Argetim me Google

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Aki
  • Start date Start date

Aki

misfit
ehh pak kuriozitet nga bota virtuale...a i dini gjerat qe mund te beje google vetem me nje fjale te vetme?
Ehhh ja disa nga ato nese ndonjehere bezdiseni para pc e s'keni c'te beni :P

1.Askew -askew domethene dicka qe s'eshte e drejte, e keshtu cfare mendoni se ndodh nese ne Google shkruani askew? Ekrani i Google shtremberohet :D

2.Goglogo - provoni te shkoni ne goglogo.com dhe shkruani cfaredo emri te doni dhe google do krijoje nje logo per ju :D

3. (sqrt(cos(x))*cos(200x)+sqrt(abs(x))-0.7)*(4-x*x)^0.01, sqrt(9-x^2), -sqrt(9-x^2) from -4.5 to 4.5 - e di eshte shume e gjate keshtu qe do lodheni duke e shkruar, por beni copy paste sic e bera une dhe direkt ne google search de do ju del grafiku i nje zemre ^_^

4. 42 - per ata qe kane pare The Hitchhikers Guide to the Galaxy (dhe definitivisht ua sugjeroj :D). Eshte nje film humoristik ku protagonistet kryesore dalin ne udhetim per te gjetur pyetjen dhe pergjigjen perfundimtare. Dhe cila sipas jush eshte pergjigja e jetes, universit dhe gjithckaje, patjeter qe 42 :P. Shkruani ne Google: What is the meaning of life, universe and everything dhe shikoni pergjigjen :D

5.A long time ago in a galaxy far far away - keni pare ndonjehere Star Wars, jo? Ehh kjo eshte fraza e famshme hyrese nga filmi dhe nese shkruan ne google pikerisht kete fraze ekrani i google do i shfaqe adresat njesoj sic dalin fjalite ne skenen hyrese te filmit.

6.The loneliest number - nese shkruani kete ne google dhe pyesni per numrin me te vetmuar google do pergjigjet: 1. :)

7.do a barrel roll - dhe google do beje nje rrotullim per ju

8.Google gravity- shtypni kete ne google dhe anash shtypni 'i'm feeling lucky' dhe shikoni si rrezohen shkornjat e google :)

9.recursion- e dini ate momentin kur shtypni dicka gabim ne google dhe google u korrigjon? ehh nese shkruani recursion sakte google prap do pyese, did you mean recursion? E pse? Nga qe recursion domethene perseritje :)

10. google in klingon - ehhh per adhuruesit e star trek (qe sjane ketu :P) google ka versionin e tij ne gjuhen klingone :D

11. anagram - dhe google te pyet did you mena nag a ram? :)

12. google pacman -shtypni dhe luani :D

13.zerg rush - yhyyy kur fillojne zerot te biejne nga qielli, mendoj siper ekranit dhe i shkaterrojen gjithe shkronjat :), inspiruar nga Star Craft

14. dhe se fundi provoni 'pasqyren' e google - elgoog.im dhe shtypni gjithe butonat e shikoni si ndryshon ekrani i google :)

Argetim te kendshem :P

 
Back
Top