"Apolonia e Ilirisë”, mundëson vizitë virtuale në parkun arkeologjik

Shiko fotografinë 1771481
Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga më të bukurit dhe më të vizituarit në vendin tonë. Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, i cili tërheq vizitorët vendas e turistë të huaj.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se tashmë ka një mundësi më shumë për ta njohur e vizituar këtë park. “Aplikacioni "Apolonia e Ilirisë", i pari në Shqipëri ju mundëson vizitën virtuale në këtë thesar të trashëgimisë sonë kulturore.
Shkarkojeni nga play store, falas”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti, në një status të saj në Facebook. Parku arkeologjik i Apolonisw ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Rihapja e muzeut arkeologjik në pakrun e Apolonisë, por dhe peizazhi magjepsës,objektet dhe monumentet e shumta që mbart, vula e zhvillimit të antikitetit, e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti.

Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 620 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve.

Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për antikitetin! Apolonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apoloniate e arteve të bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Arkeologët e quajnë Apoloninë, Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10 për qind e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot. Territori i madh i mbuluar me monumente të ndryshme e bëjnë parkun arkeologjik Apolonia një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri.

Sot.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top