Gi de Masha
Anëtar i ri
Duke përjetuar çaste beqarie...
Po i bie trup, për t’u ngushëlluar!
Më vjen një mesazh në Viber nga një mik i vjetër:
– Hë, mor Demkë, ku je zhdukur, se s’po të shoh më as online?
– Varja... – ia kthej, i shpërqendruar, pa pikë qejfi.
– Hë, ça pate o shpirt i shqetë, a je mirë të paktën?
– Eeeh... jam gjallë si peshku në zall, mezi lëviz...
– Fol mor, ça e mirë të paska gjetur, se na trembe!
– Ooooo, jam duke përjetuar çaste beqarie... 10 ditë rresht!
– Aaaa, qenke çaprazit’ me plakën?!
– Jo mor burrë, se helbete ndonjë çaprazitje ndodh... por zgjat 2-3 ditë, pastaj flasim prapë, gjej ndonjë “fjalë magjike”. Demka kur do ( kur është ngushtë si në këtë situatë), di çfarë të thotë...
– Po pse, këtë herë 10 ditë ... të iku magjia për t'ia mbushur mendjen plakës?...
– Se s’e kam këtu more... s’është fare në shtëpi...
(pastaj vijuan edhe disa fjalë, që për hir të etikës nuk po i përmend këtu
)
Por, pyetja që shtrohet është:
Si i përjetoni ju çastet e beqarisë dhe sa ju zgjat “çaprazitja”?
Ju përqafon me dhembje shpirti,
– Demkë xhani, (aktualisht... i vetmuar