Arfenilla
Themelues i Forumit
Giovanni Verdelli është një 60-vjeçar nga Brooklyni - New York, i cili mbasi ishte arrestua për plot 169 herë për çështje të ndryshme, penale, këtë javë ai është arrestuar për të 170 herë, duke thyer ndoshta edhe rekordin botëror, të arrestimeve për një person, thotë televizioni i New Yorkut NY1.
I vendosur në listën e policisë në atë që thirret "Person i ikur në kërkim - Most Wanted Fugitives" italo amerikani me precedent të njohur, Giovanni Verdelli u kap nga axhentët special të policisë së shtetit të New Jersey - PAPD në qytetin Jersey City, të hënën pasi u identifikua nga një foto e tij e pikasur nga policia nëpërmjet Cellphone.
Fotoja tha policia ishte parë nga një grua e qytetit Jersey, në foton që kishte shpërndarë policia,( gruaja mori edhe shpërblimin e policisë 10 mijë dollar të vëna në dispozicion për njeriun që tregonte).
Gruaja që mbetet anonime thotë se :" Ajo dyshoi se ai ishte personi që kërkonte policia mbasi krejt papritur Verdelli, rastësisht kur u gjend përballë saj në trotuar, u mundua të ndërroi rrugë radhën e parë në 30 qershor dhe po e njëjta skenë ndodhi edhe në korrik 3.
Verdelli, nuk është një i panjohur për policinë amerikane, thotë policia mbas arrestimit të 170 të tij, edhe pse sipas autoriteteve pjesa më të madhe e arrestimeve të tij - nuk ishin të lidhura vetëm me krimet e grupeve të organizuara ( mafies italiane) arrestimet e tij, kanë të përfshira edhe grabitje me armë, përdhunime femrash dhe posedim të drogës.
Sipas Prokurorit të Qarkut Hudson County zotit Edward DeFazio, "Verdelli, ishte vendosur në "bllokun" e policisë për mardhënie seksuale me dhunë, kundërvajtëjes dhe më e fundit pas një incident(ngacmim seksual) të ndodhur në një tren metroje në New York City, e cila rezultoi me arrestimin e 170", të hënën tha ai.
DeFazio, tha se për këtë Verdelli rrezikon një dënim minimal me 18 muaj burg dhe një pagesë me para, për dy akuza penale që në thelb janë ekuivalente e akuzave penale, të marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe dënohet në ligjistacionin e shtetit të New Jersey, aty ku edhe u arrestua.
Zëdhënësi i Autoritetit Portual, Steve Coleman u tha gazetarëve se Verdelli u arrestua i veshur të njëjtat rroba që ai kishte, vendosur mbi një foto në telefonin celular, dhe që ra viktimë e tij. B..ina