Armenia dorëzohet e poshtëruar, Azerbejxhani shpallë fitoren, pas 29 vjete Rrafshnalta e Karabagut i kthet popullit të saj!

Kresha

A pretty face can never trick me
Azerbejxhan.jpg
Armenia më në fund e pranon humbjen. Ajo detyrohet të nënshkruaj marrëveshjen e dorëzimit që nënkupton pranimin e humbjes në terren, shkruan Gazeta Mejdani.

Shikuar në fushëbetejat mes dy ushtrive, të Armenisë dhe të Azerbejxhanit, kjo e fundit kishte korrur në fitore bindëse duke shkatërruar në masë teknologjinë ushtarake të Armenisë. Me qindra tanke armene janë shkatërruar, dhjetëra aeroplanë armen janë rrëzuar e mijëra automjete ushtarake të tjera janë bërë shkrum e hi.

Sistemi ajror i Armendisë thuajse më nuk funksionon, ndërsa aparatura telekomunikative është asgjësuar e tëra.

Armenia ka pësuar një humbje të paimagjinueshme, ndërsa Azerbejxhani i ndihmuar sidomos nga Turqia e rimerrë tokat e veta që janë mbi 20% të territorit të përgjithshëm të vendit.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan dje ka thënë tha se ishte “një vendim shumë i vështirë” për të nënshkruar marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit në rajonin e Malësisë së Karabahut.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Pashinyan tha se vendimi u mor pas një analize të thellë të situatës ushtarake dhe vlerësimit nga njerëzit kompetentë.

Në Armeni shpërthyen protestat pasi Pashinyan pranoi humbjen duke nënshkruar marrëveshjen me Azerbajxhanin dhe Rusinë për të ndalur luftimet mbi Malësinë e Karabakut.

Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës qeveritare në kryeqytetin Jerevan dhe thyen dritaret, duke brohoritur parulla kundër Pashinyan-it.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi më herët gjatë ditës se Azerbajxhani dhe Armenia kishin nënshkruar marrëveshjen.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë./Gazeta Mejdani/
 

Attachments

  • Azerbejxhan.jpg
    Azerbejxhan.jpg
    92.8 KB · Shikime: 0
  • Azerbejxhan.jpg
    Azerbejxhan.jpg
    92.8 KB · Shikime: 0
Titullin e shoh fyes nga autori i artikullit. Forcat ushtarake skane qene asnjehere te barabarta qe t'thuash qe u poshterua Armenia. Ato luftuan per ate cfare besonin dhe ne fund humben, ska asgje per tu quajtur poshterim ketu.

Armenia eshte nder kombet me te vjeter ne bote dhe i perngjan shume kombit tone sepse eshte i copetuar ne 4 anet dhe kane luftuar gjithmone per te mbrojtur ate cfare besojne se eshte e tyre.

Lufta shyqyr qe mbaroi sepse po luftonin per nje krahine qe nuk ofron asgje pervecse maleve dhe gureve.
 
Arminia jane persian dhe komb shume i vjeter .. se mongolet pushtuan boten dhe Konfliktet nuk mbarojne me kaq kjo dihet ... se Ruset si ish jugosllavija kane formuar republika artificiale dhe kjo dihet ...
A mbaroj kjo lufte valle .. sbesoj.. ky konflikt eshte qe ne 1812 dhe vazhdon akoma.
Mjer njerezit qe vdesin pa... Politik hesapi
 
Ne cdo konfikt pason nje marrveshje. Sipas te drejtes nderkombetare ky rajon i perkiste Azerbajxhanit keshtu qe ishte marre pa te drejte nga Armenet.
Titulli eshte vertet i papershtatshem dhe nuk le vend per debat.
 
Ne cdo konfikt pason nje marrveshje. Sipas te drejtes nderkombetare ky rajon i perkiste Azerbajxhanit keshtu qe ishte marre pa te drejte nga Armenet.
Titulli eshte vertet i papershtatshem dhe nuk le vend per debat, ose mund te degradoje ne debat fetar nqs ky eshte dhe qellimi i hapsit te temes.
Historikisht rezulton e kunderta ..mvaret ku nis perkatesia, ne cfare viti.
 
Historikisht rezulton e kunderta ..mvaret ku nis perkatesia, ne cfare viti.
Bota i ndryshoi kufijte mbas luftes se pare boterore, nqs cdo kush pretendon te marre vendet qe ju jane marre padrejtesisht ec e nisim nje lufte tjeter dhe mbase e zgjidhim problemin
 
Bota i ndryshoi kufijte mbas luftes se pare boterore, nqs cdo kush pretendon te marre vendet qe ju jane marre padrejtesisht ec e nisim nje lufte tjeter dhe mbase e zgjidhim problemin
Pikerisht pra.. nuk ndalet me kaq .. ktu do jemi
 
Pikerisht pra.. nuk ndalet me kaq .. ktu do jemi
Prandaj jane shtetet me te fuqishme qe garantojne dhe nuk pranojne destabilizim.
Pse ti kujton se nqs s'do i thoshte Moska stop Armenise nuk do ndalonte luften ajo? E pra i tha stop dhe kaq.
 
Prandaj jane shtetet me te fuqishme qe garantojne dhe nuk pranojne destabilizim.
Pse ti kujton se nqs s'do i thoshte Moska stop Armenise nuk do ndalonte luften ajo? E pra i tha stop dhe kaq.
Une them sa te prishen interesat me turqin prap do kerrsase.. pse po i dhimbset Arminia ndonjerit prej atyre ..
 
Une them sa te prishen interesat me turqin prap do kerrsase.. pse po i dhimbset Arminia ndonjerit prej atyre ..
Armenia ka interesa me Rusin dhe konflikt me Turqit, Azerbaxhani ka interesa me Turqit dhe nuk i pelqen aspak ndikimi i Rusit. Vec kesaj jane dhe lidhjet fetare qe jane interes me vete. ;)
 
Si gezonte presidenti Azerbajxhanit ne daljen live! :D

Shyqyr aman. civil duke u vrare perdite! Tmerr!
 
A fitoi Azerbajxhani a? Forcat ruse marrin Nagorni Karabahut per ruajtje paqe 5 vite :rolleyes: Bravo Azer! Bravo Turqi. ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top