Apandesiti

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Apendiciti nuk kurohet, por mund të hiqet. Gjithsesi, mjekësia alternative vjen në ndihmë me një mënyrë për parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara prej tij. Mjekët specialistë rekomandojnë një kurë krejtësisht të veçantë me bimë.
Disa nga shkaqet e shfaqjes së apendecitit janë bllokimi i hapësirës brenda apendiksit dhe rritja e presionit në të nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike në të nga farërat e ndryshme bimore si dhe krimbat që gjenden në zorrë. Mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendeksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprementimi i furnizimit me gjak çon në edemë (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i baktereve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendeksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut.
Një ndër shenjat që sinjalizon shfaqjen e apendiksit është dhimbja, e cila për 4 deri në 6 orë lëviz nga zona rreth kërthizës drejt zonës së djathtë, duke u ulur poshtë. Kjo dhembje në kuadratin e poshtëm të djathtë shtohet, nga kolla, lëvizjet dhe goditja në anën e kundërt. Një shenjë tjetër, që vihet re në rastet kur i sëmuri është i prekur nga apandeciti janë edhe të vjellat ose të përzierat. Shpesh, këta njerëz kanë mungesë të oreksit si dhe temperaturë deri në 37,4 gradë. Megjithatë, zona më e dhimbshme varion shumë nga vetë vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetëm me probleme të dizurisë, në qoftë se apendeksi është i vendosur poshtë duke ngacmuar fshikëzën e urinës. Të prekurit nga apendeciti kanë rritje të rruazave të bardha të gjakut nga 10 mijë në 20 mijë. Shpesh, njerëzit që vuajnë nga apandeciti kanë ndërlikime të ndryshme. Ndër më të rrezikshmet është çarja e apendiksit, i cili çon në infektim masiv të organeve të barkut, për shkak të qelbit që ai përmban. Një rrezik është edhe infektimi i cipës së barkut, për shkak të qelbit si dhe absesi rreth tij.

Hudhra

Katër kokrra hudhra, pasi shtypen mirë, u shtohen 2 lugë miell dhe uthull. Kjo masë përzihet mirë deri sa bëhet në formë brumi. Gjatë kohës së dhimbjeve të apandecitit, brumi vendoset në anën e djathtë në vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo më pas do të evitonte në mënyrë të shpejtë dhimbjet, por gjithsesi kjo është e përkohshme, pasi për kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.
Ballkan
 
Apandesiti

Apandesiti

apandesiti.jpg
Apandesiti eshte infektimi nje pjese shtojce te zorres se trashe. Apandesiti shfaqet me teper tek femijet, por ndodh edhe tek te rriturit.
Tek kafshet apandesiti luan nje rol te madh ne shperberjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese eshte e panevojshme dhe mund te jetojme pa te pa asnje lloj problemi
Cfare e shkakton apandesitin?
Apandesiti mund te shkaktohet nga nje infeksion ose nga dicka qe bllokon (psh mbeturina jashtqitje te forta).
Nuk dihet qarte se perse ndodh infeksioni por nje teori eshte qe bakteria qe gjendet normalisht ne rruget e tretjes pushtojne muret e apandesitit, si rezultat i dobesimit te sistemit mbrojtes se trupit dhe shkakton infeksion.
Cilat jane simptomat?
Femijet zakonisht pershkruajne nje dhimbje te madhe ne qender te barkut qe here vjen dhe here iken. Me vone dhimbja zhvendoset ne krahun e djathte poshte te barkut dhe keqesohet.
Te semuret kane humbje oreksi dhe ndonjehere vjellin por keto vjellje nuk jane te medhaja. Mund te jene te kaps ose mund te kene diarre.
Femija mund te kete temperature te larte dhe mund te kete nje gjuhe te thate,nje fytyre te keputur, rri shtrire pa levizur dhe merr fryme jo plotesisht per shkakt te dhimbjes.
Ndonjehere simptomat nuk jane te rregullta dhe sa here qe ka dhimbje te forta ne bark duhet konsideruar mundesia e apandesitit – kontaktoni mjekun menjehere.
DIagnoza fillestare mund te gabohet lehte dhe gjysma e atyre personave qe jane operuar nuk kane patur apandesit. Mund te ngaterrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjendrave te limfes ne bark dhe infeksionet e rrugeve urinare.
Si mund te mjekohet?
Ne qofte se femija juaj ka dhimbje te medha, mos i jepni asgje per te ngrene dhe per te pire por kontaktoni menjehere mjekun. Nderhyrje urgjente kirurgjike eshte e nevojshme (apendektomi) per te hequr apandesitin para se te cahet.
Ne qofte se cahet lengje te infektuar perhapen ne bark gje e cila sjell ne ifektimin e cipes se barkut dhe mund te sjlee shume probleme te mevonshme si psh mosberjen e femijve tek femrat. Ne qofte se apandesiti nuk trajtohet mund te sjelle vdekjen.
Te semureve u jepen antibiotike, qetesues dhe lengje intravenare.
Femijet behen mire disa dite pas operacioni por ndodh qe ka infeksione te metejshme dhe ne qofte se jeni te shqetesuar per shendetin e femijeve pas operacionit duhet te beni kontroll tek mjeku menjehere.Shendeti On
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top