Arra për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm..

Love

βeℓℓe â๓e
Tri studime të ndryshme konfirmojnë se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare

arrat-320x199.png


Mes shumë llojeve të ndryshme të frutave të thata u gjend se arrat janë më të mirat për shëndetin e organizmit në përgjithësi dhe për sistemin kardiovaskular dhe të zemrës në veçanti. Megjithatë, ato të cilat na sjellin më shumë përfitime janë arrat klasike.

Ishin bajamet, arrat e Brazilit, Indisë, Maqedonisë, arrat e pishës, arrat klasike, fistikët dhe lajthitë, subjekti i tri studimeve të kryera për të konstatuar cilësinë e tyre ushqyese dhe dietike. Nga ky krahasim, rezultatet e të cilit u prezantuan në takimin e Biologjisë Eksperimentale, e cila u mbajt në Boston 20-24 prill 2013, arrat klasike dolën fitimtare. Nga tri studimet që kanë eksploruar vlerat e dobishme të frutave të thata dhe të atyre me guaskë, i pari është kryer nga hulumtuesit e universitetit “Loma Linda”. Ky studim shënoi pjesëmarrjen e 803 të rriturve që duhet të plotësonin një pyetësor mbi zakonet dhe frekuencat e ushqyerjes, për të vlerësuar marrjen apo ngrënien e llojeve të ndryshme të arrave, përfshirë edhe ato me më pak vlerë.

“Rezultatet tona treguan se një dozë prej 28 g arrash në javë u shoqërua ndjeshëm me 7 për qind më pak me sindromën metabolike (dhe çrregullimeve të lidhura)”, ka shpjeguar Dr.Karen.
“ثshtë interesante të theksohet se, ndërsa konsumi i përgjithshëm i arrave është shoqëruar me një prevalencë të ulët të sindromës metabolike, arra në mënyrë të veçantë duket se siguroi efektet e dobishme të kësaj sindrome, pavarësisht nga mosha, mënyra e jetesës dhe faktorë të tjerë ushqimorë”. Në studimin e dytë, të rriturit e përfshirë ishin mbi 14 mijë dhe ata bënin pjesë në NHANES (National Health and Nutrition Examination Surveys), ndërsa ai u krye mes viteve 2005 dhe 2010. Edhe për këta u analizua konsumi i frutave të thata dhe i arrave. Konsumi mesatar u vlerësua në rreth 1 gram në ditë.

Të dhënat e mbledhura i lejuan studiuesve të vlerësonin konsum më të madh të kalorive dhe ushqyesve për ata që konsumuan arra, por, në të njëjtën kohë një konsum më të ulët të sheqerit, yndyrës së ngopur dhe sodiumit, në krahasim me ata të cilët nuk konsumonin arra ose fruta të thata. Gjithashtu, ata të cilët kishin ngrënë fruta të thata, e veçanërisht arra kishin një peshë më të vogël trupore, një bel të hollë dhe një imunitet më të fortë. Gjithnjë e më shumë konsumatorët e arrave, treguan se kishin një presion më të ulët të gjakut dhe një prani më të madhe të kolesterolit të mirë HDL.

Në përgjithësi, ata që konsumonin arra dhe bajame ishin më pak të rrezikuar nga sëmundjet që lidheshin me sindromën metabolike dhe aparatin kardiovaskular. Në studimin e tretë janë ekzaminuar shënues të ndryshëm (biomarkers) për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Këtë e kanë udhëhequr studiuesit kanadez të Universitetit të Torontos dhe të spitalit “Shën Mikelit” (St. Michael). Një hulumtim i madh i tyre i mëparshëm kishte treguar se rreth 2 gramë arra në ditë, duke zëvendësuar ushqimet me karbohidrate, mund të përmirësojnë kontrollin glicemisë në gjak dhe nivelet e lipideve (yndyrnave), te subjektet me diabet të tipit 2.

ثshtë e çuditshme se sa arra i ngjan në pamje trurit të njeriut, por jo vetëm kaq, truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% e asaj që quhet “yndyra strukturore” dhe ka nevojë për yndyra të kualitetit të lartë siç janë omega-3, të cilat e bëjnë trurin të funksionojë siç duhet duke e mbajtur fluid dhe fleksibël. Mangësia e acideve yndyrore omega-3 ka qenë e lidhur me një numër të madh problemesh si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, duke përfshirë hutimin, depresionin, aftësi të kufizuara në të mësuar, humbjen e kujtesës, çrregullimet gjatë gjumit, si dhe aftësitë e dobëta për zgjidhjen e problemeve.

Arrat janë të pasura me omega-3, të cilat mund të quhen ushqim për trurin. Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh amerikanë, konsumi ditor i arrave është e lidhur me përmirësimin e kujtesës te gratë. Kjo veti merr burim nga një përmbajtje e lartë e acideve yndyrore, fenoleve dhe antioksidantëve tek arrat, të cilat ndihmojnë në nxitjen e aktivitetit të trurit dhe përmirësimin e funksionimit të tij. Specialistët janë të bindur se në qoftë se hahen arra në baza të rregullta mund të çojë në përmirësimin e aftësive mendore dhe koordinimin. Përveç omegës-3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikaleve. Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën e tij.

  • Mes shumë llojeve të ndryshme të frutave të thata u gjend se arrat janë më të mirat për shëndetin e organizmit në përgjithësi dhe për sistemin kardiovaskular dhe të zemrës në veçanti
    Arrat janë të pasura me omega-3 dhe mund të quhen ushqim për trurin
    Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën e tij
G.Shqip
 
Titulli: Arra për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm..

Po un se nuk i kam fare ne cef cfar te beje!
 
Titulli: Arra për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm..

Po un se nuk i kam fare ne cef cfar te beje!

Nuk flet vetem per arrat por per frutat e thata ne pergjithsi.
Po nuk hengre asnje pastaj s'kam c'te bej o ndrysho mendje
e filloj haji ose lere te hane te tjeret:D

Mire arrat se te lene nje shije si te athet po ke bajamet qe jane te mira:)
 
Titulli: Arra për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm..

Nuk flet vetem per arrat por per frutat e thata ne pergjithsi.
Po nuk hengre asnje pastaj s'kam c'te bej o ndrysho mendje
e filloj haji ose lere te hane te tjeret:D

Mire arrat se te lene nje shije si te athet po ke bajamet qe jane te mira:)
Po un kam hallin se nuk i ha arrat e jo bajamet , dhe me shum kam hallin se e kan kuptu se nuk i kam qef ,cdo her han pjesen time kur ti blejen:vrap: tani duhet te filloj ti ha per inat te familjes:zjarr: vetem mos te ju le ketyre asnje .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top