Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arra dhe dieta mesdhetare luftojnë sindromin metabolik

Një arrë në ditë, mban larg mjekun. Mesa duket mjafton një arrë për të parandaluar sindromin metabolik, një kusht që predispozon ndaj sëmundjeve kardiake dhe diabetit.



Jordi Salas-Salvado dhe kolegët e Universitetit të "Rovira I Virgili" në Spanjë, kanë zbuluar se nëse shtohet një arrë në një regjim ushqimor të shëndetshëm, të përbërë nga fruta, perime, peshk dhe karbohidrate integrale, ndihmon për të luftuar sindromën metabolike.

Studiuesit kanë përfshirë në studim 1200 vullnetarë me diagnozën e sindromit metabolik.

Pacientët janë ndarë në tri grupe: atyre që ishin në grupin e parë u është këshilluar të ndjekin një dietë të varfër me yndyra, të dytit të ndjekin një dietë të tipit mesdhetare (të pasur me perime dhe fruta, proteina si peshk, drithëra, vaj ulliri dhe pak mish i kuq dhe bulmetra), grupit të tretë i është dhënë një dietë mesdhetare dhe të paktën 30 gramë arra çdo ditë.

Asnjërit prej tyre s'u është këshilluar të ulnin sasinë e kalorive që merrni zakonisht.

Pas një viti pacientët janë ekzaminuar për të parë ndryshimet në gjendjen e tyre shëndetësore.

Ashtu si është publikuar në numrin e fundit të "Archives of Internal Medicine", 2% e grupit të parë, 6.7% e të dytit dhe 13.7% e grupit që kishte konsumuar arra dhe ushqime mesdhetare, shfaqnin një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre shëndetësore dhe asnjë përkeqësim të vlerave të sindromit metabolik.

Përveç kësaj, edhe pse asnjë nga pacientët nuk kishte rënë në peshë, në grupin që konsumonin arra bashkë me dietën rezultonin të kishin ulje të përmasave të belit dhe vlerave të kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

"Studimi ynë tregon se nuk është e nevojshme t'i nënshtrohesh një diete të hekurt për të përmirësuar gjendjen shëndetësore. ثshtë e nevojshme një dietë e shëndetshme, duke shtuar disa ushqime "mbrojtëse të zemrës" dhe të pasura me acide yndyrore polisaturne", ka përfunduar shkencëtari./express/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back