Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arabia Saudite do të marrë shpejt vendimin për njohjen e Kosovës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Mbretëria e Arabisë Saudite do të marrë shpejt vendimin për njohjen e Kosovës, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite në OKB, Abdullatef H. Sallam, në takimin që ka zhvilluar në New York me ministrin e Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Sallam i ka përcjellë ministrit Hyseni përgëzimet e mbretit dhe të Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për përparimet që ka arritur Kosova. Ndërsa ministri Hyseni ka thënë se me njohjen e Kosovës Arabia Saudite do ta ndihmonte një shtet të sapolindur, do ta ndihmonte stabilitetin politik dhe ekonomik të tij, pra do ta ndihmonte shumë popullin e Kosovës.

Ministri Hyseni po ashtu ka kërkuar që Mbretëria e Arabisë Saudite të votojë kundër projekt-rezolutës serbe për Kosovën, me të cilën do t'i kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një mendim për legalitetin e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës.


Gjithashtu ministri Hyseni është takuar me ambasadorin e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë në OKB, Augustine P. Mahiga. Ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën nga Tanzania, votë kundër projekt rezolutës serbe, si dhe ndihmë nga ky vend udhëheqës i radhës i Unionit Afrikan për të sensibilizuar vendet e këtij unioni që të mos e përkrahin nismën serbe dhe që të njohin pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur. /KTV/
 

Attachments

  • arabia1.jpg
    arabia1.jpg
    46.4 KB · Shikime: 12
  • tanzania.jpg
    tanzania.jpg
    39.6 KB · Shikime: 6
A thu se do jete kjo ceshtje ditesh, javesh apo muajsh :ciaoo: siq tha edhe me i shkreti i analistave Kosovare, Shkelzen Maliqi :lexim::lexim::lexim::lexim: edhe femija i djepit e ka kuptuar se eshte ceshtje javesh, e muajsh por problemi qendron ne ate se ne te vertet sa zgjat kjo ceshtje javesh dhe muajsh :lexim:qe si duket si shihet fundi :gjujpeshk:
 
Mua me duket si Tallja e Radhes.. ka gati 9 muaj qe Kosova ka shpallur pavarsine dhe arabet akoma tek ura jane ne vend numero.. Bla bla bla çfare presin akoma? 1 vjetorin e pavarsise, apo 10 vjetorin??
Po qiqra ne hell, prit gomar te mbije bar i thone kesaj!!
:lexim:
 
Do ta njohin Insha-Allah (A) !
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back