Apple, televizion dhe kompjuter në celular!

redi-

Anëtar i Respektuar
TIRANE-Celulari i shumëpritur jo vetëm nga të rinjtë فphone 4,24, pritet të dalë në shitje duke nisur nga muaji qershor. Telefoni i artë u prezantua nga ana e Steve Jobs CEO i Apple në ‘Konferencën e projektuesve’ të organizuar në San Francisco të SHBA. iphone 4 i përcaktuar nga Jobs si ‘ Loja jonë e re’ është 24 % më i hollë se modeli i mëparshëm.

Jobs u shpreh se ndiente kënaqësi dhe ishte i gëzuar që kanë prodhuar telefonin më të hollë të rruzullit. Produkti me një hollësi prej 9,3 mm ka dy kamera , mundëson komunikimin me pamje mbi 3G dhe mund të kthehet në konferencë me video.

Kamera 5.0 MP ka cilësinë e fleshit LED. Me anë të tij ju mund të merrni në video me një cilësi HD. Kjo kamerë regjistron 30 katror me 720 p në sek.
Por, çuditë e këtij aparati i cili ka cilësinë e televizorit dhe një përmbajtje të kompjuterit nuk mbarojnë me kaq. Tek iPhone 4 ka një sistem që ndalon zhurmën, mikrofon dhe hyrje zëri.

Korniza prej metali që rrethon celularin në të njëjtën kohë luan rolin e antenës ndërsa trupi përbëhet prej çeliku të pandryshkshëm.

Cilësia e ekranit është 4 herë më e lartë kështu arrihet një pamje e një cilësie të lartë. Duke thënë se “syri i njeriut nuk arrin të kapë pamjet mbi 320 px por ne garantuam një pamje prej 326 px”, Stebe Jobs lavdëroi cilësinë e ekranit të ri. Emri i ekranit të ri është retina. Përmasat e ekranit janë 3,5 inç, me përmasa 960x 640.

Aparati përdor operatorin A4 të Apple, me këtë sistem bateritë mbajnë 40% më shumë se modeli i mëparshëm.
Lojërat e reja akselerometër të aparatit mundësojnë luajtjen në të gjitha drejtimet. Përveç kësaj u prezantua dhe sistemi i ri menaxhues i njohur si iPhone OS.

iPhone 4 do të dalë në shitje me 24 qershor. Kjo datë është e vlefshme për Amerikën, Kanadanë, Gjermaninë, Anglinë dhe Japoninë. Në muajt Gusht dhe Shtator do të dalë në shitje në vende tjera.

Aparatët iPhone 4 do të jenë me dy ngjyra të bardhë dhe të zezë. Modeli 16 GB me kontratë do të shitet 199 dollarë ndërsa modeli 32 GB 299 dollarë.

(d.b/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Apple, televizion dhe kompjuter në celular!

Para HTC nuk e ve iPhonin eshte me prefeksionist dhe me shume opsione se iphoni
 
Titulli: Apple, televizion dhe kompjuter në celular!

edhe HTC eshte njesh, por nuk eshte keq iPhone
 
Back
Top