Ardianët

BeniT

Donatorë
Ardiejtë (Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të liqenit të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqëve (300 000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mbretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r si pakica të vogla
 
Titulli: Ardianët

Mbretëria e Ardianëve (231-168 p.K.)

Kjo mbretëri u formua në shek.III p.K., pas dobësimit të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane përben bashkimin më të rëndësishëm politik që u formua nga ilirët. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168 p.K. Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më parë enklejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë Ardiane u bë Shkodra. Në këtë kohë shteti ilir arriti organizimin më të larztë social-politik. Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilirie. Baza e shoqërisë ilirie ishin qytetarët e fshatarët e lirë dhe skllevërit. Fshati ilir tek ardianët kishte një numër të madh fshatarësh të shpronësuar, të cilët ishin të detyruar qe një pjesë të prodhimit t'ua dorëzonin zotërve të vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri trashëgueshme. Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të drejtë ta zinin edhe gratë. Qytetet kishin të drejtën e vetëqeverisjes së tyre, brenda kuadrit të shtetit ilir; në krye të tyre qëndronin polidinastët, sundimtarët e qyteteve. Në kohën e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretërisë Ardiane gjatë tri luftërave kundër sulmeve të pushtusve romakë.
 
Titulli: Ardianët

Ndërsa shtetet e enkelejve, taulantëve dhe ai i Epirit, aty nga mesi i shek. III ishin dobësuar dhe së shpeji ranë si pasojë e luftave shkatërrimtare dhe të përgjakshme të jashtme dhe të brendëshme, një shteti ri ilir, shteti i ardianëve. Doli në arenën politike me një energji të madhe. Vendbanimet e para të ardianëve ishin krahinat që shtriheshin në veri të lumit Narona (Narenta a sotme) deri në tokat e dalmatëve. Në mesin e shek. III mbret i ardianëve ishte Agroni (250-231 para e. sonë).
Gjatë sundimit të tij shteti i ardianëve u bë i fuqishëm. Ai përgatiti forca të mëdha detare e tokësore, “më të mëdhatë që kishin pasur deri atëhere mbretërit e Ilirisë”, siç thotë Polibi. Këto forca i dhanë mundësi Agronit të bënte një politikë të jashtme aktive. Në fillim ai sulmoi dhe bashkoi me shtetin e vet disa nga kolonitë greke të bregdetit dalmatin.

Prej tyre, Farin dhe Korkyrën e Zezë ai i pushtoi me lehtësi, kurse Isa i qëndroi për një kohë të gjatë sulmeve ilire. Pas kësaj Agroni ndërmori një varg veprimesh detare nëpër Adriatik e Jon. Anijet dhe njerëzit e tij arrinin deri thellë në brigjet e Greqisë. “Lakonia është bërë plaçkë e piratëve ilirë”, thoshte mbreti i Spartës, Kleomeni. Krahas me sulmet detare Agroni sulmoi nëpër tokë Ilirinë e jugut. Ai nënshtroi dokleatët (në Mal të Zi) dhe zuri qëndrën e labeatëve, Shkodrën. Më vonë, nën sundimin e ardianëve hynë qyteti Lis, parthinët dhe fise të tjera ilire, të cilat më parë bënin pjesë në mbretërinë e taulantëve.

Mbretëria a ardianëve tani shtrihej në një teritor të gjërë që përfshinte Dalmacinë e mesme dhe ishujt dalmatinë, Hercegovinën e jugut dhe tokat e Shqipërisë deri në Vjosë. Pushtimet e njëpasnjëshme e shtuan shumë fuqinë e shtetit ardian dhe e rritën autoritetin e tij politik në sy të fqinjëve. Ato i lejuan Agronit të korrte një fitore tjetër - diplomatike - të vendoste marrëdhënie aleance me një nga fuqitë më të mëdha të Ballkanit në atë kohë, me Maqedoninë.

Kjo aleancë i dha atij mundësi ta zbatonte më me lehtësi politikën e pushtimeve. Në marrëveshje me mbretin e Maqedonisë, Dhimitrin e II Agroni sulmoi nga deti, më 231, etolët, të cilët kishin rrethuar qytetin Medion të Akarnanisë dhe po kërcënonin pavarësinë e tij. Etolët e thyen keqas nga sulmi i fuqishëm i ushtrisë ilire dhe qyteti shpëtoi nga rrethimi. Kjo fitore i dha ilirëve plaçkë të madhe e skllevër të shumtë.Pas vdekjes së Agronit (231 para e. sonë) politikën e tij e vazhdoi e shoqja Teuta, e cila sundoi si tutore e mbretit të vogël Pines.
 
Titulli: Ardianët

kur mendon qe ne ate kohe keto fise ishin aq te avancuar dhe sot ne gjoja pasardhesit e tyre jemi te fundit ne Evrope ,
atehere shtohet vetvetiu pyetja ; Te jemi vertet pasardhsit e tyre !!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top