Arsimi publik dhe privat (2004-2010)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Megjithë kritikat dhe kundërshtimet e fuqishme kundër hapjes së Institucioneve Jo Publike të Arsimit të Lartë (IJPAL), universiteti i parë privat u licensua në vitin 2003. Në tre vitet e para, numri i tyre ishte shumë i kufizuar, por pas vitit 2006, ky treg mori zhvillim të menjëhershëm. Kërkesa gjithmonë e më e lartë për edukim e bëri shumë të lehtë lindjen dhe mbijetesën e IJPAL-ve. Në vitin shkollor 2010-2011 numërohen plot 38 universitete private, apo 3 herë më shumë se universitete publike.
arsimiPrivatPublik1.png
Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania


Shpërndarja e studentëve sipas IAL-ve
Në se do të shqyrtohej shpërndarja e studentëve midis Institucioneve të Arsimit të Lartë, mund të shikohet më mirë ndikimi që ka filluar të ketë arsimi privat në Shqipëri. Deri në vitin 2006-2007, pjesa e tregut që ai zinte ishte shumë e vogël, vetëm 4.7%. Shkaku kryesor ishte rritja e kuotave në arsimin publik, por edhe një licensim shumë i shtrënguar i IJPAL. Kështu, deri në këtë vit, numri i studentëve në universitetet publike u rrit në 82.099, 50% më shumë sesa në vitin 2003-2004.
arsimiPrivatPublik3.png
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania


Pas vitit 2006, universitetet private nisën të fitojnë gjithmonë e më shumë tërren. Në vitin 2007-2008, ato zotëronin 10% të tregut dhe një vit më vonë, 14%. Shkaku kryesor ishte rritja e numrit të IJPAL të licensuara dhe ulja e lehtë që pësuan kuotat e universiteteve publike. Viti 2009-2010 u shoqërua me rritje si të studentëve në universitetet private ashtu edhe në ato publike. Tashmë edukimi jo publik kishte 18% të tregut. Ai ishte rritur 55% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që arsimi publik, pas rënies së dy viteve të mëparshme, u rrit me 19.6%./opendata
 
Pe: Arsimi publik dhe privat (2004-2010)

Asnjehere arsimi privat nuk krahasohet me ate shteteror
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top