Ari i djallit

Lauri

Anunnak
Paraja ka një origjinë mitike. Më pas është përdorur si shenjë e sovranitetit
të mbretërve. Së fundmi, ka ushqyer iluzionin se tregu mund të zëvendësonte
shtetin. Tani është koha të mendohet për t'i dhënë një funksion politik.
Rasti i madh? Euroja që shpreh njëherazi edhe një identitet

Zoti dhe ari janë shfaqur shpesh në letërsi dhe në muzikë. Në
"Faustin" e Gounod, Mefistofeli këndon: "Zot i arit dhe mbret
i botës". Sipas një legjende që vjen nga sumerët dhe nga babilonasit,
ari është nxjerrë nga barku i Tokës për llogari të perëndive që
banojnë në një planet të largët dhe që përdorin skllevër njerëzorë për
të nxjerrë ar në minierat e planetit blu. Skllevër që nuk e shohin kurrë
diellin, të vdekur që jetojnë. Por, disa prej tyre, duke u rebeluar ia
kanë dhuruar arin njerëzve, sikundër Prometeu zjarrin, dhe për këtë
janë shfarosur. Njerëzit kanë nxjerrë nga ari pluhurin e tij, të pajisur
me një fuqi magjike. Në Testamentin e Vjetër quhet manna. Por,
perënditë e planetit misterioz kanë mbajtur me një pjesë të minatorëve
një raport disi më të veçantë, për t'i përdorur ata në operacione
të fshehta që kanë për qëllim sundimin e njerëzve. Në realitet, ari
nuk është një zot i vetmuar. Ka metale të tjera që ia kanë kundërshtuar
herë pas herë supremacinë: argjendi mbi të gjitha. Dhe shumë
objekte të tjera (materiale dhe jomateriale) të cilave u është dhënë
roli i parasë. Ari, megjithatë, nuk është vetëm monedhë. Dhe monedhat
nuk janë vetëm ar. Po çfarë është?
Se çfarë janë ekzaktësisht monedhat, kjo është një çështje për të
cilën diskutohet prej shekujsh,
por jo gjithmonë me
qartësi. Gilles de Muisis,
abat i Tournait në treqindën
dhe katërqindën, i
konsideronte një gjë
"shumë të errët". "Ato,
thoshte ai për monedhat,
rriten dhe zvogëlohen në
vlerë, luhaten dhe të shkaktojnë
shumë zhgënjime".
Edhe sot, shumë
veta, ndër të cilët debitorët
e pafat të kredive dytësore,
mendojnë si ai. Në shekullin
e gjashtë para Krishtit,
mbreti i Lidias, Krezo, i dha
monedhës formën që ka sot. Por, para dhe pas tij monedha ka pasur
shumë forma. Guaska, perla, dhëmbë qeni, lëkurë dhe stofra, kripë,
kakao, çaj dhe duhan, sëpata dhe thika.
Një gjë është e qartë: monedha është shumë e rëndësishme në
historinë e njerëzimit. Mund të konsiderohet elementi qendror i
ekonomisë. Qendror sepse përbën vendtakimin e dy subjekteve të
mëdha të ekonomisë: tregut dhe shtetit. Monedha është e pakonceptueshme
pa njërin apo pa tjetrin. Nuk e dimë mirë se përse grekë
dhe latinë i dhanë Herës ose Junonës emrin e monedhës. "E vetmuar"?
"Paralajmëruese"? Romakët i dedikuan një tempull në Kampidolio.
Zeusi-Jupiteri, nga ana tjetër, për ta dënuar për ndonjë të
pabërë e vari ndërmjet qiellit dhe tokës të lidhur me një litar (ari natyrisht),
nga i cili perëndia shumë dinake arriti të lirohej. Ndërmjet qiellit
dhe tokës: të vjen të mendosh për një metaforë, ndërmjet shtetit dhe
tregut, që sigurisht Zeusit nuk i ka rënë ndër mend. Megjithatë, ajo
do të ishte pikërisht një metaforë e bukur për monedhën. E lidhur
gjithmonë me litarin e arit (mendoni për standardin e famshëm të
arit), por gjithnjë duke u përpjekur për t'u çliruar, lind në të njëjtën
kohë iniciativën e tregut dhe të shtetit. Herë pas here njëri triumfon
ndaj tjetrit në sundimin e vet. Në historinë e re, për shembull, roli i
shteteve në kontrollin e monedhave të botës ishte vendimtar në vitet
pasuese të marrëveshjes së Bretton Vudsit, menjëherë pas luftës.
Pastaj, në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë ishte tregu, nëpërmjet
bankave, që mori një rol në rritje në kontrollin e monedhave, mbi të
gjitha në sajë të liberalizimit të lëvizjeve të kapitalit. Kontroll është si
shprehje, sepse, duke hedhur poshtë parashikimet e ekonomistit të
madh Milton Fridman, që kishte lajmëruar një epokë të një vetërregullimi
të qetë të tregjeve monetare dhe valutore, këto nuk rezultojnë
më jostabël dhe të çrregulluara si në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë
të shekullit të shkuar, deri në fillimet e shekullit tonë.
Në ditët tona, institucionet financiare (bankat dhe të gjithë
ndërmjetësit e tjerë financiarë) janë shumëfishuar si kërpudha. Dhe
në sajë të përhapjes së instrumenteve të tyre (siç janë tani derivatet
e famshme) dhe masës së transaksioneve që ato bëjnë të mundur
(rreth dhjetëfishi i prodhimit bruto botëror), monedha e përshkon
sipërfaqen e tokës me shpejtësi fantastike, më shpejt se Junona. Gjatë
turbullirës më të fundit, të ashtuquajturës subprime (kredi
hipotekare tepër të lehta, të lëshuara ndaj një klientele tepër të influencueshme),
ka dalë në skenë aspekti i pushtetit tepër të madh të
ushtruar nga bankat në administrimin e monedhës. Jo të asaj të arit,
që nuk qarkullon më prej kohësh, as asaj të letrës, të shpikur nga
kinezët dhe rishpikur nga një skocez i shtatëqindës, por asaj telefonike
dhe elektronike. Mekanizmat, përmes të cilave kanë shtrirë jashtëzakonisht
zonën e kredisë (antropologu Karl Polanyi do të thoshte
kanë "merkatizuar" hapësirën dhe kohën) janë teknikisht tërheqëse.
Në veçanti, për sa i përket shpërndarjes së rreziqeve dhe pasojës së
saj të dyfishtë për të mbrojtur efektivisht individët, duke e shpërndarë
megjithatë rrezikun në sistem. Pak ashtu si pluhuri i arit, manna
legjendare, për të cilën flet Testamenti i Vjetër, që iu nevojit shumë
popullit hebre për të shkatërruar në të njëjtën kohë armiqtë e tij (por
këtu bëhet fjalë për banka dhe klientë).
ثshtë fakt se turbullira më e fundit ka hedhur më shumë se një
dyshim mbi mundësinë e humbjes së kontrollit të sistemit monetar
dhe të paradoksit që bankat qendrore, të krijuara për të garantuar
stabilitetin e sistemit, janë të detyruara të ndërhyjnë me nxjerrje
masive monedhash të reja për të evituar pasojat e destabilizimit të
tyre. ثshtë rishfaqur problemi i raporteve ndërmjet "arit" dhe politikës,
me të cilin kemi hapur këtë diskutim që po bëjmë, në një mënyrë
akoma më të "çuditshme", duke risjellë një propozim heretik, i cili
duhej të zgjidhte me themel problemin e teprimeve të çrregullimit
bankar, duke eliminuar bankat.
Propozimi lind nga një provokim i një afaristi gjerman në vitet
tridhjetë, Silvio Gezel, i cili propozoi, me qëllim eliminimin e harxhimit
joproduktiv të akumulimit financiar, aplikimin e kredive me një interes
negativ, me pagesën e një takse vjetore që do të reduktonte
gradualisht vlerën. Propozimi është bërë dhjetë vjet më parë nga i
ashtuquajturi "Bromsgrove Group", ose grupi i "Money Reformers",
në një formë më të artikuluar që përfshin të tërë politikën fiskale dhe
monetare. E thënë ndryshe, në vend që të mbledhë të ardhura me
taksa ose përmes kreditimeve, qeveria mund të krijojë monedhë për
të financuar direkt investime publike ose konsumet individuale:
monedhë të shpërndarë ala Keins dhe të ngarkuar me interes negativ
ala Gezel, që do të ishte e shpenzuar shpejt në konsume dhe investime,
duke shmangur një tepricë inflacioniste të kërkesës në sajë
të rritjes së menjëhershme të ofertës dhe një mungesë të kërkesës në
sajë të mungesës së kursimit.
Para se të buzëqeshni, mendoni një moment si na fton të veprojmë
James-i i çmendur në një bisedë të këndshme imagjinare për Sëiftin,
leximi i së cilës nuk është i këshillueshëm për bankierë me tension
të lartë. Nuk do të jetë megjithatë e nevojshme që të kujdesen për
"arteriet" e tyre, shumë të provuara në këto kohë. Ka metoda pak më
të çuditshme për të rivendosur një kontroll të financës. Për shembull,
të ndërtojmë një farë rendi
ndërkombëtar ala Breton
Vuds, të paktën duke rimarrë
dhe rinovuar idetë që
atëherë Keinsit iu desh t'i
braktiste, jo për të adoptuar
një monedhë të vetme
botërore, siç sugjeronte ai
bankor-in, por për të realizuar
me një marrëveshje të
përbashkët një sistem të
ekuilibruar dhe të rregulluar
të raporteve të qëndrueshme
ndërmjet monedhave
botërore: sot dollari
dhe euroja, nesër kush e di.
Sigurisht, do të duhej në
Evropë një qeveri evropiane që të ishte në gjendje të përdorte monedhën
e saj të fortë duke përforcuar me një politikë makroekonomike
evropiane një ekonomi të dobët (të kundërtën e asaj që bën Amerika).
Euroja ka lindur nga serendipity (rastësia fatlume). Serendipi,
një mbret mitik, u bë i famshëm sepse, duke kërkuar një gjë, gjente
një tjetër akoma më të rëndësishme. Euroja duhej të ishte një "frangë"
e fortë, asgjë më shumë. Në të kundërt, është bërë një monedhë
botërore me qendër në Frankfurt. Euroja mund të jetë më shumë se
një monedhë. Në fund të fundit, monedha është për vetë natyrën e
saj, në histori, më shumë se një monedhë e thjeshtë. ثshtë pjesë integrale
e identitetit të një kombi. Deri dje nuk ishte e mundur të mendohej
Gjermania pa markën, Franca pa frangën, Greqia pa dhrahminë
dhe deri Italia pa liretën e saj, së cilës i atribuohen sot nostalgji
të padiskutueshme. Për këtë, akti me të cilin është krijuar euroja nuk
bën pjesë vetëm në historinë monetare, por dhe në historinë e madhe.
ثshtë pikërisht investimi i parë i vërtetë politik krijues i një kombi
evropian, hapi i parë i ndërtimit të një fuqie evropiane me një vokacion
të fortë ekuilibrues në çrregullimin botëror. Do të mund të evitonim
atëherë që, siç ngjet sot, një pjesë e rëndësishme e pasurive
tona reale dhe potenciale të marrë rrugën e planetit të largët, ku perënditë
e panjohura të financës drejtojnë fatet tona.



PARAJA
Sipas një legjende që vjen nga
sumerët dhe nga babilonasit,
ari është nxjerrë nga barku i
Tokës për llogari të perëndive
që banojnë në një planet të
largët dhe që përdorin skllevër
njerëzorë për të nxjerrë ar në
minierat e planetit blu

EUROJA
Euroja duhej të ishte një
"frangë" e fortë, asgjë më
shumë. Në të kundërt, është bërë
një monedhë botërore me qendër
në Frankfurt. Në fakt është më
shumë se një monedhë e
thjeshtë. ثshtë pjesë integrale e
identitetit të një kombi
 
Pe: Ari i djallit

kam degjuar dhe lexuar shpesh here per "mana" qe ndeshet ne bibel ne forme ushqimi etj ne fakt nuk e kisha degjuar kurre dhe lexuar kurre qe "mana" ne bibel do te ishte sinonim i arit.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top