Arka e re e Noes: ‘made in China’

Love

βeℓℓe â๓e
Kapsula në formën e sferës, noton dhe arrin të mbrojë nga zjarri dhe tërmetet

kinezi-shpikes.jpg

Një kinez ka shpenzuar 1,5 milionë yuan (rreth 150.000 euro) për të ndërtuar versionin e tij personal të arkës së Noes, një kapsulë në formë sfere që mund të mbrojë nga çdo tip magneti. Lajmi bëhet i ditur nga Shanghai Daily. Yang Zongfu, një shpikës nga provinca e Zhejiang, ka thënë se ideja i ka ardhur pasi kishte lexuar disa parashikime katastrofash që kërcënonin Kinën pas vitit 2008.

Kapsula, me një diametër prej katër metrash, është e pajisur me një predhë çeliku për ti rezistuar goditjeve, ka 75 airbag, mund të mbrojë në raste zjarresh, tërmetesh dhe përmbytjesh. Yang ka thënë se një familje prej tre personash mund të jetojë në kapsulë për të paktën dy javë, fal rezervave të ujit dhe ushqimeve.

Të hënën e kaluar, shpikësi ka bërë një eksperiment, duke e shtyrë kapsulën në një greminë, 50 metra të lartë, ndërkohë që ai ndodhej brenda saj. Ai ka dal nga gremina shëndoshë e mirë, me vetëm një gërvishtje të lehtë në kokë. Kapsula është testuar edhe nga ekspertët e inxhinierisë dhe Yang ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e 15 kapsulave të të njëjtit tip.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top