Arkeologji: Popujt e Detit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Arkeologë nga Universiteti i Gothenburgut (Suedi) kanë zbuluar një ndërtesë rreth 60 metër të gjatë të ruajtur mirë që daton nga viti 1100 pes në vendbanimin e lashtë Tell Abu al-Kharaz (sot në Jordani). Ndërtesa i përket një epoke që karakterizohet nga migrimi i madh i popullsisë.

Shiko fotografinë 1786777

Zbulimi mbështet teorinë se grupet e të ashtuquajturve Popuj të Detit (pellazgët) emigruan në Tell Abu al-Kharaz. Ata rrjedhin nga Evropa Jugore dhe Lindore dhe u vendosën në rajonin e Mesdheut lindor gjatë gjithë rrugës për në Luginën Jordan.

Sendet qeramikë të zbuluar ngjajnë me artikuj përkatës nga Evropa jug-lindore në aspektin e formës dhe stolisjes, si edhe tezgjahe, të cilat mund të gjenden në Evropën qendrore dhe jug-lindore rreth të njëjtës kohë.

Tell Abu al-Kharaz është vendosur në luginën Jordan afër kufirit me Izraelin dhe Bregun Perëndimor, dhe ka shumë të ngjarë se korrespondon me qytetin biblik Jabesë. Ky vendbanim urban lulëzoi tre herë mes viteve 5000 dhe 700 pes.

Shkencëtarët kanë bërë disa gjetje sensacionale, për shembull, gjatë gërmimeve të ndërtesës ata gjetën kontejnerët ende të mbushur me fara të ndryshme. Ndërtesa 60-metra e gjatë u zbulua në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë puna sistemuese ka vazhduar.

Një nga konkluzionet pas gërmimit është se kultura jordaneze është kulturë mesdhetare, edhe pse vendi nuk ka kufi me Detin Mesdhe – gjithashtu, shoqëria në këtë zonë u mirë-organizuar shumë kohë përpara ndërtimit të piramidave egjiptiane.

Ekspedita suedeze përbëhej nga arkeologë dhe studentë nga Suedia, Austria, Gjermania, Islanda, Polonia, Zvicra dhe Jordania.
Z.Amerikes
 
Titulli: Arkeologji: Popujt e Detit

Shkencëtarët kanë bërë disa gjetje sensacionale, për shembull, gjatë gërmimeve të ndërtesës ata gjetën kontejnerët ende të mbushur me fara të ndryshme. Ndërtesa 60-metra e gjatë u zbulua në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë puna sistemuese ka vazhduar.
shum interesant se si jan rujtu per aqe koh te gjat sa kan ekzistu.Me pelqejn germinet si dhe zbulimet ne astroonomi dhe ne thellsin e detit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top