Aroma e Endrres

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Aroma e ëndrrës…
(tregim)

-Ëndërr, s’më the, si është aroma jote?
- Aromë? Po pse më pyet?
- Sepse dua të di, a ta kanë dalluar aromën tënde njerëz të ndryshëm kur të shohin?
-Po, kam. Dhe çuditërisht janë gratë më shumë ato që ndjejnë aromën dhe përmes kësaj ndjesie vendosin nëse do të kenë një vijim të komunikimit apo jo.
-Vendosin për komunikim me ty si ëndërr, apo me njeri tjetër?
-Edhe me mua edhe me njerëz që i shohin përmes meje. Gratë na jepen neve ëndrrave me gjithë qenien e tyre. Por ju burrat mendoni se ato na jepen nga pafuqia për të konkurruar me ju burrat. Në fakt, ato ëndërrojnë sepse besojnë se me ne kanë më shumë kuptim në atë që duan të bëjnë, në atë që duan të arrijnë.
- Por a nuk ju shohin ju ëndrrave femrat pikërisht për të ditur se si të vijnë drejt nesh, drejt meshkujve?
-Sa shumë gaboni ju burrat…
-Pse ti ëndërr, çfarë gjinie ke?
-Unë kam gjininë e dëshirës
-Domethënë femërore
- Dëshirat nuk janë thjesht fjalë që u gjen gjininë. Duhet që dëshirave t’u gjesh çastin dhe rrugëtimin. Unë kështu vij edhe te ju, burrat, por shpesh ju ngrini mure për të mos pranuar fuqinë që kemi ne?
-Pse flet në shumës ëndërr? I njeh ti ëndrrat e tjera? A takoheni bashkë ndonjëherë? E si i ndani ju punët mes jush?
-I njoh ëndrrat e tjera, sepse vijmë nga e njëjta botë.
- I ndani vetë punët apo thjesht bëni atë që ju thonë?
-Ndonjëherë jemi thjesht lajmëtare. Kush di të na lexojë mundet që të fitojë kohë për atë që dëshiron të bëjë
-Nuk e kuptoj
-Krijuesi ynë, që është edhe krijuesi juaj, na dërgon shumë më parë se sa të jetoni diçka realisht. Ne ju paralajmërojmë
- Pra, ju ecni në kohë përpara nesh?
-Jo, ne thjesht jemi lajmëtarë të asaj që mund të ndodhë. Ndaj ju shpesh, përmes ëndrrës që shihni edhe arrini të parashikoni atë që mund t’iu ndodhë?
-Atë që mund, apo atë që duhet të ndodhë?
-Edhe kur mendon se e dëshiron, është sërish brenda asaj që krijuesi yt e di se do të ndodhë.
-A nuk është kjo një përcaktim, një ngushtim i mundësisë që ne të imagjinojmë?
-Ai që na ka krijuar, nuk ka nevojë të imagjinojë, sepse di gjithçka. Imagjinata është për njerëzit dhe ne ëndrrat jemi thjesht një shkak, një shtysë, një motor më shumë për të arritur diçka që është për ju.
-Por ëndrrat që nuk na dalin, janë krijesa të kota, që nuk e dinë se për çfarë janë?
-Jo, janë një mënyrë për të të treguar se mund të kishe patur zgjidhje të tjera, një jetë tjetër.
- Më duket se po ta ndjej aromën ëndërr.
-pa hë
-Ke aromën e sigurisë…

Nga muri i Agim Baci
 
Kjo temë më dergon tek Jung @Soulmind
Kur flitet për ëndrrat, duhet, të hyjë në "lojë" Carl Gustav Jung 👌
 
E bukur mjafte endrra. :))
 
Ëndrra sipas Carl Jung, babai i psikanalizës, i konsideron ëndrrat si një mënyrë për të njohur veten dhe një shprehje e të pandërgjegjshmes, pjesës më të thellë dhe më të fshehtë të psikikës sonë. Jung prezanton konceptin e "arketipeve", duke iu referuar imazheve arkaike të psikikës që përbëjnë një realitet që mendja ngjyros ndergjegjen dhe sentimentin tonë.

Jung ka hedhur themelet e psikoanalizës duke shpjeguar ato figura të habitshme, të çuditshme, të frikshme, misterioze që shohim nëpër ëndrra..
Ai vetë ka qënë viktimë e arketipeve të veta për nja 10 vjet...derisa ka shëruar vetëveten duke ju dhënë një shpjegim që e kanë drejtuar drejt shpëtimit e shërimit total.

Për më tepër detaje ju ftoj këtë temë që ju solla para ca ditësh :)

Duke e shoqëruar me këtë thënje të tijë :)
"Mbuloje veten me durim dhe heshtje, ulu dhe lëre demonin të bëjë punën e tij"
(Carl Gustav Jung)
 
️ "Ëndrrat janë fjalët udhëzuese të shpirtit. Si mund të mos i dua ëndrrat e mia dhe të mos i bëj imazhet e tyre enigmatike objekt të reflektimeve të mia të përditshme? Ju mendoni se ëndrra është një gjë pa kuptim dhe e shëmtuar. Por çfarë është e bukura dhe çfarë është e shëmtuar? Çfarë është e zgjuar dhe çfarë është marrëzi? Matja juaj është shpirti i kësaj kohe. Megjithatë, shpirti i thellësisë është më i lartë në çdo aspekt. Dallimin mes të madhit dhe të voglit e njeh vetëm shpirti. Fryma e thellësisë më mësoi të konsideroja edhe veprimet e mia si të varura nga ëndrrat. Ëndrrat hapin rrugën për jetën dhe ju përcaktojnë edhe nëse nuk e kuptoni gjuhën e tyre”
(Carl Jung. Libri i Kuq)
 
@Soulmind të pres në këtë temë ... Je besimtare ti... besimi islam i kushton shumë interes ëndrrave..😁
 
@Soulmind të pres në këtë temë ... Je besimtare ti... besimi islam i kushton shumë interes ëndrrave..😁
po po.. do vij por kur te lirohem qe te kem nerva per seriozisht :D
Ne besimin tone i ndajme endrrat. Disave u japim rendesi, disave jo :)
 
@Soulmind të pres në këtë temë ... Je besimtare ti... besimi islam i kushton shumë interes ëndrrave..😁
Ne besimin e Soulmindit enderrat jane 3 llojesh: enderra qe burojne nga Allahu, enderra nga djalli i mallkuar qe mundohet te na shqetesoj, dhe enderra nga preokupimet qe i kemi gjate gjate dites, ato i shofim edhe ne enderr.
Kur jemi te Enderra, jo ajo e forumit heheh, por enderra qe e shohim me sy mbyllur o Laur, lexo Suren Jusuf e cila flet per kete temen enderrave, Jusufit a.s ju kishte dhene dhuntia e shpjegimit te endrrave.
 
Unë ju besoj psikologëve, filozofëve që kanë pasur eksperienca direkte, si Jung psh 😁
Jo teologëve spekulues, mashtrues 🙃
 
Unë ju besoj psikologëve, filozofëve që kanë pasur eksperienca direkte, si Jung psh 😁
Jo teologëve spekulues, mashtrues 🙃
Nuk ke nevoj ti besosh as psikologeve as teologoeve, po ngo c3nin merr informacion per nje teme te caktuar per shembull per enderrat nga 3 fete qe kane pas shpallje nga Zoti. Dhe i studion mire dhe ne kete menyre arrin deri tek mashtruesit jo po e verteta!
Ti qe ne fillim largon te verteten me paragjykime. Njehere e pyet Solin, kur merr pergjigje hedh cka ke ne mbrendesinetende, keq eshte keshtu Lauro!
 
Ti &co, nuk e morët vesh akoma që unë lexoj Kur'an, dhe jo interpretime të Kuranit 🤷
Çka është jasht Kuranit, janë llap e llap njerzish në shekuj në vazhdim 😁
Kupton diferencën?

@Endrra fli gjumë rehat t'a marrsha 🤗
Nuk e kemi me ty 😁
 
Shume mire qe lexon Kur’an me vjene mire per kete!
Po Laur po Kuranin ashtu si kushtetuten e nje vendi per ti kuptuar rregullat e saj duhet studim ne ate drejtim. Po ashtu edhe Kurani studiohet per ta kuptu sakte nga shkencat burimore te saj sic jane :Tefsiri, Hadithi, Fikhu etj.
Edhe une lexoj keto shkenca po kurre sguxoj te marr qendrim dhe ti theme vetes Jurist kompetent per interpretimin e tyre.
 
Edhe unë mendoj që Kur'ani Biblia e kanuni i Lek Dukagjinit janë njësoj 😁
Kushtetuta e një populli të caktuar.
Dhe kurrë universale 🤷
Ciao c3n 🙃
 
Edhe unë mendoj që Kur'ani Biblia e kanuni i Lek Dukagjinit janë njësoj 😁
Kushtetuta e një populli të caktuar.
Dhe kurrë universale 🤷
Ciao c3n 🙃
Jo Laur aspak nuk jane njesoj!
Kurani eshte fe universale. Vetem te ndalemi ne shtyllat e Islamit si: haxhi, agjerimi, zeqati, namazi jane deshmia me madhe qe kjo fe me parime eshte universale qe i shkrine te gjitha dallimet qe sot me shume se kurre i kane njerezit ne baze pasurise, ngjyres, gjuhes, preajrdhjes. Qe te gjitha keto dallime shkrihen ne besimin ne Nje Zot te vetem.
 
Ti je i doktrinizuar Cen, nuk ke mendje të lirë të flasësh me mua argumente të tilla. Je i fiksuar... je i mbyllur...nuk ke mendje të hapur si unë..🤷
 
Ti je i doktrinizuar Cen, nuk ke mendje të lirë të flasësh me mua argumente të tilla. Je i fiksuar... je i mbyllur...nuk ke mendje të hapur si unë..🤷
Ti thua qe Islami nuk eshte universal?
Une theme lexo parimet e Islamit dhe lexo a ka ne ndonje vend te botes ku Islami nuk ka hy ne portet e tyre?
Nuk jane argumente keto teorike dhe praktike?
 
"Ne kemi fenë tonë, ata kanë të tyren " thotë Muhamed...☝️

Kjo do thotë që islami është për ne arabët jo për të tjerët...😁

Po ashtu ebrejt, thonë që: "ne jemi të zgjedhurit e Zotit, të tjerët janë kafshë që flasin" ... :)

Jezusi dishepujve në Vangjel; "mos shkoni tek paganët, por tek delet e humbura të izraelit" 😁

Kanuni i lek Dukagjinit, ishte si bibla dhe Kur'ani, libri kushtetues i vetëm shqiptarve që nuk donin të jetonin nën ligjet e shahiratit islam.

Kapish c3n 🙃
 
O Laur nese flasim shtruar une rrugetoj ne mendimet e mia simbas rregullave te komukacionit qe kujdeset Zoti per neve besimtareve. Kurse ju skeni kurrfare rregulli te mendimit, veprimit e te gjykimit, sikurse ato rruget me plote balte, te cilat jane kondrinore sa kaloni nga kodra ne koder!
Zoti ju ndimofte per kete po mundohemi te japim mundin tia lehtesojme se paku ti kordinoni mendimet!
 
E lexova nje cik kte punen e Endrres dhe e lashe ne gjysem, respekt per ate qe e ka shkrujt por nuk e kuptoj kte bashkebisedim me endrren. mah ! Ndoshta gabohem!
 
Unë mendoj se ëndrrat të shfaqin diçka.
Dmth ka një të vërtetë brenda asaj ëndrre.
Kur ti sheh dikë apo një vend,ke ndonjë lajm.
Nuk është puna se vetëm femrat e ndjejnë vërtetsinë e ëndrrave.
Ama femra ka intuitën,e parandjen rrezikun.
Në shumicën e rasteve,femrave u dalin ëndrrat e vërteta.
Ndaj kushtojini rëndsi ëndrrave.
(E lidha me gjininë femërore,po ngaqë shoh shum ëndrra vetë😋😋).
 
Nuk e di se per cilen ender behet fjale te kete arome. Ajo qe shikohet kur je duke fjetur apo ajo qe ke ne shpirt dhe mendje sepse kane jo vetem fizionomi te ndryshme por edhe aromen e kane diametralisht te kundert.

Personalisht aroma e endrrave te shpirtit tim kane arome dehese.

Ato pickojne, djegin dhe kur sado pak realizohen, ajo migma e krijuar eshte si nje kufte mushti qe deh qelizat e trupit dhe ngazellen ato te mendjes. Ajo kthen ne feste hormonet te cilat kercejne e defrejne pa pare oren e cila me tik takun e vet mbledh polenet e arsyes dhe i kthen ne nje migme qe percellon e krijon shkendija te tjera, te reja a me te guximshme, per nje enderim fringo te ri qe fantazia e tundoi dhe imagjinata e skalitI pa meshire.

Nuk me ngelet tjeter vec se tja nis nga e para, ku aroma e padurimit me djeg flegrat e hundes dhe syte kerkojne te gjejne piken nevralgjike qe kapercen mundesite e mia sepse per dreq, te gjitha endrat e shpirtit shetisin pertej kesaj pike me aromatike dalldie.
 
Ne fakt ka dhe endrra me sy hapur 😁
Nesje une be ca kohe ne gjume shoh vec dorzime/projekte/programe 🤣 Tek une funskionon me shume kategoria kur sheh ate qe mendon dhe kalon gjate dites. Me ka marre malli te shoh ndonje enderr pertej realitetit.
 
Nuk e di se per cilen ender behet fjale te kete arome. Ajo qe shikohet kur je duke fjetur apo ajo qe ke ne shpirt dhe mendje sepse kane jo vetem fizionomi te ndryshme por edhe aromen e kane diametralisht te kundert.

Personalisht aroma e endrrave te shpirtit tim kane arome dehese.

Ato pickojne, djegin dhe kur sado pak realizohen, ajo migma e krijuar eshte si nje kufte mushti qe deh qelizat e trupit dhe ngazellen ato te mendjes. Ajo kthen ne feste hormonet te cilat kercejne e defrejne pa pare oren e cila me tik takun e vet mbledh polenet e arsyes dhe i kthen ne nje migme qe percellon e krijon shkendija te tjera, te reja a me te guximshme, per nje enderim fringo te ri qe fantazia e tundoi dhe imagjinata e skalitI pa meshire.

Nuk me ngelet tjeter vec se tja nis nga e para, ku aroma e padurimit me djeg flegrat e hundes dhe syte kerkojne te gjejne piken nevralgjike qe kapercen mundesite e mia sepse per dreq, te gjitha endrat e shpirtit shetisin pertej kesaj pike me aromatike dalldie.
E paske thare faqoren sot , me duket 😂
 
E paske thare faqoren sot , me duket 😂
Isha ne dyzim midis faqores, buceles dhe damixhanes. Zgjodha kete te fundit sepse ne vetvete jam i pangour gjithsesi :D :D :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top