Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Argëtuese: Humor fundjave

Duke shikuar nëpër kompjuter gjeta këtëshkrim të mikut "Kontinenti", i cili vërtet ka qenë një artist i rrallë...
****

Dec 25, 2023

Interviste me Gi de Masha

- Zoti Gi, ju keni ditelindjen sot, apo dhe dje, po nuk ka rendesi. Une si gazetar i Forumit tonë, dua t'ju bej disa pyetje.
- Me kenaqesi do ju pergjigjem
- Ke keni inate ne forum?
- Une i kam inate te gjithe.
- Perse i keni inate?
- Se jane te gjithe te keqij.
- Po pse ju rrini ne forum me ata?
- Sepse kemi nevoje per te keqijte dhe kete e bej qe te jem i angazhuar per korrje-shirjen, me fal per mbrojte-sulmin.
- Me thoni ndonje emer zoti Gi?
- Jua thashe, te gjithe.
- Te filloj une nga emrat.
- Fillo.
- C'mendoni ju per Prishtinasin?
- Nuk mendoj mire per ate une.
- C'ju ka bere ai?
- Asgje nuk me ka bere.
- Po pse mendoni keq?
- Po sepse nuk me ka bere gje, dhe duhet te jete shume i poshter sepse ai ruan rastin qe te me beje keq mua. Por, une mbrohem mire, jam i kujdesshem, jam dhe njeri i mire un, apo nuk e di ti?
- Une e di, por nuk e dine ata te tjeret.
- Ashtu pra.
- Anemonen e keni inate?
- Natyrisht qe e kam inate. Nje here ne Paris, i shkrova dhe i thash te dalim per kafe, por me tha, dua te shkoj ne opera. I thash te vij dhe une ne opera, me tha, e ku merr vesh ti nga opera, se atje nuk ka cifteli. Une si muzikant i di mire keto gjera. Opera behet me nje qemane te madhe dhe me ca fyej qe shkelqejne. Une i bi mire fyellit kurse ajo me thote se nuk di ti nga opera. Ke pare ti keshtu? Po e di une shume mire se kush qendron pas saj.
- Kush qendron?
- Ai pushti, Konti, ai e ndaloi qe Anemona te shkonte ne opera me mua.
- Por, thone per ju zoti Gi se keni shkuar nje here ne balet dhe keni thene dicka, ndryshe nga njerzit e tjere.
- Cfar kam thene...pershtypjet e mia kam thene. Baleti ishte i bukur, kam thene, dhe kur pashe ato vajzat qe ngriheshin ne maje te gishtave, kam thene se, perse nuk kane gjetur vajza me te gjata. Kaq kam thene. Ku eshte e keqja ketu? Une jam kritik arti dhe i qendroj kritikes time, sepse nuk eshte nevoja te ngrihesh ne maje te gishtave, vajza te gjata ka plot.
- Po, keni te drejte zoti Gi. Ju shpesh thoni ''qafiri Drague'', perse e keni inate Draguen, nderkohe qe ai eshte shume i mire dhe urte dhe mbi te gjitha eshte dhe i bukur.
- Heeee....c'me ka punuar mua ai horr, edhe kur eshte me hene te mire ai me quan ''dallaverexhi''. E c'me duhet mua bukuria e tij. Ai edhe kur kam ditelindjen thote; nuk me qethet per enveristat. Edhe kur i thone se nuk fyhet tjetri per Krishtlindje, ai thote; une jam ateist. Ai ka punuar pas kurrizit tim me shume te tjere atje ne forum.
- Kush jane keta te tjeret? Mos e keni fjalen per Kontinentin?
- Aiiiiii...ai eshte me horr se Drague. Jo nuk ka punuar me ate jo, por me te tjere ka punuar. Me Kontinentin, ai punon per gjera te tjera, ende me te keqia.
- Pra Kontinenti nuk ju ka bere gje apo jo?
- Ehhh...po te te flas per ate horr do shkoje gjate, te thash, ai eshte me pusht se Drague.
- Disa kohe me pare u hap nje votim i lire per te zgjedhur ose mister Forumin, ose Miss Froumin, ku edhe ju ishit nje konkurent i forte. Cfar mendimi keni per ato votime dhe si u ndjete qe ju nuk fituat?
- Votim i lire the? Pse votim te lire e quan ti ate?
- Pra ju dyshoni se ju kane vjedhur votat?
- Une nuk dyshoj, une e di qe m'i kane vjedhur votat.
- Kush ju a vodhi, mos valle fituesja aktuale Miss Rexhina?
- Degjo Demken ti, se nuk merr vesh ti nga votimet. Une ecja drejt e drejte si gjithmone, se ti e di qe une eci keshtu apo jo?
- Po e di.
- Atehere, une u paraqita ne votime me sinqeritetin e madh, ashtu sic e kam, pra nje sinqeritet demkian dhe nuk e dija qe pas kurrizit tim, luhej loja e piset e vjedhjes se votave dhe ajo Rexhina qe ju e dini per te mire, ajo eshte me e keqja nga te gjithe, aq sa ka shok Kontinentin...c'te te them me teper. Me thuaj me ke rri e te them se kush je. Kontinenti nje cope hajdut eshte bashke me ate qaf-rrjepsin Drague.
- Por, Rexhina fitoi voten popullore, ndaj dhe mori kuroren e lavdise.
- Voten popullore the? ....he he he...e kush e pyet popullin. Ky staf i poshter qe kemi ketu, qe ben vetem komplote. E nje Mistrecen ti?
- E njoh, posi.
- Pse e ka emrin Mistrece ajo, di gje ti?
- E ka kot.
- Jo jo nuk e ka kot. Ajo bashke me Mian bene punen me te piset qe mund te beje nje njeri. Ma hodhen se me thane; bej koalicion me Rexhinen. Une e hengra...une keshtu qe nuk e ha kurre, por ja qe e hengra se.
- Bere koalicion?
- Bera, bera...por ketu ishte loja e piset, sepse e pane qe po fitoja une dhe vune Rexhinen ne koalicion qe ishte nje humbese...ta perseris prap...ishte nje humbeeeeeseeeee. Dhe te gjitha votat e mia, i mori Rexhina se gjoja ishim ne koalicion dhe nxorren ate te fituar. Staf me i poshter se ky nuk kam pare...dhe une kam pare shume se ketu ne Danimarke ka shume njerez neper trena e tramvaje.
- Po Mia, c'lidhje ka zoti Gi? Ju sikur keni shkuar mire me te.
- Ashtu eshte, nuk ka lidhje, por Mian e shtyu Rrelsja.
- Po Rrelsja nuk eshte ne komisionin e zgjedhjeve.
- Prandaj pra ta thash qe ti nuk merr vesh nga votat, Rrelsen e futi Enisa, kurse Enisen e futi Pablo.
- Edhe Enisa qenka ne valle? Po Enisa pse duhej te perdorte Rrelsen?
- Nuk donte te binte ne sy.
- Po Enisa, cfar kishte me ty, i ke bere gje asaj, e ke fyer?
- Enisen, jo kurre, por mori hakun e Pablos, se nje here ia shava mustaqet dhe ai e kaloi ate pasdite shume keq. Enisa...qe donte gjera te tjera, nuk pati asgje sepse Pablo nuk ishte mire nga gjendja shpirterore, ndaj dhe ajo mori hak. Hakmarrje femrash, mor zoti gazetar, nuk te falin ato jo. Ndaj ajo perdori Rrelsen, qe kjo t'i thoshte Mias.
- Qenkan te thella kto pune zoti Gi.
- Loje e piset stafore, kaq te them. Jo vetem kaq, por del ajo bukuroshja, Rrexhina dhe i drejtohet stafit e i thote qe t'ia japim kupen e fitores Gi de Mashes per nje jave.
- Po e ka thene. Por e ka thene me gjithe zemer zoti Gi.
- Cfar zemre mor zoteri, se ishte e shtyre, se pas saj del ai maskarai Kontinenti dhe thote; ne asnje menyre, eshte verdikti i popullit, gjoja sikur e ka mendjen tek populli. Pas ketij maskarai, del maskarai tjeter ai Drague dhe thote; jo po t'i gjejme dhe dashnore atij. E kupton se deri ku shkon poshtersia me Draguen dhe Kontinentin...ptuhhhh, maskarejte. Kane qene ne loje keta hajdute te ndyre. Ne burg..ne burg kane qene qe te dy. E kupton se ku kane rene votimet tona. Ndaj dhe une nuk fitova. Ne fakt fitova, por m'i vodhen votat. Perderisa ndihmohen dhe nga kryetari i madh, e cfar pret me ti.
- Pse dhe kryetari i madh qenka me anen e ketyre?
- Ai eshte me i keq nga te gjithe, mos e mendo si burre te mire se ai i shtyn keta. Kam te dhena qe edhe i ka paguar numuruesit. Kurse atyre dy horrave qe kane qene ne burg, kam marre vesh se ky i ka nxjerre nga burgu me dokumente fallso.
- E cuditshme!
- Mos u cudit hic, sepse une kerkova qe te menaxhoj konkursin e letersise qe ia kane lene Regines. Doli ky kryetari e tha; konkursin do e menaxhoje Regina te shikojme muajin tjeter apo vitin tjeter. Kur une kerkova menaxhimin e konkursit, u be nami atje ne staf duke diskutuar per mua sepse u tremben ata, ngaqe une nuk bej me hile. Ata e vendosin se kush shkrim do fitoje ne konkurse dhe gjoja sikur duket se votat jane te popullit, ndaj nuk ma dhane mua menaxhimin se e dine qe une i bie kokes e nuk bej hile. Ma njohin ndershmerine ata mua, ndaj kane frike.
- Po emri Pier Thomas, cfar ju thote zoti Gi?
- Kush eshte ky, ai shkrimtari qe me thote se po ia frohem vdekjes?
- Pse keshtu ka thene?
- Po, ashtu ka thene, ai e ka mendjen tek libri i tij VQ.
- VQ...cfar do te thote?
- Vizione te Qarta, aty ai jep te ardhmen e botes dhe atij libri i eshte rritur cmimi sepse nuk gjendet me shumice. Ende nuk e kam lexuar sepse nuk e gjej dot, por kam bere porosi me 100 euro vetem ta kem ate liber e ta lexoj. Po cfar t'i thuash Pjerit, se ai nuk e ka me te keq jo, se shkrimtar eshte. Keta shkrimtaret fluturojne neper re.
- Zoti Gi, po per Cool_shqipen cfar mendimi ke?
- Maskara eshte.
- Ashtu e?
- Po po, se dhe ai u perpoq te me dilte perpara dhe e futen ne gare vetem qe te hiqte vota e te mos fitoja une.
- Po per peshkaqenin33 cfar mendoni?
- Ky eshte me maskara se Cooli, sepse ky e futi Coolin ne gare se Cooli vete e kishte mendjen ne nje miting te Trumpit dhe ky djall ia prishi mendjen, sepse kishte marre fonde nga kryetari i madh. Cooli, donte te blinte nje makine te re, dhe pranoi. Ia ke pare makinen Coolit ti? E ka Lexus te fundit. Ku i gjeti parate ai? Me rroge nuk behen leke or lum miku, degjo Demken ti se kam pare shume une, se ne Danimarke ka shume njerez ne rruge dhe une i shikoj kur ecin.
- Dhe se fundmi zoti Gi, po ne qoftese Drague vinte dhe te shtrinte doren e miqesise, a do e pranonit?
- Bahhh...doren e armikut te pranoj. Po erdhi, do te thote se e kane futur dhe kush e di se cfar plani kane. Ai Kontinenti, nuk rri kurre pa bere plane dhe une po pres ca dokumente per poshtersite qe kane bere ne votime.
- Dokumentet do t'ju a sjelle ndonje mik apo jo?
- Sugar do i sjelli.
- Epo doli nje qe nuk ka lidhje me keta njerez te keqij e me votimet.
- Kush tha se doli? Pse si mendon se Sugar eshte jashte ketij komploti? E kane futur dhe ate.
- Kush mund ta kete futur?
- Ai pushti, Kontinenti, bashke me ate horrin Drague. Keta te dy i prishin mend dynjase, vjedhin dhe u japin njerzve nen dore, ndaj dhe une nuk fitova ne votime.
- Une ju falenderoj zoti Gi per intervisten qe me dhate.
- Ik, ik se dhe mua s'po me lene nipat e mbesat, se do dal me ta qe vdekte gjyshi per ta. Poshte votimet, poshte fituesja e votimeve qe m'i vodhen, poshte Drague dhe Konti, maskarejte qe rrine ne hije vete dhe bejne poshtersira e vjedhin votimet per miqte e tyre qe te livadhisin si t'ua doje qefi pastaj. Poshte kryetari i madh se eshte bere me keta.
- Zoti Gi, por ju doni shume Edi Ramen, thone se dhe ai me votimet sikur....?
- Lere ate se atij i takon, ai le te vjedhe, por jo keta hajvane qe pak vota me lane aty se te tjerat m'i moren.
- Edhe nje here faleminderit zoti Gi.
- Faleminderit gjithashtu...te fala ...he he he...Demke xhani.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back