Apnea e gjumit

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
ا’është apnea?

“Apnea” do të thotë ndërprerje e përkohëshme e frymëmarrjes. Në sindromin obstruktiv të apnesë së gjumit (SOAP), pushimet e frymëmarrjes shfaqen në gjumë për shkak të mbylljes së kalimit të ajrit në farings.

Simptomat

SOAP-i diagnostikohet gjatë monitorimit të gjumit (polysomnografisë) Gërhitjet e rënda dhe përgjumësi e zgjatur gjatë ditës janë shenjat e zakonshme të SOAP-it. Simptoma të tjera të ditës dhe të natës janë:

Ditën

* Përgjumesi e zgjatur
* Rendiment i dobet
* Dhimbje koke e mëngjezit
* Keqësime të intelektit
* Kujtesë të dobet
* Përqëndrim i dobësuar
* Shenja të depresionit
* Djegie stomaku

Natën

* Gërhitje
* Apnea
* Gjume i keq
* Pagjumësi
* Marrje fryme naten
* Zgjime të shpeshta
* Djersitje
* Reduktim i libidos/impotence


اfarë e shkakton apnean e gjumit?

Obeziteti apo dhjamosja, forma dhe përmasat natyrale të faringsit, zënia e hundëve, alkooli dhe barnat që sjellin gjumë munden të gjitha të kontribuojnë në SOAP. Faktorët gjenetikë që influencojnë në formën e kockave të fytyrës mund të kushtëzojne po ashtu SOAP-in.


Parandalimi i apnese së gjumit


Meqenëse SOAP është e lidhur me obezitetin, masat që kanë për qëllim reduktimin e masës trupore mund të ndihmojnë për ta parandaluar atë.

Trajtimi i apnesë së gjumit


Mjekim më i mirë për SOAP është presioni nazal (hundor) i vazhdueshem pozitiv i rrugëve të ajrit. (nPVPRA).

nPVPRA

Për nPVPRA një pajisje e posacme dërgon një rrymë ajri nëpërmjet një maske e cila është e vendosur në hundë dhe presioni i ajrit e mban fytin hapur gjatë natës.

SOAP-i shton vdekjet në menyrë indirekte, pasi është faktor rrisku për hipertensionin arterial, sëmundjet kardiovaskulare dhe insultet cerebrale dhe gjithashtu ajo shkakton turbullime të gjumit që mund të jenë shkak i aksidenteve rrugore.

Numri i pacientëve të diagnostikuar me SOAP do të rritet në vitet që vijnë. Rritja e obezitetit në Europë do të kontribuojë më tej në rritjen e numrit të pacientëve me SOAP që kërkojne diagnostikim dhe trajtim.



mjekèsia.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top