Prodhuesi i njohur botëror i telefonave celularë Nokia, në bashkëpunim me universitetin e Tampere dhe Shoqatën finlandeze të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar, ka paraqitur versionin eksperimental të aplikacionit për celularë të cilin mund ta përdorin të verbrit.
Aplikacioni Nokia Braille Reader punon në prapavijë të sistemit operativ Symbian, derisa aktivizohet me pranimin e porosisë SMS.
Kur shfrytëzuesit i arrin porosia SMS, me shtypje në këndin e epërm të djathtë të ekranit aktivizohet lexuesi i cili nëpërmes dridhjeve “lexon” porosinë, shkronjë për shkronjë.
Në çdo moment shfrytëzuesi me anë të largimit të gishtit nga ekrani mund të ndërpresë leximin.
Në kompaninë Nokia theksojnë se softueri ende është në testim e sipër, kështu që kërkojnë mendimin e shfrytëzuesve për funksionalitetin e tij dhe përditësimet e mundshme.
http://www.youtube.com/watch?v=wqTuPtJPYFE
Aplikacioni u dedikohet të gjitha pajisjeve të Nokias të cilat punojnë me versionin e pestë të sistemit operativ Symbian S60.
*telegrafi*