Koka tullace shumë shpejt mund të jetë gjë e së kaluarës pasi që hulumtuesit në një klinikë private në SHBA kanë zbuluar se si ta mjekojnë dhe ndalojnë atë, shkruan Daily Mail. Pacientët të cilët dëshirojnë të parandalojnë rënien e flokëve duhen të injektojnë plazmën e pasur me trombocite (PRP) nga vetë gjaku i tyre, ndërsa injeksioni po ashtu përmban edhe ACell, pluhurin nga fshikëza e derrit.
“Ky injeksion revolucionar, që është kombinim i ACell-it dhe PRP-së ripërtërin rritjen e flokëve në fazat e hershme të tullacërisë dhe parandalon rënien e mëtejshme të flokëve”, ka thënë udhëheqësi i studimit Raghu Reddy. Trajtimi përfshin formimin e barrierave mbrojtëse të cilat i mbrojnë qelizat e tjera të shëndetshme të flokëve. Barriera mbrojtëse mbron indet dhe kështu u mundëson qelizave të shëndetshme që përsëri t’i zhvillojnë flokët.
Koka tullace shkaktohet nga bashkimi i gjenetikës dhe i hormoneve, dhe pse ekzistojnë një varg i trajtimeve, nuk ka ende ilaç.
Gazetajone