Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

AQSH zbulon pergamenin e rishkruar në shek. X

804_1311019895608594_2987193459552834583_n-286x200.jpg


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zbulon një dokument të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një dorëshkrim, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, i cili ka 8 fletë palimpsesti, i vetmi, me sa dimë, sot në Shqipëri.

Palimspesti, që nga greqishtja do të thotë “gërvisht/pastroj përsëri”, është pergamena e rishkruar apo e ricikluar. Kur një fletë apo një fragment dorëshkrimi në pergamenë bëhej i papërdorshëm, fletët e shkruara pastroheshin na shtresa ekzistuese e shkrimit përmes një procesi ende të diskutuar sot, dhe përdoreshin për t’u rishkruar përsëri.

AQSh sqaron se nga shtresa e poshtme e shkrimit – scripta inferior – kuptojmë se pergamena e ripërdorur daton në shek. X, kurse shtresa e sipërme – scripta posterior – daton në shek. XIII.
Dorëshkrimi, sipas gjasave, është prodhuar në zonën e Otrantos në Itali dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSh ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës./ata/
 

Attachments

  • 804_1311019895608594_2987193459552834583_n-286x200.jpg
    804_1311019895608594_2987193459552834583_n-286x200.jpg
    10.2 KB · Shikime: 0
Titulli: AQSH zbulon pergamenin e rishkruar në shek. X

Kodikët e rrallë të shekullit 12-14, ja çfarë zbulojnë për Shqipërinë.


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka nxjerr në pah disa dorëshkrime italo – bizantine.
Në Fondin “Kodikët e Shqipërisë” të AQSH bën dallim një grup kodikësh që datojnë mes shekujve 12-14, të cilët janë prodhuar në zonën e njohur si Terra d’Otranto, në Italinë e Jugut.

Kodikët e kësaj zone njihen në paleografi si kodikë “italo-grekë” ose “italo-bizantinë”. Dorëshkrimet bartin shenja specifike, që njihen si tipare të kodikëve të Otrantos-s: pergamenë e cilësisë jo të mirë, e cila ka vrima dhe qepje, si dhe herë-herë përdoret pergamenë e rishkruar (palimpsesti), stili i dekorimit dominohet nga ngjyra e kuqe dhe blu, shkrimi i përket stilit që emërtohet “stile di Reggio”, germat nistore paraqesin ndikim nga kodikët latinë (në formë dhe përmbajtje), titujt e teksteve dallohen nga shenja “yellow-wash” (theksohen me ngjyrë të verdhë pësipër).

Ndodhja e këtyre dorëshkrimeve në Shqipëri vetvetiu flet për lëvizjen e lirë të librit, pozitën e Shqipërisë që edhe në kulturën librore zë një vend mes Lindjes dhe Perëndimit, marrëdhëniet intelektuale dhe kulturore të Shqipërisë me ato zona të Italisë, të cilat edhe pas shkëputjes nga Bizanti, mbeten kulturalisht në Bizant.

Koleksioni, pjesë e të cilit janë këta dorëshkrime, ka qenë pjesë e trashëgimisë të ruajtur nga komunitetet ortodokse në Shqipëri, deri sa u bë pjesë e pasurisë dokumentare që sot ruhet në AQSH.


Mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back