LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Gjumi i pakët mund të dëmtojë seriozisht trurin tonë, duke shkaktuar humbjen e neuroneve në disa zona kyçe për kujtesën dhe lëvizjen. Ky fakt tregohet nga një studim amerikan i University of Pennsylvania i publikuar në revistën shkencore “The Journal of Neuroscience”. Studimi sugjeron se personat që bëjnë pak orë gjumi rregullisht, pësojnë humbje të pariparueshme në disa zona të trurit, humbje këto të shoqëruara me humbje neuronesh. Ekspertët detyruan një grup minjsh laboratori që të flenë, njëlloj si të punonin në turnin e natës. Pas disa ditësh ekspertët analizuan trurin e tyre dhe panë se, brenda disa zona dëmet e shkaktuara nga mungesa e gjumit janë tejet të shumta. Gjithashtu u vu re se kur gjumi i pakët zgjaste për një kohë të gjatë, shikoheshin dëme neurale të pakthyeshme, si vdekje e neuroneve dhe shkatërrim i mekanizmave mbrojtës, veçanërisht sa i takon kujtesës dhe lëvizjes.
noa.al
noa.al