Arrin flasteri që mbron dhëmbët

Arfenilla

Themelues i Forumit
Flasteri për dhëmbë është filmi i parë mbrojtës i ndërtuar nga mineralet natyrore të smaltit të dhëmbëve, ndërsa në stomatologji do të përdoret për rregullimin dhe zbardhjen e dhëmbëve në tri vitet e ardhshme.
Filmi i hollë mikroskopik për lyerjen/mbështjelljen e dhëmbëve mund të parandalojë prishjen e tyre, t’i zbardhë dhe të parandalojë ndjeshmërinë e tyre në të nxehtë dhe ftohtë, pohojnë shpikësit japonezë nga Universiteti Kinki. I ashtuquajturi ‘flaster për dhëmbë’ është krijuar nga materiali jashtëzakonisht fleksibil i hidroksiapatitit, mineral i cili është përbërës kryesor i indit eshtëror dhe smaltit të dhëmbëve, shkruan Daily Mail.
Dentistët dikur kanë konsideruar që mbrojtësi tërësisht i ndërtuar nga apatiti është ëndërr e parealizueshme, por ne kemi arritur ta krijojmë. Hapi i ardhshëm është krijimi i smaltit artificial të dhëmbëve”, ka thënë udhëheqësi i ekipit të shkencëtarëve, profesori Shigeki Hontsu. Ai shpjegon se si ‘flasteri’ është krijuar me shkrepjen e laserit në blloqet e hidroaksiapatitit nën presion në vakuum. Pastaj nga blloqet ‘kërcejnë’ grimcat e pavarura të cilat bien në blloqet e nxehura të kripës për kristalizim. Filmi nga grimcat e krijuara pastaj thahet në letër, ndërsa për shkak të trashësisë së tij prej 0,004 milimetrave duhet të kapet me piskatore.
Për momentin shkencëtarët bëjnë vetëm film të tejdukshëm, por thonë se si së shpejti mund të prodhojnë të bardhë për qëllim të stomatologjisë estetike dhe zbardhjes së dhëmbëve.
“Filmi ka vrima të vogla nëpër të cilat kalon ajri dhe lëngjet, për t’u parandaluar krijimi i flluskave në sipërfaqe të dhëmbëve. Problemi i vetëm që e kemi momentalisht është që nevojitet një ditë e tërë që flasteri të vendoset në dhëmbë”, ka shpjeguar Hontsu dhe ka shtuar se si filmi do të mund të përdoret në dhëmbët njerëzor gjatë tri viteve të ardhshme. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top