shum qesha sa qe mduket mdolen lot dhe nga posht lol
 
Akrepi shume i cmendur ?
 
Për më tepër “i bëni mirë detyrat e shtëpisë” dhe përgatiteni paraprakisht në lidhje me personin me të cilin do flisni. Kur është hera e fundit që jeni ngatërruar me fjalët tuaja? Apo kjo s’ka shanse të ndodhë…
? @WxP
 
Ne te tjeret bejme sehir.
 
po ca lidhje ka? flirtimi mbaron shpejt. pastaj te gjithe shenjat mbesin ne natyren tyre te vertete :D
enigmat zbulohen, kuriozitetet shuhen, etj. etj
 
  • Haha
Reactions: D.
Uffffffff, shpetova dhe kete here
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back