Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur 2500-vjeçar në Greqi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur 2500-vjeçar në Greqi

greqi.jpg


Një skuadër ndërkombëtare arkeologësh kanë zbuluar një qytet misterioz të humbur, në qendër të Greqisë që mund të të ofrojë të dhëna të reja për historinë e rajonit.

Arkeologë nga Greqia, Suedia dhe SHBA kanë ndërmarrë një projekt kërkimi në një fshat të quajtur Vlochَs, rreth 5 orë larg në veri të Athinës, në rajonin e lashtë të Thesalisë. Në një deklarate për mediat bëhet me dije se mbetjet arkeologjike janë gjetur të shpërndara nëpër një kodër në afërsi të fshatit.

Projekti Arkeologjik Vlochos është një bashkëpunim mes ‘Ephorate of Antiquities of Karditsa’ dhe Institutit suedez në Athinë. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Gothenburg në Suedi dhe Universiteti i Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar, ndërmorën një eksplorim dyvjeçar në rajonin e Vlochَs këtë vit.

“Unë dhe kolegët e mi u bëmë pjesë e eksplorimit të këtij sajti në kuadër të një projekti të nisur vitin e shkuar dhe menjëherë e kuptuam potencialin e tij të madh historik”, tha në një konferencë për shtyp Robin Rِnnlund, student doktorature i arkeologjinë klasike dhe historisë së lashtë, në Universitetin e Goteborgut.

Mbetjet të kullave, mureve dhe portat e qytetit u gjetën në shpatin e kodrës, por asgjë tjetër nga qyteti nuk është e dukshme në terrenin poshtë tij. Arkeologët shpresojnë të shmangin gërmimet duke përdorur teknologji të tilla si radar të depërtueshëm në tokë, në mënyrë që asgjë të mos dëmtohet.

Megjithatë ekspertët kanë bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në projektin arkeologjik.

“Ne kemi gjetur sheshin e qytetit dhe një rrjet rrugor, që tregojnë se kemi të bëjmë me një qytet mjaft të madh”, tha Rِnnlund, në deklaratën për shtyp. Zona brenda masave të murit të qytetit është më shumë se 99 akra, apo 75 fusha futbolli.
g.shqip
 
Back
Top