Arra, rozmarina, kakaoja dhe algat ruajnë trurin, forcojnë kujtesën.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Nga kohët e lashta ky fryt me bërthamë konsiderohet ushqim ideal për trurin. Dihet që arrat (si edhe bajamet dhe lajthitë) janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, të domosdoshme për funksionim të duhur të qelizave të trurit dhe neurotransmetuesve përgjegjës për ndryshim të disponimit.
Shiko fotografinë 1426320

Këshilla shtesë:

- Hani tri vakte në ditë, plus edhe dy fruta, për të mbajtur nivelin normal të sheqerit në gjak. Ky është një nga parakushtet për funksionimin optimal të trurit

- اdo ditë konsumoni drithëra integrale, bimë bishtajore, fruta arrore dhe perime, fruta të thata sepse janë të pasura me materiet që përmirësojnë furnizimin me gjak të trurit dhe ruajnë shëndetin e tij

- Shmangni konsumimin e pijeve alkoolike dhe duhanit


اaji nga rozmarina

Dy lugë kafe me gjethe të rozmarinës i zieni në 1,5 dl ujë për dy minuta. Kullojeni dhe pini dy herë në ditë

Pija nga kakao

100 ml ujë dhe qumësht përzieni me një lugë mjaltë dhe zieni dhe pastaj shtoni 2-3 lugë të kakaos pluhur

Rezultatet e shumë studimeve shkencore kanë treguar që në funksionin e trurit, kujtesës dhe përqendrimit ndikon shumë ushqimi. Derisa disa ushqime sigurojnë furnizim të mirë të gjakut në sistemin nervor qendror dhe nxisin funksionet e tij, të tjerat kanë efekt të kundërt dhe duhet të shmangen. Ushqimi i cili përmban shumë yndyra të ngopura (mishi, qumështi me shumë yndyrë, djathi, gjalpi…) redukton rrjedhën e gjakut në tru dhe çrregullon kujtesën, ndërsa efekt të ngjashëm ka edhe alkooli, veçanërisht nëse konsumohet në një periudhë më të gjatë kohore.

Studime

Këto studime kanë treguar që lloje të caktuara të ushqimeve dhe bimëve shëruese ndikojnë pozitivisht në funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin. Humbja e kujtesës afatshkurtër është fenomen i shpeshtë pas vitit të pesëdhjetë të jetës, por në kohën e fundit nga ky çrregullim vuajnë edhe njerëzit e rinj. Ekspertët konsiderojnë që një nga shkaqet kryesore të dobësimit të kujtesës është mungesa e kimikateve përgjegjëse për kujtesë (prodhohen në tru), por mund të jetë edhe arteroskleroza, qarkullimi i dobët, përdorimi i disa llojeve të ilaçeve, problemet emotive (stresi, depresioni).

Arrat

Nga kohët e lashta ky fryt bërthamor konsiderohet ushqim ideal për trurin. Dihet që arrat (si edhe bajamet dhe lajthitë) janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, të domosdoshme për funksionim të duhur të qelizave të trurit dhe neurotransmetuesve përgjegjës për ndryshim të disponimit (për këtë arsye mund të japin ndihmë të madhe edhe në rast të depresionit). Megjithatë, ky fryt i dobishëm duhet të konsumohet në sasi të moderuara dhe në gjendje të papërpunuar, sepse është shumë kalorik. Nevojat ditore për acide yndyrore omega-3 i plotësojnë shtatë arra të plota, që më mirë është të konsumohen për mëngjes me drithëra.

Algat

Algat e detit përmbajnë shumë materie ushqyese – natrium, kalcium, klor, kalium, jod, hekur, bakër, zink dhe selen, ndërsa janë të pasura edhe me materie tjera që nxisin funksionet e trurit: vitamina C, B12 dhe karoten, si dhe acide yndyrore linoleinike dhe alfa-linoleinike. Përveç që përmirësojnë memorien dhe koncentrimin, algat ulin nivelin e kolesterolit në gjak, në mënyrë të dobishme ndikojnë në metabolizëm dhe forcojnë dhëmbët, flokët dhe eshtrat. Përdoren si shtesë në ushqime, të freskëta apo të ziera. Mund të blihen në të gjithë dyqanet e ushqimit.

Rozmarina

Rozmarina, simboli i lashtë i urtësisë, me shekuj përdoret për forcimin e funksioneve trunore, ndërsa efektin e saj e kanë vërtetuar edhe studimet më të reja shkencore. Kjo mëlmesë aromatike përmban acid kornozik (CA), antioksidantin e fuqishëm i cili neutralizon efektin e radikaleve të lira përgjegjëse për dëmtimin e trurit dhe mbron nga sulmi në tru dhe neurodegjenerimet, ndërsa vepron në mënyrë preventive edhe te shfaqja e sëmundjes së Alzheimerit. Rozmarina konsiderohet edhe eliksir i rinisë, sepse përshpejton rritjen e eshtrave, rinon trurin, përmirëson qarkullimin, parandalon shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Për përmirësim të kujtesës përdoret çaji nga maja e degëzës së bimës, i cili nuk duhet të pihet në mbrëmje, sepse nxit qëndrimin zgjuar.

Kakao

ثshtë dëshmuar që popujt që rregullisht konsumojnë pijen e krijuar nga fryti i degës së kakaos rrallë sëmuren nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sulmi në tru. Shkenca ka vërtetuar efektin çudibërës të përbërësit të kakaos – flavanolit, antioksidanti, i cili stimulon qarkullimin e gjakut në tru, dhe krahas kësaj ndikon pozitivisht në aftësitë kognitive dhe mbron nga dementia. Kakao është burim i shëndetit mental dhe disponimit të mirë, ndërsa për dallim nga ilaçet sintetike, nuk nxit efekte të padëshirueshme. E rëndësishme është të theksohet që çokollata, përveç këtij përbërësi të dobishëm përmban edhe sheqer, yndyra dhe disa shtesa të dëmshme, prandaj rekomandohet konsumimi i kakaos në pluhur.
ikub/al
 
Titulli: Arra, rozmarina, kakaoja dhe algat ruajnë trurin, forcojnë kujtesën.

Algat

Algat e detit përmbajnë shumë materie ushqyese – natrium, kalcium, klor, kalium, jod, hekur, bakër, zink dhe selen, ndërsa janë të pasura edhe me materie tjera që nxisin funksionet e trurit: vitamina C, B12 dhe karoten, si dhe acide yndyrore linoleinike dhe alfa-linoleinike. Përveç që përmirësojnë memorien dhe koncentrimin, algat ulin nivelin e kolesterolit në gjak, në mënyrë të dobishme ndikojnë në metabolizëm dhe forcojnë dhëmbët, flokët dhe eshtrat. Përdoren si shtesë në ushqime, të freskëta apo të ziera. Mund të blihen në të gjithë dyqanet e ushqimit.

Keto si shoh dot me sy, sme pelqejne as si shije as si arome, keshtu qe "zhduken" nga djeta ime!!!
Te tjerat, arra, kakao, rozmarine, jane te mirepritura.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top