Argo ❣️

Lauri

Anunnak
Nuk ka qen më besnik se Argos, ai priti 20 vjet që Uliksi të kthehej në Itakë dhe ngordhi duke tundur bishtin me dhimbje sapo pa të zotin të kthehej, duke qenë i vetmi që e njohu pas maskimit të tij si lypës.
Por cila është historia e qenit Argo? Në pjesën e parë të Odisesë nuk flitet shumë për qenin. Uliksi është i ri dhe jeton në Itakë, Argo është shoqëruesi i tij i gjuetisë përpara se të niset në udhëtimin e gjatë që të gjithë e njohim.
Pas 20 vitesh, Uliksi më në fund arrin të kthehet në Itakë dhe maskohet si lypës aq shumë sa nuk njihet as nga miqtë e tij më të ngushtë e as nga të afërmit. Pikërisht në këtë moment lindi “miti Argo”.
Një histori e trishtë që të bën të mendosh.💞
Ky fragment i mitologjisë së Uliks me Argo ka frymëzuar mjaft poet dhe artist të artit e kulturës..
By Lauri 👍
EVIargo-ulisse.jpg
e31760ea4f.jpg
740argo-ulisse2.jpg
 
Peritas ka qenë një tjetër qen i famshëm, qeni i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Sipas Valerio Massimo Manfredi në romanin bazuar në dokumente dhe fakte historike "Aleksandri, Biri i ëndrrës", Peristas e shoqëronte Alaksandrin edhe në disa beteja.
 
@E**A** ti lexon mjaft më duket..
Na sill copëza, fragmente, pjesë shkrimesh, dy fjalë përshkrim mbi diçka që mund të jetë info që hap një horizont, një dritare më shumë në dije, një pikënisje për diskutim...🤷
 
Jam bërë pak dembel kohët e fundit. Po do sjell herë pas here ndonjë pjesë ke tema "fragmente nga librat". Këtë librin kur e kam lexuar unë në 2008-2009 ka qenë botuar me 3 vëllime. Pastaj ja dhashë dikujt e nuk e mora më. Kohët fundit e kam parë që ka dalë ribotim me një vëllim të vetëm. Do e mar thjesht ta kem në biblotekë. Tani po lexoj "Betejat e humbura të Tiranës" nga Bamir Topi, është shumë interesant nga përmbajtja dhe fotot. Para këtij botoi një libër "Të vërtetat e një presidenti", u hoq nga qarkullimi pak pasi u botua, nuk e di arësyen pse.
 
Historia e harkut të Uliksit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Argos

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Me ka frymezuar edhe mua si te pagezoj qenin tim te pare dhe te fundit...
Kam pasur vetem dy kafshe shtepiake ne jeten time, Red maçokun dhe Argo, pastorin gjerman😍
Sot e kesaj dite e kam te veshtire, shume te veshtire te mbaj mace ose qen ne shtepi pas ikjes se tyre nga kjo bote, sidomos ikjen e Argos e kam perjetuar shume keq, per menyren si u ndame...
 
Paske të drejtë... Uliks 👍
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top