Arme teknologjike, Drago, apo Zoti dora vete..!?!

Lauri

Anunnak
Afashinate..:) Me pelqen ta filloj me kete fjale kete teme. Te lexosh Biblen, librat antik qe e perbjene ate, por edhe ata libra te tjere antik qe nuk jane te kanonizuar, ngelesh ne te vertete i mahnitur nga vizioni qe te del perpara.
Pikesepari, duhet qe te keshe pak njohuri dhe te keshe ndjekur sado pak ndonje profesionist qe i bejne nje lexim & shpjegim, fjale per fjale nga origjinalet, e ketyre librave qe te arrishe te kuptosh.

Une here pas here do postoj citate per te cilet do gjykoni ju vete se per cilin nga keta tre po behet fjale.

Kemi te bejme me nje arme te sufistikuar dhe fluturuese?
elohim4_zpslaokrhsm.jpg

Kemi te bejme me nje dragua, i cili edhe ky fluturon dhe vret po ne te njejten menyre?


drago1_zpsqotznsue.jpg

Dhe me qe jemi ne libra besimi ne Zot, edhe Ai ka aftesite te fluturoje dhe te vrase si ne dy shembujt e pare. Biles edhe me shume e me me lehtesi.

egjypti10_zps72caa30f.jpg




Ne kapitullin 22 Samuel 2 ben fjale per Profetin David i cili gjindet ne vishtersi nga kundershtaret e tij dhe ai therret Zotin (Yahweh) me ze te larte dhe .....

-Në ankthin tim i kërkova ndihmë Zotit dhe i klitha Perëndisë tim. Ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti në veshët e tij.

-Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim.

-Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij.

-Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij.

-Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës.

-Si shatorre rreth vetes kishte vënë terrin, errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.

-Nga shkëlqimi që i priste dilnin thëngjij.
 
Titulli: Arme teknologjike, Drago, apo Zoti dora vete..!?!

Gjobi 41. per ke behet fjale?

-Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?

-Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.

-Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.

-Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.

-Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.

-Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.

-Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.

-Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.

-Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.

-Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin.

-Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.

-Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar.

-Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën.

-E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi.

-Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte.

-Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.

-Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë.

-E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem.

-Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat.

-Mbi tokë nuk ka asgjë që t`i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë.
 
Titulli: Arme teknologjike, Drago, apo Zoti dora vete..!?!

Zbulesa 11 dy te derguarit nga Zoti

-Dhe unë do t`u jap të dy dëshmitarëve të mi për të profetizuar, dhe ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë.

-Këta janë të dy drurët e ullirit dhe të dy shandanët që rrijnë përpara Perëndisë së dheut.

- Dhe, nëse ndokush dëshiron t`u bëjë keq atyre, nga goja e tyre del zjarr dhe i gllabëron armiqtë e tyre; dhe kushdo që dëshëron t`u bëjë keq atyre, në këtë mënyrë duhet vrarë.

-Ata kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë edhe pushtet mbi ujërat t`i kthejnë në gjak dhe për të goditur dheun me çdo plagë, sa herë të duan.

-Dhe kur ta kryejnë dëshminë e tyre, bisha që ngjitet nga humnera do të bëjë luftë kundër tyre, edhe do t`i mundë ata, dhe do t`i vrasë.

-Dhe kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili frymërisht quhet Sodomë dhe Egjipt, ku është kryqëzuar edhe Zoti ynë.

-Dhe njerëz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe do të shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë, dhe nuk do të lënë që kufomat e tyre të shtihen në varr.

-Dhe banorët e dheut do të ngazëllojnë për ata dhe do të bëjnë festë; dhe do t`i dërgojnë njeri tjetrit dhurata, sepse këta dy profetë i munduan ata që banojnë mbi dhe``.

-Por mbas tri ditë e gjysmë, fryma e jetës që buron nga Perëndia hyri në ta; edhe qëndruan në këmbët e tyre, dhe një tmerr e madh ra mbi ata që i shikonin.

-Edhe dëgjuan një zë të madh nga qielli duke u thënë atyre: ``Ngjituni këtu lart``. Dhe u ngjitën në qiell në një re; dhe armiqtë e tyre i panë.

-Dhe në atë orë ra një tërmet i madh, dhe e dhjeta pjesë e qytetit u rrëzua, dhe në tërmet u vranë shtatë mijë njerëz; dhe të tjerët u tmerruan dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit.

-Mjerimi i dytë kaloi, por ja, mjerimi i tretë do vijë së shpejti.
 
Titulli: Arme teknologjike, Drago, apo Zoti dora vete..!?!

Ketu jemi tek Zanafilla kap 19.

Zoti Yahweh shkatrron 2 qytete, Sodomen dhe Gomoren me squfur dhe zjarr nga qielli.

-Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti arriti në Coar.

-Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit.

-Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën.

-Por gruaja e Lotit solli kryet për të shikuar prapa dhe u bë një statujë prej kripe.

-Abrahami u ngrit herët në mëngjes dhe shkoi në vendin ku kishte qëndruar para Zotit;

-pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tërë krahina e fushës, dhe kështu pa një tym që ngrihej nga toka, si tymi i një furre.
 
Titulli: Arme teknologjike, Drago, apo Zoti dora vete..!?!

Gjuzepe Flavio, historian, shkrimtar, ushtarak romak jetuar ne shek e 1° pas Krishtit. Librat e te cilit jane vetem historik dhe jo biblik - te kanonizuar.

Ne vitet 66 - 70 pas Krishtit romaket nderyjne per te shtypur ribelet ne Gjudej dhe Jeruzalem. Konflikti mbaron me shktarrimin e qytetit nga romaket me komandantin Tito. Pershkrimet e keti konflikti (Libro VI, kap. 5,296-299), Flavio na sjell edhe nje pershkrim tjeter, tekstualisht:

Jo shume dite pas festes, me 21 te muajt te Artemisio, u duk nje vizion i mrekullueshem ku eshte i pa shmangshem besimi; ne ralitet, une besoj qe cfare po tregoj mund ti hape rruge nje prradhe, nqs nuk do kisha mbeshtetjen e deshmitarve okulare, nga ana tjeter avenrurat qe ndodhen.

Pra perendimit te Diellit, u duk ne qiellin e te gjithe regjonit karroca lufte te armatosur qe tejkalonin rete e qiellit dhe rrethuan qytetet.

Pastaj, ne festen qe quhej Pentekoste, prifterinjet qe kishin hyre naten ne tempuj per festimin me ritet e zakonshem ku para se te degjonin nje shok dhe nje goditje, e me pas nje bashkim zerash qe thonin: "Nga ky vend ne po ikim"

carri2_zpsbp4memkn.jpg

Per cfare po ben fjale Flavio? E pa zakonte perderisa ai vete thote qe eshte e pa besueshme te besohet si tregim nqs nuk do ishte perpara syve te te gjithve.!!

Kush jane personazhet e kesaj ushtrie celeste me karroca te armatosura??

Kush jane keta individ qe po e braktisin ate vend?

Jane ushtaret e Elohim dhe Malakhim (biblik) qe lane pergjithmone qeverisjen??

Ka vetem pyetje qe ngelin akoma enigma.

Ne disa versete te tjera Flavio tregon qe: ne kohet e meparshme ne qiell eshte dukur nje ylle-forme shpate dhe nje komete qe zgjati nje vit, dhe si atehere [...?] kur populli ishte mbledhur per festen e Azzimi, nga ora nente e nates altari dhe tempulli u mbeshtjell nja nje drite e shkelqyeshme qe dukej sikur te ishte dite, dhe ky fenomen zgjati per gjysem ore.
 

Attachments

  • carri2_zpsbp4memkn.jpg
    carri2_zpsbp4memkn.jpg
    65.2 KB · Shikime: 0
  • carri2_zpsbp4memkn.jpg
    carri2_zpsbp4memkn.jpg
    65.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Arme teknologjike, Drago, apo Zoti dora vete..!?!

Ligji i Përtërirë kap:4

...veçanërisht për ditën gjatë së cilës jeni paraqitur para Zotit, Perëndisë tuaj në Horeb, kur Zoti më tha: "Më mblidh popullin dhe ai të dëgjojë fjalët e mia, që të mësojnë të më kenë frikë gjatë të gjitha ditëve që do të jetojnë mbi tokë dhe t`ua mësojnë bijve të tyre".

-Atëherë ju u afruat dhe u ndalët në këmbët e malit; dhe mali digjej nga flakët që ngriheshin në mes të qiellit, dhe ishte rrethuar nga terrina, nga re dhe nga një errësirë e dëndur.

-Dhe Zoti ju foli nga mesi i zjarrit; ju dëgjuat tingëllimin e fjalëve, por nuk patë asnjë figurë; dëgjuat vetëm një zë.

Mbreterve2° kap 2


Ketu behet fjale per rrembimin e Profetit Elia. E njejta gje qe njohim sot me rrembimin e njerzeve nga alienet

-Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: "Kërko çfarë do që unë të bëj, për ty, para se të më largojnë prej teje". Eliseu u përgjigj: "Të lutem, bëj që një pjesë e dyfishtë e frymës tënde të vijë mbi mua".

-Elia tha: "Ti ke kërkuar një gjë të vështirë; megjithatë, po të më shohësh kur do të më largojnë prej teje, kjo do të të jepet, përndryshe nuk do ta kesh".

-Ndërsa ecnin duke folur, ata u ndanë nga njeri tjetri nga një karroce e zjarrtë dhe nga kuaj të zjarrtë, dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë.

-Eliseu e pa këtë dhe filloi të bërtasë: "O ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalorësia e tij". Pastaj nuk e pa më. Atëherë kapi rrobat e tij dhe i grisi më dysh.

prezantimi i marrjes se Elia ne qiell

elia_zpsk9txz2hk.png

elia2_zpstbr7fzw3.png
 

Attachments

  • elia_zpsk9txz2hk.png
    elia_zpsk9txz2hk.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • elia2_zpstbr7fzw3.png
    elia2_zpstbr7fzw3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • elia_zpsk9txz2hk.png
    elia_zpsk9txz2hk.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • elia2_zpstbr7fzw3.png
    elia2_zpstbr7fzw3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arme teknologjike, Drago, apo Zoti dora vete..!?!

Tani kuptohet qe karroca dhe kuaj nuk fluturojne, pa dyshim qe eshte prazantimi ne te shkruar dhe vizatime sipas bagazhit qe kishin njerzit ate kohe. Sot cdo objekt qe shohim ne qiell e emrojme me avion, apo ufo nqs nuk perputhet me ckane pare syte tane deri sot.

Por jo per te gjithe ishte keshtu. Ndonse ka qene perpara syve te te gjithve nje verset i Bibles (ISAIA kap 13:-5) tregon qe nuk jane toksore keta "karroca" fluturuese dhe te flakta.

Isaia :13-5
Vijnë nga një vend i largët, nga skaji ekstrem i qiejve, Perendia dhe mjetet e zemërimit të tij, për të shkatërruar mbarë dheun.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top